AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Raporti akuzon policinë kroate për abuzim të emigrantëve

Mladen LakicngaMladen Lakic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Emigrantë dhe refugjatë të lënduar në kufirin e Bosnjes me Kroacinë duke marrë ndihmë mjekësore. Foto: Anadolu.

Një raport i ri nga Human Rights Watch akuzoi policinë kroate për abuzim, rrahje dhe zhvatje parash nga emigrantët dhe refugjatët ndërkohë që nuk i lejon ata të kërkojnë azil.

Emigrantë dhe refugjatë të lënduar në kufirin e Bosnjes me Kroacinë duke marrë ndihmë mjekësore. Foto: Anadolu.

Një raport i Human Rights Watch i publikuar të martën pretendoi se policia kufitare kroate ka kërcënuar, rrahur, ofenduar dhe i ka zhvatur para dhe sende të çmuara emigrantëve dhe refugjatëve, si edhe i ka kthyer ata në Bosnje dhe Hercegovinë.

Kroacia i ka mohuar akuzat kundër policisë, sipas raportit.

Human Rights Watch intervistoi 20 persona, duke përfshirë 11 kryefamiljarë dhe një djalë të pashoqëruar, i cili tha se policia kroate i dëboi ata në Bosnje dhe Hercegovinë pa një proces të rregullt pasi i ndaloi ata në brendësi të territorit kroat.

Gjashtëmbëdhjetë prej tyre, duke përfshirë gra dhe fëmijë, thanë se policia i rrahu me shkopinj gome, i qëlloi me shkelma, u vodhi paratë dhe i vodhi ose shkatërroi celularët, thuhet në raport.

“Kroacia e ka për detyrë të mbrojë azilkërkuesit dhe emigrantët. Në vend të kësaj, policia kroate i rrahu azilkërkuesit dhe i ktheu ata përtej kufirit,” tha Lydia Gall, studiuese e Ballkanit dhe BE-së në Human Rights Watch.

Të 20 të intervistuarit dhanë shpjegime të detajuara se si u ndaluan nga njerëz që ose e identifikuan veten si policë kroatë ose kishin veshur uniforma të ngjashme me ato që mban policia kroate.

Shtatëmbëdhjetë dhanë përshkrime të qëndrueshme të furgonëve të policisë të përdorura për transportimin e tyre në kufi. Një nënë dhe e vajza e saj u transportuan në atë që ato e përshkruan si një makinë policie. Dy vetë thanë se policia kishte qëlluar në ajër dhe pesë thanë se policia kishte vënë maska.

Raporti i Human Rights Watch tha se Ministrit të Brendshëm kroat Davor Bozinoviç iu dha një përshkrim i gjetjeve të hulumtuesve para se ato të publikoheshin dhe se ai i mohoi akuzat.

“Bozinoviç tha se provat e rikthimeve dhe dhunës ishte e pamjaftueshme për të pasur ndjekje penale, se akuzat nuk mund të konfirmoheshin dhe se emigrantët akuzojnë policinë kroate me shpresën se kjo do t’i ndihmojë ata të hyjnë në Kroaci. Ai tha se ministria e tij nuk mbështet asnjë lloj dhune apo intolerance nga oficerët e policisë,” tha raporti.

Agjencia e OKB-së për refugjatë, UNHCR, tha në gusht se kishte marrë raporte se Kroacia kishte kthyer pas 2,500 emigrantë dhe azilkërkues në Serbi dhe Bosnjë që nga fillimi i vitit. Këto deportime ndonjëherë ishin shoqëruar me dhunë dhe vjedhje, pohoi UNHCR.

Në përgjigje të një thirrjeje nga komisioneri i të drejtave të njeriut i Këshillit të Europës për të hetuar këto akuza, kryeministri kroat Andrej Plenkoviç në shtator mohoi çdo keqbërje dhe vuri në pikëpyetje burimet e informacionit.

Policia në Donji Lapac, një vend në kufirin me Bosnjën, nuk pranoi t’i siguronte avokates së popullit të Kroacisë, Lora Vidoviç, qasje në dosjet policore për trajtimin e emigrantëve dhe i tha asaj se policia po vepronte në përputhje me ligjin.

Kroacia ka një marrëveshje dypalëshe ripranimi me Bosnjën që e lejon Kroacinë të kthejë shtetasit e vendeve të treta që nuk kanë leje ligjore për të qëndruar në vend.

Sipas Ministrisë së Sigurisë së Bosnjës, sipas marrëveshjes, Kroacia riktheu në Bosnje 493 persona midis janarit dhe nëntorit të këtij viti.

Asnjë nga personat që Human Rights Watch mori në pyetje nuk iu nënshtrua ndonjë procedure formale rikthimi para se të detyroheshin të kalonin përsëri kufirin.

Në vitin 2018 numri i emigrantëve dhe azilkërkuesve në Bosnjë u rrit nga më pak se 1,000 që ishte në vitin 2017 në afërsisht 22,400, sipas Komisionit Europian.

Komisioni vlerëson se aktualisht në vend ndodhen 6,000 emigrantë dhe azilkërkues.

Etiketa: abuzimAkuzaazilazilkërkuesAzilkërkuesitBEBosnjeDhunëgraHuman Rights WatchKomisioneriKroaciKroaciaKufimarrëveshjeMaskaMjekmjekëOKBParaPoliciaraportRaportiSerbishtatorUNHCRvjedhje
Tjetri
Studentët organizojnë protestë masive ndërsa qeveria kërkon dialog

Studentët organizojnë protestë masive ndërsa qeveria kërkon dialog

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.