AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Tregu bujqësor i Tiranës gjobitet për abuzim me pozitën dominuese

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Treg bujqësor. Foto Ilustruese

Autoriteti i Konkurrencës vendosi një gjobë në masën maksimale të lejuar nga ligji për ndërmarrjen EKMA Albania, e cila zotëron tregun me shumicë të produkteve bujqësore dhe që konstatohet se ka përdorur pozicionin dominues të krijuar nga dy vendime shtetërore për të zhvatur fitime deri në 76%.

Treg bujqësor. Foto Ilustruese

Autoriteti i Konkurrencës vendosi në mënyrë unanime të enjten të gjobisë kompaninë EKMA Albania me 9.99% të xhiros së vitit 2017 dhe e urdhëroi të heqë dorë nga disa teknika abuzimi të njoftuara më parë, pasi konstatoi se kompania ka përdorur pozitën e saj dominuese në këtë treg për të vendosur tarifa të larta të qiradhënies dhe tarifimit me çmime më të larta të furnizimit me energji dhe me ujë të tregtarëve që shesin produkte bujqësore për zonën e Tiranës.

Autoriteti vendosi “gjobitjen e ndërmarrjes “EKMA Albania” SHPK për shkelje të rëndë të konkurrencës […] në masën 9.99 % të xhiros së ndërmarrjes të vitit paraardhës financiar”, thuhet në vendim.

Xhiroja e kompanisë sipas bilancit zyrtar dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit ishte 500 milionë lekë në vitin 2017 ndërsa gjoba rrjedhimisht është në masën 50 milionë lekë. Kjo gjobë, e cila është në masën maksimale të lejuar nga Autoriteti i Konkurrencës, gjithsesi përbën vetëm 15% të fitimeve neto prej 323 milionë lekësh që kompania realizoi gjatë vitit të kaluar.

Më 25 qershor, Autoriteti urdhëroi hapjen e një “hetimi të thelluar” për të parë nëse krijimi i një tregu privat disa vjet më parë dhe mbyllja mes protestave e një tregu tjetër privat me urdhër të Bashkisë Tiranë, në atë kohë të drejtuar nga Lulzim Basha, ka krijuar apo jo “kufizim të konkurrencës”, si dhe Ministrisë së Bujqësisë të qeverisur në atë kohë nga koalicioni PS-LSI. [Link vendimi]

Sipas vendimit, tregu nën pronësinë e kompanisë EKMA Albania sh.p.k funksionon si një hapësirë ku merren me qira ambiente, magazina dhe vende me qëllim tregtimin e produkteve agro-ushqimore në qytetin e Tiranës.

“Në këto kushte për tregtarët e shumicës nuk ka një alternativë tjetër për të tregtuar produktet e tyre, si rrjedhojë nuk ka zëvendësueshmëri nga ana e kërkesës”, thuhet në rezultatin e vrojtimit fillestar.

Autoriteti thekson se krijimi i këtij tregu dhe pozicioni i tij monopol është paraprirë nga dy vendime, njëri i Ministrisë së Bujqësisë dhe tjetri i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Fillimisht ishte ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i cili firmosi një udhëzim [link], i cili nuk i referohet asnjë ligji por thotë se tregu agro-ushqimor me shumicë duhet të “jetë jashtë vijës së verdhë” si dhe disa kritere të tjera. Pastaj ishte Këshilli Bashkiak i Tiranës, i cili në prill 2015 miratoi një vendim të ngjashëm duke iu referuar udhëzimit të Panaritit. [link]

Gjoba është e vështirë për t’u mbledhur

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur disa gjoba në të shkuarën ndaj kompanive të ndryshme për shkelje flagrante të ligjit “për Mbrojtjen e Konkurrencës”. Por një pjesë e gjobave duket se kanë ngecur në procese të gjata gjyqësore pa u ekzekutuar dot.

I tillë është rasti i dy gjobave të vendosura mbi një dekadë më parë ndaj kompanisë Albanian Mobile Communications (sot Telekom Albania). Që të dyja kanë mbetur pezull në procese gjyqësore edhe sot e kësja dite.

Çështja e parë lidhet me një vendim të Autoritetit të Konkurrencës të vitit 2005. Në atë kohë, autoriteti i krijuar prej pak kohësh vendosi ta gjobisë kompaninë (në atë kohë me emrin AMC) për 1.4 milionë euro sepse kjo e fundit nuk i ishte përgjigjur kërkesës për informacion të Autoritetit. Kompania e dërgoi çështjen në gjykatë. Trembëdhjetë vjet më vonë, çështja vijon të jetë në gjykatë ku as kompania dhe as autoriteti nuk kanë fituar. Pasi çështja u shqyrtua përgjatë periudhës 2007-2013 në gjykatë fakti, apel dhe gjykatë të lartë, kjo e fundit vendosi kthimin e saj në gjykatë apeli, e cila i dha të drejtë kompanisë, ndërsa Autoriteti e dërgoi sërish çështjen në Gjykatë të Lartë në dhjetor 2014 dhe është në pritje që nga ajo kohë.

Çështja e dytë lidhet gjithashtu me një gjobë nga Autoriteti i Konkurrencës. Gjoba u vendos në vitin 2007 për shkelje të konkurrencës në masën 1.7 milionë euro. Ajo bëri një xhiro deri në Gjykatën e Lartë nga ku u kthye në Gjykatën Administrative të Apelit e cila i dha të drejtë Autoritetit në maj 2018. Kompania vendosi të kërkojë rekurs në Gjykatën e Lartë. Njëmbëdhjetë vjet të kaluara nga gjoba deri tani nuk i kanë mjaftuar sistemit gjyqësor shqiptar t’i japë një zgjidhje konfliktit.

Rasti i EKMA Albania vë në dukje edhe faktin nëse masa e gjobës e lidhur me xhiron e kompanisë është apo jo masë efikase për ndëshkimin e shkeljeve të konkurrencës.

Etiketa: abuzimAdministrativeAMCApelApeliBashaEdmond PanaritiEKMA AlbaniaEuroGjykatëGjyqKëshilli Bashkiak i TiranësLSILulzim BashaMASMasaMbrojtjen e KonkurrencësMonopolPSQendrën Kombëtare të BiznesitSHTelekom AlbaniaTiranëTregTreguVendimVendimixhiro
Tjetri

KPK konfirmon Papajorgjin, kandidate për në Gjykatë Kushtetuese

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.