AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Parlamenti voton mbylljen e basteve sportive pavarësisht ‘kërcënimeve’

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kazino elektronike në Tiranë në tetor 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Ndërsa Kuvendi i Shqipërisë votoi mbylljen e të gjitha dyqaneve të basteve, deputetët e Partisë Socialiste në pushtet deklaruan se kanë marrë mesazhe kërcënuese nga njerëz që kundërshtojnë mbylljen.

Kazino elektronike në Tiranë në tetor 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Kryeministri Edi Rama tha se deputetët e tij kanë marrë kërcënime anonime me mesazhe telefonike ndërsa në Kuvendin e Shqipërisë u votua të enjten ligji që mbyll pothuajse të gjithë industrinë e bixhozit në vend.

Duke folur në parlament, Rama deklaroi se shumica e kompanive që veprojnë në këtë sektor janë nën pronësinë e njerëzve me të shkuar kriminale ndërsa falënderoi deputetët e tij për votimin e mbylljes pavarësisht “një periudhe stresi me mesazhe shqetësuese të të gjitha llojeve”.

“Për ata që kanë orkestruar apo urdhëruar këto mesazhe, brenda apo jashtë burgjeve, ne po japim përgjigjen tonë duke votuar tani mbylljen përfundimtare të bixhozit,” tha Rama.

Kreu u komisionit parlamentar të Ekonomisë Erion Braçe lexoi në parlament që mesazh që ai tha se ka marrë: “Ti po merresh me ne, ne do të merremi me fëmijët e tu.”

Sipas Ramës, mes pronarëve të kompanive të basteve ka të dënuar për vrasje, plagosje, organizim të paligjshëm të lojërave të fatit dhe një sërë precedentësh të tjerë penalë.

Prania e personave me të shkuar apo të tashme kriminale në këtë fushë nuk është gjë e panjohur dhe po kështu është fakti që ligji aktual për lojërat e fatit ndalon në mënyrë eksplicite licencimin e kompanive që kanë aksionerë apo drejtues të dënuar apo nën hetim për vepra të rënda penale.

Në fjalimin e tij, Rama u përpoq të mbronte historinë e maxhorancës së tij qeverisëse në lidhje me lojërat e fatit, pasi Kuvendi i Shqipërisë dy herë në katër vitet e fundit miratoi favorizime fiskale të shumta për industrinë e lojërave të fatit si dhe shtyu afatin e operimit të lojërave elektronike.

“Është e pavërtetë ajo çfarë është trumbetuar me të madhe se pas zhvillimit të operacionit Fundi i Marrëzisë, marrëzia është zhvilluar ende më… Kjo është e pavërtetë,” tha Rama duke sugjeruar se shtyrja e miratuar edhe përmes votës së tij personale në vitin 2016 ishte “një kompromis i keq” me ish-aleatët e vet qeverisës, pa dhënë shpjegime. Në fakt, projektligji për shtyrjen e afatit të operimit të kazinove elektronike dhe moszbatimit të kriterit të distancave u propozua nga një grup deputetësh, ku shumica i përkisnin Partisë Socialiste

Sipas ligjit të ri, të gjitha dyqanet e basteve do të mbyllen më 1 janar 2019 bashkë me kazinotë elektronike. Rama deklaroi se do të krijojë një grup pune që ai e quajti “skuadër dixhitale” për të mbyllur aksesin nga territori i Republikës së Shqipërisë për kompanitë e huaja që ofrojnë baste sportive apo kazino përmes internetit, ndërsa pranoi se mbyllja është një proces i vështirë për shkak të aftësive të kompanive të basteve për të ndryshuar adresat e internetit.

Shqipëria tentoi të mbyllë aksesin në faqet e basteve edhe në vitin 2014, në kuadër të fushatës “Fundi i Marrëzisë”. Procedura e mbylljes konsiston në urdhërimin e kompanive të ofrimit të internetit nga ana e AKEP që të klasifikojnë në listën e zezë adresat e kompanive të basteve.

Aktualisht një numër faqesh interneti që ofrojnë baste sportive janë të paaksesueshme nga territori i Republikës së Shqipërisë, por jo të gjitha.

Vetëm një kazino që operon aktualisht në Tiranë me një ligj të veçantë do të lejohet të funksionojë bashkë me Lotarinë Kombëtare dhe Telebingon. Rreth 8 mijë vende pune pritet të humben.

Ligji u miratua me 75 vota pro pa vota kundër apo abstenime. Të gjitha votat erdhën nga Partia Socialiste dhe deputetët e afërt me të. Partitë opozitare nuk morën pjesë në seancë, duke vijuar politikën e tyre të bojkotit të padeklaruar.

Shqipëria ka tentuar disa herë në të shkuarën të vendosë nën kontroll industrinë e bixhozit përmes përqendrimit në pak zona ose përmes reduktimit të shtrirjes së tyre territoriale. Gjithsesi këto përpjekje kanë dështuar deri tani, sugjerohet për shkak të ndërhyrjeve nga industria e bixhozit.

Etiketa: AKEPbastebastet sportiveBIRNBixhozideputetEdi RamaErion BraçeHetimIvana DervishikazinoKryeministri Edi RamaKuvendiLigjparlamentPartiaPartia SocialistePartisë SocialisteplagosjeProjektligjiRamaSHshqipShqipëriaVotavrasje
Tjetri
Të fotografosh dhimbjen: Këndvështrimi i një fotografi të luftës në Kosovë

Të fotografosh dhimbjen: Këndvështrimi i një fotografi të luftës në Kosovë

Si e pushtoi krimi i organizuar shqiptar tregun europian të kokainës

Dërgohet në gjyq grupi që trafikoi 7 ton kokainë drejt BE-së

11:32 | 08/07/2026
vijat e kuqe të kontrollit të informacionit në mediat shqiptare

‘Vijat e kuqe’ të pronësisë po rrisin autocensurën në mediat shqiptare

09:15 | 08/07/2026
edi rama dhe blendi gonxhe

Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West

18:40 | 07/07/2026
SPAK

Arrestohet Emiljan Burba, drejtuesi i një grupi të trafikut të drogës

16:26 | 07/07/2026
v2 cover

Fytyrat e protestës: Njihuni me shqiptarët që protestojnë në Tiranë

15:18 | 07/07/2026
a small white building with a wooden door

Katër shtetas spanjollë akuzohen për pastrim parash në Shqipëri

14:48 | 07/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.