AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Opinion

Tarifat mbi Serbinë, një politikë e kushtueshme dhe normale

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Opinion, Nyje Debati
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kamioni i përmbysur në autostradën e Kosovës. Foto: Vetëvendosje/Facebook.

Vendosja e tarifave doganore ndaj Serbisë dhe Bosnjës ka gjasa do t’i kushtojë para së gjithash konsumatorëve të Kosovës, përpos eksportuesve të Serbisë dhe Bosnjës. Por duke parë qëndrimin aktual të këtyre dy vendeve ndaj Kosovës, tarifat ka gjasa do të jenë një kosto që ia vlen të paguhet për t’i dhënë fund politikës së sabotimit.

Kamioni i përmbysur në autostradën e Kosovës. Foto: Vetëvendosje/Facebook.

Tarifat doganore të vendosura së fundmi në masën 100% mbi importet nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina janë një politikë e rëndë, e luajtur nga qeveria e Kosovës në një situatë dukshëm gjithnjë e më të dëshpëruar.

Kosova importoi 15% të mallrave të saj nga Serbia dhe 2.7% nga Bosnja. Kosova eksportoi 12.8% të mallrave të veta në Serbi dhe 2.3% në Bosnjë. Në terma parash, Kosova eksportoi 48 milionë euro mallra në Serbi dhe importoi 450 milionë euro.

Kosova importoi në total 3 miliardë euro mallra dhe eksportoi 378 milionë euro.

Vendosja e tarifave në masën 10% pak javë më parë nuk ishte ndonjë masë me pasoja të rënda. Vendosja e tarifave 100% është një masë me pasoja të rënda. Konsumatorët e Kosovës do të duhet të paguajnë më shtrenjtë, qofshin mallrat që do të vijojnë të importohen nga Serbia dhe Bosnja, ashtu edhe mallrat zëvendësuese që do të importohen nga vende të tjera. Duke qenë se këto mallra përbëjnë bashkërisht rreth 18% të të gjitha importeve të Kosovës, dhimbja për konsumatorët kosovarë nga çmimet e rritura ka gjasa do të jetë e konsiderueshme.

Kuptohet që dhimbja do të jetë edhe për eksportuesit e Serbisë e Bosnjës por pyetja është sa e madhe do të jetë kjo vuajtje.

Barrierat tregtare njihen zakonisht si “luftë tregtare”. Lufta tregtare është një formë dhune që shoqëron luftën në tërësi. Gjasat janë që në një luftë tregtare të dyja palët të dalin të humbura, por pyetja është se cila palë do të humbasë më shumë.

Serbia eksportoi 15 miliardë euro mallra gjatë vitit 2017 dhe eksportet drejt Kosovës përbëjnë 3% të totalit të eksporteve.

Me Bosnjën situata duket e ngjashme. Eksportet totale të Bosnjës ishin rreth 5.5 miliardë euro në vitin 2017, nga të cilat 82 milionë ose 1.5% kishin për destinacion Kosovën. Megjithatë Bosnja ka peshë të dobët dhe rrjedhimisht ka pak rëndësi.

Lufta tregtare nuk është domosdoshmërisht e keqe, veçanërisht në situatën në të cilën gjendet sot Kosova. Më shumë se një dekadë pas shpalljes së pavarësisë, Serbia vijon të sabotojë Kosovën për çdo gjë, nga integrimi në institucionet ndërkombëtare te bllokimi i aksesit në rrjetin e telekomunikacionit apo te rrjeti i energjisë elektrike. Një linjë interkonjeksioni mes Shqipërisë dhe Kosovës vijon të mbetet e papërdorur që nga ndërtimi i saj dy vjet më parë, me kosto të mëdha për të dyja vendet, si në formën e fitimeve të munguara ashtu edhe në formën e kredive që vijojnë të paguhen për një investim që nuk është vënë në punë.

Megjithatë, tarifat e vendosura nga ana e Kosovës ngjajnë si një veprim prej të dëshpëruari. Bashkimi Europian, i cili teorikisht duhet të ndërmjetësojë për normalizimin e marrëdhënieve, për momentin thjeshtë ka bërë thirrje për anulimin e tarifave por nuk ka ofruar ndonjë zgjidhje për problemet e vjetra dhe të reja të Kosovës.

Shifrat e volumit të tregtisë mes Serbisë dhe Kosovës sugjerojnë se Kosova do të vuajë shumë më tepër tarifat e vendosura ndaj Serbisë nga sa do të vuajë Serbia nga humbja e eksporteve drejt Kosovës.

Do të ishte mirë që Qeveria e Kosovës të kishte menduar se si do të mund të përballojë kostot e një lufte të tillë, veçanërisht në termat e ndihmës që duhet të ofrohet për pjesën e varfër të popullsisë së Kosovës, e cila do të vuajë një rritje të çmimeve të disa mallrave bazë.

Etiketa: autostradBashkimi EuropianBosnjaEuroFacebookImportetIntegrimiKosovaKosovëkostoLuftalufta tregtareLufteMASParapasojaQeveriaSerbiSerbiashqipVetëvendosjevuajtje
Tjetri
Telekomunikimet bindën KPK dhe ONM: Dhimitri s’ishte në dijeni të arrestimit të kunatit

KPK konfirmon gjykatësin Enton Dhimitri

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.