AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Serbia e Kosova bien dakord të riatdhesojnë eshtrat e viktimave të luftës

Die MorinaFilip RudicngaDie MorinadheFilip Rudic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një zhvarrim në qytetin e Mitrovicës në Kosovë në vitin 2017. Foto: BIRN.

Serbia dhe Kosova nënshkruan një protokoll ku ranë dakord të riatdhesojnë eshtrat e personave, trupat e të cilëve janë gjetur pasi u zhdukën për shkak të luftës së viteve 1998-1999.

Një zhvarrim në qytetin e Mitrovicës në Kosovë në vitin 2017. Foto: BIRN.

Komisioni i qeverisë serbe për Persona të Zhdukur konfirmoi të martën se një marrëveshje për riatdhesimin e ardhshëm të eshtrave të viktimave të zhvarrosura të luftës është nënshkruar me autoritetet e Kosovës.

“Ne kemi specifikuar mënyra për bashkëpunim të ndërsjellë,” tha Komisioni për BIRN.

Kreu i komisionit të qeverisë së Kosovës për personat e zhdukur, Prenk Gjetaj, gjithashtu konfirmoi një marrëveshje duke hapur rrugë për riatdhesimin e eshtrave që janë identifikuar.

“Marrëveshja fillimisht ishte midis Serbisë dhe UNMIK-ut (misionit të OKB-së në Kosovë) dhe më pas EULEX-it, por tani kompetencat po i kalohen institucioneve vendore të Kosovës,” tha Gjetaj për televizionin publik të Kosovës RTK të hënën.

Ndërkohë, Arsim Gerxhaliu, kreu i Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, tha se ishte duke pritur që OKB-ja të paraqiste gjetjet nga një test i fundit i kryer nga një radar penetrues në tokë për zbulimin e eshtrave në disa vende të ndryshme në Serbi dhe Kosovë.

“Nuk ka ende rezultate. E përmendëm edhe në Beograd këtë çështje. Do të shohim në ditët në vazhdim nëse do të kthehemi në ato vende për zhvarrosje,” tha Gerxhaliu për RTK.

Autoritetet e Kosovës thonë se 1,658 njerëz ende janë zhdukur si rezultat i luftës, 561 prej të cilëve janë serbë.

Komisioni Serb për Personat e Zhdukur thotë se po kërkon 570 serbë dhe jo-shqiptarë të zhdukur nga lufta e Kosovës 1998-1999.

Çështja e personave të zhdukur deri më tani nuk është trajtuar në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian që synon normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, i cili filloi në vitin 2011.

Etiketa: Bashkimi EuropianBeogradBIRNEULEXKosovaKosovëLuftalufta e KosovësMarrëveshjamarrëveshjeMitrovicëMjekmjekëOKBRTKSerbiSerbiatë zhdukurUNMIKzhvarrosje
Tjetri
Prokurori Stojani del i pastër në veting

Prokurori Stojani del i pastër në veting

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.