AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Serbi: Kriminelët e pa penduar të luftës gëzojnë vëmendje publike

Filip RudicngaFilip Rudic
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Krimineli i dënuar i luftës dhe politikani Vojisllav Shesheli. Foto: Milan Obradovic/Beta.

Lideri i Partisë Radikale Serbe Vojisllav Shesheli u gjet fajtor nga Gjykata e Hagës, por mbetet një deputet, pavarësisht se kriminelët e tjerë të luftës vazhdojnë të luajnë role publike pavarësisht dënimeve të tyre.

Krimineli i dënuar i luftës dhe politikani Vojisllav Shesheli. Foto: Milan Obradovic/Beta.

Në prill gjykata e OKB-së në Hagë rrëzoi pjesërisht lirimin nga akuzat në apel të liderit të Partisë Radikale Serbe Vojisllav Shesheli dhe e dënoi atë me dhjetë vjet burg për krime lufte në Serbi.

Shesheli u gjet fajtor për fjalime nacionaliste që bënin thirrje për spastrimin etnik të jo-serbëve, por ai nuk do të kalojë asnjë ditë pas hekurave sepse vitet që ai ka kaluar në paraburgim e tejkalojnë dënimin e tij.

Politikani nacionalist tashmë ishte kthyer në Serbi në vitin 2014 pasi u lirua përkohësisht në baza humanitare për t’u kuruar nga kanceri dhe refuzoi të kthehej për të dëgjuar vendimin ndaj tij. Pas dënimit në prill, ai organizoi një sërë incidentesh që përfshinin shkelje të flamurit kroat dhe fyerjen e një delegacioni nga Zagrebi që ishte në një vizitë në Serbi.

Shesheli gjithashtu u përpoq të mbante një tubim në qytetin verior të Hrtkovcit, ku mbajti fjalimin anti-kroat në vitin 1992 për të cilin ai u dënua, por u pengua nga policia serbe.

Ai mbetet një deputet, pavarësisht nga fakti se ligji serb thotë se dënimi i tij ligjërisht e përjashton atë nga funksioni në parlament.

Në tetor, organizatorët e Panairit të Librit të Beogradit, të sponsorizuar nga shteti, i dhanë një stendë në këtë event “Serbisë së Madhe”, shtëpisë botuese të Sheshelit.

Faqja serbe e internetit Mondo raportoi se disa nxënës të shkollave fillore dhe të mesme vizituan stendën e Sheshelit për t’i kërkuar atij autografe dhe për të bërë fotografi.

Në të njëjtin event, Ministria serbe e Mbrojtjes promovoi një libër nga ish-shefi i shtabit i Ushtrisë Jugosllave Nebojsa Pavkoviç, i cili aktualisht po vuan dënimin me burg për krime lufte në Kosovë.

Pavkoviç, i cili po vuan dënimin e tij me 22 vjet burg në Finlandë pas dënimit të tij në vitin 2009 nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, shkroi një ditar rreth fushatës ajrore të NATO-s për të ndalur sulmin e forcave serbe ndaj shqiptarëve etnikë në vitin 1999.

Vendimi i Ministrisë së Mbrojtjes për të botuar librin e Pavkoviçit vazhdoi praktikën tashmë të vendosur të institucioneve shtetërore serbe dhe partive në pushtet për sponsorizimin ose kremtimin e kriminelëve të luftës.

Kryeprokurori i gjykatës së Hagës, Serge Brammertz, paralajmëroi në dhjetor Këshillin e Sigurimit të OKB-së se lavdërimi i kriminelëve të luftës dhe mohimi i krimeve të luftës në ish-Jugosllavi po vazhdonte ende.

Brammertz kritikoi zyrtarët e shtetit të cilët ai tha se “po portretizonin si heronj burra që kryen shkeljet më serioze të së drejtës ndërkombëtare”.

Ndërkohë një gjykatë serbe gjobiti tetë aktivistë nga Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në gusht për ndërprerjen e një fjalimi nga krimineli i dënuar për krime lufte Veselin Sljivancanin në janar 2017.

Gjykata gjeti se aktivistët e shkelën ligjin duke fryrë bilbila gjatë fjalimit të Sljivancanin në një event që u organizua nga Partia Progresive Serbe në qytetin Beska.

Serbia kërkon njerëz të zhdukur, heton NATO-n

Veran Matiç. Foto: Belgrade Media Centre.

Në muajin gusht, presidenti serb Aleksandër Vuçiç emëroi kreun e komisionit të Serbisë për hetimin e vrasjeve të gazetarëve, Veran Matiç, si përfaqësuesin e tij për përcaktimin e fatit të serbëve të zhdukur nga lufta kroate.

Puna e Matiçit do të jetë të bashkëpunojë me homologun e tij, këshilltarin e posaçëm të presidentes kroate për çështjen e personave të zhdukur, Ivan Vrkiç.

Matiç dhe Vrkiç u takuan në shtator dhe u zotuan për masa të përbashkëta për të gjetur serbët dhe kroatët që u zhdukën gjatë luftës së viteve 1990.

Në fillim të gushtit, qeveria serbe gjithashtu zgjeroi mandatin e komisionit të Matiçit për të përfshirë vrasjet dhe krimet e tjera ndaj punonjësve të mediave të kryera gjatë luftërave të viteve 1990.

