AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Një model biznesi për qëndrueshmërinë

Paul PolmanngaPaul Polman
7 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese Pixabay.

Liderët e biznesit duhet të pranojnë se në zinxhirët e vlerave globale, nuk ka asnjë mënyrë për të transferuar përgjegjësinë mjedisore apo sociale. Përkundrazi, kompanitë shumëkombëshe mund dhe duhet të përdorin zinxhirët e gjatë të furnizimit për të nxitur ndryshime dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës në tregjet ku ata veprojnë.

Foto ilustruese Pixabay.

Në një raport të kohëve të fundit, Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) paralajmëroi se pa ndryshime “të shpejta dhe të gjera” në mënyrën se si menaxhohen toka, energjia, industria, ndërtesat, transporti dhe qytetet, dëmi ndaj planetit tonë mund të jetë i pakthyeshëm . Mesazhi ishte i qartë: ne kemi nevojë për një përpjekje bashkëpunimi në një shkallë globale për të ndryshuar trajektoren tonë aktuale. Dhe, duke qenë se shumë nga sfidat më të vështira të qëndrueshmërisë me të cilat përballet bota janë të lidhura me mënyrën sesi ajo bën biznes, e vetmja rrugë e kujdesshme përpara është të ndryshohet mënyra se si bëhet biznes.

Kjo mund të tingëllojë e frikshme, por ne tashmë kemi një kornizë për të drejtuar tranzicionin: Synimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (SDGs). SDG-të, të miratuara në shtator të vitit 2015 nga 193 vende, janë hartuar për të arritur një “të ardhme më të qëndrueshme për të gjithë” deri në vitin 2030, gjë  e cila do të mundësojë një mjedis më të mirë biznesi. Komisioni i Zhvillimit të Biznesit dhe Qëndrueshmërisë ka vlerësuar përmbushja e SDG mund të shtojë rreth 12 trilionë dollarë dhe 380 milionë vende pune në ekonominë globale deri në fund të dekadës së ardhshme.

Me kaq shumë për të fituar – dhe për të humbur nga mosveprimi – sektori privat po fillon të përqendrohet në lidhjen midis fitimeve dhe qëndrueshmërisë. Sipas raportit të fundit të Trendeve të Biznesit të Përgjegjshëm të Korporatës Etike, 69% e drejtuesve të biznesit të anketuar thanë se po integrojnë SDG-të në strategjitë e tyre. Në të njëjtën kohë, numri i kompanive që marrin Certifikatë B Corp – e cila mat performancën sociale dhe mjedisore të një firme – është rritur gjatë viteve të fundit.

Financat globale po lëvizin ngadalë drejt qëndrueshmërisë. Për shembull, asetet e qeverisjes mjedisore, sociale dhe qeverisëse vlerësohen të jenë deri në 22 trilion dollarë; 82 trilionë dollarë janë caktuar për Parimet e OKB-së për Investime të Përgjegjshme; 32 trilionë dollarë janë të lidhura me çmimet e karbonit; dhe madje edhe tregu për “obligacionet e gjelbra” po rritet në mënyrë eksponenciale. Ky vrull ka rëndësi, sepse mbështetja e tregut financiar do të jetë thelbësore në arritjen e axhendës së zhvillimit të qëndrueshëm.

Dhe megjithatë, për të mbështetur këtë progres, biznesi duhet të pranojë se edhe në një zinxhir të vlerës globale, është e pamundur të transferohet përgjegjësia e korporatave. Përkundrazi, korporatat shumëkombëshe duhet të përdorin fuqinë e tregut tyre për të nxitur ndryshime shoqërore. Merrni si shembull kompaninë time, Unilever: 2.5 miliardë herë çdo ditë, dikush diku përdor një nga produktet tona të shpërndara nëpërmjet një zinxhiri furnizues që përfshin më shumë se 80,000 furnizues dhe pothuajse dy milionë fermerë, të cilët mbështesin komunitetet prej miliona njerëzish. Një shkallë e tillë i mundëson Unileverit të kontribuojë dhe të përfitojë nga SDG-të, që është pikërisht ajo e po përpiqemi të bëjmë.

