AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kosova arreston katër persona në hetimin për vrasjen e Oliver Ivanoviçit

Maja ZivanovicFilip RudicPërparim IsufingaMaja Zivanovic,Filip Rudicdhe1 të tjerë
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Oliver Ivanoviç. Foto: BETA.

Forcat speciale të policisë së Kosovës të premten në mëngjes arrestuan tre persona të dyshuar se kanë lidhje me vrasjen e politikanit serb të Kosovës Oliver Ivanoviç dhe një tjetër për pengim të forcave të policisë.

Oliver Ivanoviç. Foto: BETA.

Një njësi speciale e policisë së Kosovës arrestoi katër vetë në katër vende në Kosovën e veriut të premten në mëngjes, si pjesë e hetimit të vrasjes së politikanit serb të Kosovës Oliver Ivanoviç.

Prokuroria e Kosovës tha se policia bastisi gjithashtu shtëpinë e Milan Radoiciç, nënkryetar i partisë kryesore serbe të Kosovës, Lista Serbe, por ai e shmangu arrestimin.

Radoiciç u cilësua si sundimtari i vërtetë i rajonit më serb të veriut të Kosovës nga Ivanoviçi pak para se ai të qëllohej për vdekje më 16 janar të këtij viti para zyrave të partisë së tij në qytetin verior të Mitrovicës. Radoiciç nuk e ka komentuar pretendimin.

“Ne mund të konfirmojmë se në bazë të një urdhri të gjykatës, policia ka ndërmarrë bastisje në Mitrovicën e veriut lidhur me vazhdimin e hetimeve për vrasjen e O. I.,” tha policia e Kosovës në një deklaratë.

“Njësitë e policisë kanë bastisur katër vende dhe kanë arrestuar katër persona: tre në lidhje me hetimin dhe një që i bëri rezistencë policisë,” thuhet në deklaratë.

Media njoftoi se midis të arrestuarve janë dy oficerë të policisë së Kosovës, Dragisa Markoviç, që ka punuar në këtë rast, dhe Nedeljko Spasojeviç.

Televizioni publik serb RTS njoftoi se policia gjithashtu arrestoi dy burra të quajtur Sasa Djuriq dhe Marko Rasiç.

Zhurma e sirenave zgjoi njerëzit në veri të Mitrovicës rreth orës 6 të mëngjesit të premten në mëngjes gjatë operacionit policor. Gjithashtu u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.

Zv/kryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, akuzoi policinë e Kosovës se veproi brutalisht gjatë operacionit.

Kryetari serb i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç, i bëri thirrje forcave të NATO-s në Kosovë që forcat e KFOR-it të vijnë në qytet dhe “t’i shpjegojnë popullit përse ata thanë dje se po mbanin gjithçka nën kontroll dhe se nuk kishte lëvizje të forcave speciale të Kosovës”.

Pasi policia e Kosovës u tërhoq të premten, serbët filluan të mblidheshin në qendër të Mitrovicës së Veriut.

Një tjetër protestë nga serbët nga veriu i Kosovës është planifikuar gjithashtu për të premten për shkak të vendimit të Kosovës për të rritur jashtëzakonisht tarifat e importit për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Kosova të mërkurën rriti taksat mbi importet serbe dhe boshnjake nga 10 për qind në 100 për qind, pas një rritjeje të mëparshme më 6 nëntor.

Ndërkohë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç thirri një takim urgjent me krerët e ushtrisë dhe policisë serbe dhe përfaqësuesit e zyrës së qeverisë serbe për Kosovën.

Vrasja e Ivanoviçit, lideri i një partie serbe të Kosovës të quajtur Liri, Demokraci dhe Drejtësi, u dënua gjerësisht nga zyrtarë të BE-së, Serbisë dhe Kosovës.

Ai shihej si një politikan i moderuar i cili mbështeste bashkëjetesën mes pakicës serbe të Kosovës dhe shumicës shqiptare.

Megjithatë, ai po rigjykohej për urdhërimin e vrasjes së shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999 gjatë luftës në vitin 1999. Ai e kishe deklaruar veten të pafajshëm.

Etiketa: BEBosnjaBosnja dhe HercegovinademokraciGjykatëGjykatësImportetKFORKosovaKosovëMediaMitrovicëNATOOliver IvanovicParaPoliciaPolicia e KosovësProkuroriarakiSerbiashqiptareTaksatvdekjeVeriu i KosovësVrasjaZgjoi
Tjetri
KPK vuri në pikëpyetje etikën, pasurinë dhe profesionalizmin e prokurorit Besnik Cani

KPK vuri në pikëpyetje etikën, pasurinë dhe profesionalizmin e prokurorit Besnik Cani

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.