Megjithatë, mbetet e paqartë se çfarë mund të bëjë komisioni serb për krimet në vendet e tjera të ish-Jugosllavisë në të cilat Beogradi nuk ka juridiksion.

Liderët serbë, si ata në shumicën e ish-shteteve jugosllave, shmangën nënshkrimin e një deklarate për krijimin e komisionit KOMRA për gjetjen e fakteve të kohës së luftës në samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër në korrik.

Megjithatë, Serbia krijoi një komision parlamentar për të shqyrtuar efektet e dyshuara në shëndetin publik të përdorimit të municioneve me uranium të varfëruara nga NATO-ja gjatë bombardimeve të Jugosllavisë të vitit 1999.

Mediat serbe fajësojnë gjerësisht bombardimet e NATO-s për një shtim të dyshuar të pacientëve me tumor, duke shpërfillur faktin se uraniumi i varfëruar është përdorur pothuajse ekskluzivisht në Kosovë.

Ekspertët kanë kundërshtuar pretendimet se uraniumi i varfëruar dëmtoi serbët dhe mohuan ekzistencën e një epidemie kanceri në vend.

“Çdo vit ne përdorim plehra fosfate me më shumë uranium sesa ai që u hodh në vitin 1999 nga NATO-ja,” tha epidemiologu Zoran Radovanoviç në një debat të transmetuar nga televizioni kombëtar serb RTS në maj.

Por kreu i komisionit parlamentar, Darko Laketiç, duket se ka vendosur tashmë se uraniumi i varfëruar i dëmtoi serbët që para se komisioni të ketë përfunduar punën e tij.

“Nëse uraniumi nuk është i dëmshëm, pse shpenzohen kaq shumë para për ruajtjen e tij? Pse nuk e hedhin atë thjesht në mjedis?” pyeti Laketiç në një intervistë me gazetën Politika.

Serbët e Bosnjës dënohen në Beograd

Gjykata e Lartë e Beogradit. Foto: BIRN.

Pas një periudhe të gjatë pa asnjë dënim për krime lufte, gjykata serbe dha dy vendime për krime të kryera gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në nëntor, Gjykata e Lartë e Beogradit dënoi ish-ushtaren serbe të Bosnjës Ranka Tomiç me pesë vjet burg për pjesëmarrje në torturimin dhe vrasjen e një infermiereje të Ushtrisë Boshnjake në korrik 1992 gjatë luftës në Bosnjë.

Sipas aktakuzës, Tomiç, si kapitene e Frontit të Grave Petrovac të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, mori pjesë në abuzimin fizik dhe vrasjen e infermieres së kapur.

Gjithashtu në nëntor, gjykata dënoi Milanko Deviç, një tjetër ish-ushtar i Ushtrisë Serbe të Bosnjës, me shtatë vjet burg për vrasjen e një civil boshnjak në 1992.

Të dy ishin vendime të shkallës së parë dhe mund të apelohen.

Ndërkohë në korrik, një departament tjetër i Gjykatës së Lartë të Beogradit hodhi poshtë një kërkesë për të rehabilituar liderin e qeverisë kukull pro-naziste të Serbisë së kohës së Luftës së Dytë Botërore, Milan Nediç.

Gjykata hodhi poshtë si të pabazë kërkesën për rehabilitim nga familja dhe mbështetësit e Nediçit, të cilët donin ta shpallnin atë viktimë të persekutimit politik nga ish-autoritetet komuniste të Jugosllavisë.

Procesi shkaktoi polemika sepse disa ekspertë theksuan se ligji serb nuk lejon rehabilitimin e njerëzve që bashkëpunuan me nazistët.

Nediçi kryesoi të ashtuquajturën Qeverinë e Shpëtimit Kombëtar, një administratë kukull në Serbi gjatë Luftës së Dytë Botërore që operoi nga gushti 1941 deri në tetor 1944.

Grupet e ekstremit të djathtë, si edhe antifashistët dhe të majtët, u mblodhën para Gjykatës së Lartë herë pas here gjatë procesit ligjor për të treguar mbështetje ose kundërshtim e kërkesës për rehabilitim.

Gjykata e Apelit e Beogradit në maj gjithashtu  rrëzoi vendimin e shkallës së parë për rehabilitimin e liderit çetnik serb të Luftës së Dytë Botërore Nikola Kalabiç, i cili u shpall “armik kombëtar” nga sistemi gjyqësor jugosllav, duke urdhëruar që çështja të ridëgjohej nga fillimi.

Vendimi e riktheu çështjen Kalabiç në një gjykate në qytetin Valjevo, duke kërkuar që ajo të përcaktojë nëse lideri çetnik mori pjesë apo jo në krime lufte.

Etiketa: aktakuzëaktivistApelBeogradBIRNBosnjeBurgfotografiGjykataGjykatësGjyqheronjish-JugosllaviKrimekrime lufteLIBLigjLuftaLufteMasaMediaMjedisNATOnazistnismaOKBParaparaburgimparlamentPartia Progresive SerbePoliciaQeveriaSerbiSerbiaSerge BrammertzSHSheshelishtatortë zhdukurVendimiVojisllav Shesheli
Tjetri
Dy institucionet kyç të drejtësisë startojnë punën, KLGJ dhe KLP zgjedhin kryetarët

KLGJ i hap rrugën ngritjes së Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.