AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Leja 2-vjeçare prindërore për Gjin Gjonin përplas KLD me Ministrinë e Drejtësisë

BIRNngaBIRN
8 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari Gjin Gjoni | Foto : LSA

Këshilli i Lartë i Drejtësisë votoi jashtë rendit të ditës pro kërkesës së anëtarit të saj, Gjin Gjoni për të marrë leje prindërore 2-vjeçare, vendim i cili u denoncua nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni si i paligjshëm dhe i motivuar nga procesi i vetingut.  

Gjyqtari Gjin Gjoni | Foto : LSA

Gjin Gjoni, gjyqtar i Apelit të Tiranës ka siguruar një leje prindërore 2-vjeçare në mbledhjen e fundit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë-vendim i denoncuar si i paligjshëm nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Kërkesa për leje 2-vjeçare është futur në mënyrë të beftë në rendin e ditës së 11 tetorit, ku anëtarët e KLD-së, mes të cilëve edhe gjyqtari Gjoni, ishin mbledhur për të zëvendësuar Entela Priftin, e cila dështoi të kalonte procesin e vetingut.

Sipas procesverbalit të publikuar në faqen e KLD-së, kërkesa për leje prindërore 2-vjeçare është hedhur për diskutim nga gjyqtari Gerd Hoxha dhe është miratuar pa debate brenda pak minutash. Gjyqtari Gjin Gjoni, i cili është njëherazi edhe anëtar në KLD nuk rezulton sipas procesverbalit ta ketë përjashtuar veten nga vendimarrja.

Kërkesa është lexuar në kohën kur në mbledhjen e KLD-së mungonte kuorumi dhe për votimin e saj, është telefonuar dhe është pritur rikthimi në sallë i anëtares Eneida Civici.

“Në kërkesën e tij, zotëria parashtron se është bërë me vajzë. Vajza ka shtetësi gjermane. Së bashku me bashkëshorten janë rezidentë në Gjermani dhe qëndrimi jashtë këtij vendi të Bashkimit Europian (Shqipëri) më shumë se tre muaj nuk lejohet,” argumentoi gjyqtari Hoxha.

“Të gjitha vizitat dhe kontrollet periodike do të bëhen në shtetin gjerman për një periudhë 2-vjeçare, çka janë të shpeshta dhe do të kërkojnë angazhimin, shkëputjen time të herëpashershme nga puna, e do të krijonte probleme në vazhdimësinë e gjykimeve dhe zvarritjen e dosjeve…,” vazhdoi më tej Hoxha, duke lexuar kërkesën e gjyqtarit Gjin Gjoni.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha të shtunën në një deklaratë për mediat se ishte vënë në dijeni të vendimit vetëm pas zbardhjes së procesverbalit të mbledhjes, ndërsa evidentoi se çështja është futur në axhendë në kundërshtim me legjislacionin dhe rregullat proceduriale të KLD-së.

Ajo shtoi se kërkesa është votuar si kurrë më parë në historinë e KLD-së edhe nga vetë zoti Gjoni, ndërsa e ligj këtë me procesin e vetingut.

“Është e qartë se nuk është objekti i kërkesës, por vetëm vetingu i padëshiruar që e ka çuar anëtarin e KLD-së deri në këtë absurd,” tha ministrja Gjonaj.

Ministrja e Drejtësisë paralajmëroi se do të kërkojë shfuqizimin e vendimit “absolutisht të pavlefshëm” në KLD, ose në të kundërt do t’i drejtohet gjykatës dhe Komisionit të vetingut.

Në një prononcim për Balkanweb, gjyqtari Gjin Gjoni e cilësoi deklaratën e ministres së Drejtësisë si nonsens dhe të pabazë.

“Kuorumi për vendimarrjen ka qenë i plotë dhe nuk është e vërtetë që votova për veten time,” tha Gjoni, i cili shtoi se leja prindërore nuk e përjashton dhe nuk e shtyn vetingun.

Etiketa: Bashkimit EuropiandebateEneida CiviciEtilda GjonajEtilda GjoniGerd HoxhaGjermaniGjin GjoniGjykatëGjykatësgjyqtarLigjProcesi i vetingutPunashqipShqipëriTiranëVendimVetingu
Tjetri
KPK bën përgjegjës prokurorin Besnik Muçi për deklarime të ‘pamjaftueshme’

KPK konfirmoi me “nivel minimal kualifikues” në kriterin profesional prokurorin Besnik Muçi

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.