AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Policia maqedonase mbron deputetët pas votimit për marrëveshjen e emrit

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Parlamenti maqedonas. Foto arkiv: MIA.

Policia maqedonase po i ofron mbrojtje deputetëve që morën kërcënime pasi votuan pro për vënien në zbatim të marrëveshjes historike të emrit me Greqinë, tha ministri i brendshëm.

Parlamenti maqedonas. Foto arkiv: MIA.

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski tha të hënën se të 80 deputetët vota e të cilëve ishte kyçe për nisjen e ndryshimeve kushtetuese për të siguruar marrëveshjen e Maqedonisë me Greqinë, po marrin 24 orë mbrojtje policore.

Spasovski tha se deputetët që votuan “po” për marrëveshjen kanë nevojë për mbrojtje pasi po marrin mesazhe kërcënuese në rrjetet sociale që i akuzojnë ata për tradhti dhe ryshfet.

“Ne nuk do të lejojmë një sjellje të tillë dhe kushdo që ngjall frikë midis qytetarëve apo ligjvënësve, do të sanksionohet,” tha Spasovski në një konferencë për shtyp.

Ndër ata që votuan pro marrëveshjes janë edhe tetë ligjvënës nga blloku i opozitës, të cilët mbështetën ndryshimet pavarësisht nga direktivat e partisë kryesore të opozitës VMRO DPMNE.

Më herët gjatë ditës, ministria e brendshme tha se do të ngrejë padi penale kundër një 38-vjeçari nga zona e Shkupit i cili kërcënoi deputetët në Facebook. I dyshuari tashmë është thirrur për t’u marrë në pyetje, shtoi ministria.

Spasovski tha se policia ka identifikuar një “grup” të afërt me lëvizjen joformale që bëri fushatë për një bojkot të referendumit të 30 shtatorit, i cili ai tha se ka kërcënuar jetën e deputetëve dhe familjeve të tyre. Ai tha se policia po monitoron nga afër aktivitetet e grupit.

Të premten në mbrëmje vonë, pas një dite tensionesh të larta dhe pasigurie, qeveria e kryeministrit Zoran Zaev kaloi një test kyç kur 80 ligjvënës votuan në favor dhe 39 kundër mocionit të saj për të filluar procedurën për të ndryshuar kushtetutën për të lejuar që emri i vendit të ndryshohet në Republika e Maqedonisë së Veriut – siç kërkohet sipas marrëveshjes së arritur me Greqinë këtë verë.

Menjëherë pas votimit, tetë deputetë nga blloku i opozitës, të cilët votuan në favor, u kritikuan dhe kërcënuan në rrjetet sociale dhe në disa media pro-opozitare.

Të premten në mbrëmje, faqja e lajmeve pro-opozitare Republika botoi një artikull me titullin “Mbajini mend këto fytyra, këta janë tradhtarë maqedonas” me fotografitë dhe emrat e deputetëve të opozitës, me pretekst se ajo thjesht po përcjell reagimet e njerëzve në rrjetet sociale.

Të njëjtën natë, VMRO DPMNE përjashtoi nga partia shtatë nga deputetët e saj që votuan në favor, duke shprehur dyshime se ata kishin marrë ryshfet ose u ishte bërë presion, gjë të cilën qeveria e ka mohuar.

Deputeti i tetë i opozitës që votoi në favor të marrëveshjes ishte nga aleati më i vogël i VMRO DPMNE-së, Partia Socialiste.

Etiketa: deputetEmriFacebookkushtetuesembrojtjeMediaMinistria e BrendshmepadiPartiaPartia SocialistePoliciaQeveriaRrjetet socialeryshfetVMRO DPMNEVotaZoran Zaev
Tjetri
Studentët protestojnë kundër dhunës policore

Studentët ndërpresin takimin e kryeministrit Rama për të protestuar tarifat e universitetit (Video)

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.