Në vitin 2009, ne prezantuam Planin Unilever të Qëndrueshmërisë, një plan për të forcuar performancën tonë sociale, mjedisore dhe ekonomike. Qëllimet përfshijnë forcimin e shëndetit dhe mirëqenies të më shumë se një miliardë njerëzve; reduktimin e gjurmës mjedisore të lidhur me prodhimin dhe përdorimin e produkteve tona; dhe shtimin e mjeteve të jetesës së miliona punëtorëve. Kjo qasje na ka mundësuar neve që të jemi më strategjikë në identifikimin e sfidave dhe mundësive me të cilat përballet biznesi ynë.

Duke përdorur burimet dhe brendet tona, ne kemi trajtuar edhe sfida kryesore të zhvillimit siç është kequshqyerja, kanalizimet dhe higjiena; ndryshimi i klimës dhe shpyllëzimi; të drejtat e njeriut; trajnimin e aftësive; dhe barazia në vendin e punës. Dhe ne i kemi bërë të gjitha këto me një kthim prej rreth 300% gjatë dhjetë vjetëve dhe me një kthim prej 19% të kapitalit, duke treguar se është e mundur të zbatohet një axhendë e fokusuar te zhvillimi që jep fryte për aksionërët dhe palët e interesuara.

Nuk po them që suksesi ka ardhur lehtë apo se puna jonë ka mbaruar. Edhe pse unë mund të largohem nga Univeleri në fund të vitit 2018, kam besim se kompania që kam drejtuar për më shumë se një dekadë do të vazhdojë t’i përmirësojë proceset e biznesit me një sy drejt forcimit të qëndrueshmërisë.

Çelësi për të trajtuar sfidat sociale dhe mjedisore të botës është përdorimi i fuqisë së tregjeve dhe ndërtimi i koalicioneve për të përmirësuar efikasitetin. SDG-ja e fundit, Partneritetet për Qëllimet (SDG 17), e njeh këtë dhe i bën thirrje liderëve të biznesit të bashkëpunojnë me qeveritë dhe shoqërinë civile për të përmbushur objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm. Një shembull i mirë i SDG 17 në veprim është Koalicioni për Ushqimin dhe Përdorimin e Tokës, një rrjet global drejtuesish biznesesh, shkencëtarësh, krijuesish politikash, investitorësh dhe fermerësh që po punon për të ndryshuar sistemet ushqimore të fragmentuara dhe komplekse në botë. Një fushë kyçe e fokusit për këtë koalicion është shkëputja midis prodhimit dhe konsumit.

Ne kemi nevojë për më shumë gjëra të tilla. E ardhmja e ekonomisë globale nuk është më e varur nga fakti nëse veprojmë, por ga sa kohë na duhet për ta bërë këtë. Pavarësisht progresit në SDG-ve gjatë tre viteve të kaluara, ne nuk po veprojmë mjaftueshëm shpejt. Siç tha dikur edhe Uinston Çurçill: “Unë nuk shqetësohem kurrë për veprimin, por për mosveprimin.” Kjo mençuri duhet të formësojë qasjen tonë ndaj biznesit dhe SDG-ve sot. Bota që ne duam për fëmijët tanë do të vijë vetëm kur ne të zgjedhim veprimin para indiferencës, kurajën para ngushëllimit dhe solidaritetin para përçarjes.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. A Business Model for Sustainability

Etiketa: besimEnergjiaFinancatinvestimeMatMjedisNdryshimet klimatikeOKBParaprogresProject SyndicatePunaPunëPunëtorPunëtorëraportSHshtatorTokaTregu
Tjetri
Përse zgjedhje të parakohshme në Britani?

Agonia e vazhdueshme e Brexit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.