AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Habilajt gati për gjyq, por ish-ministri Tahiri mbetet ende në Prokurori

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kushërinjtë Moisi Habilaj (majtas) dhe Saimir Tahiri | Foto nga : LSA

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet për nëntë anëtarët e organizatës së trafikut të drogës, e drejtuar nga vëllezërit Habilaj, ndërkohë që për ish-ministrin Tahiri thotë se është ende në pritje të letër-porosive nga Italia.

Kushërinjtë Moisi Habilaj (majtas) dhe Saimir Tahiri | Foto nga : LSA

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet për nëntë të akuzuarit e organizatës së trafikimit të lëndëve narkotike, e kryesuar nga i pandehuri Moisi Habilaj dhe dosja pritet që t’i përciellet shumë shpejt gjykatës. Por nuk ka ndodhur e njëjta gjë me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi Prokuroria ka vendosur ta veçojë hetimin për të.

Një burim i Prokurorisë së Krimeve të Rënda i tha BIRN  të hënën se dosja hetimore në ngarkim të të pandehurve Moisi Habilaj, Florjan Habilaj, Fatmir Minaj, Sabaudin Çela, Nezar Seiti, Armando Koçerri, Armando Sulaj, Maridjan Sulaj dhe Tigrens Mezuaraj është përfunduar dhe pritet që në ditët në vazhdim të kalojë në gjykatë për shqyrtim.

“Hetimi për ish-ministrin Tahiri është veçuar dhe pritet që vendimi mbi çështjen e tij të merret më 17 janar 2019, kur edhe përfundojnë afatet e hetimit të shtyrë në mesin e tetorit 2018,” tha burimi i Prokurorisë në kushtet e anonimatit.

Sipas tij, çështja “Tahiri” mbetet ende të pritje të përgjigjeve të letër-porosive të dërguara në autoritetet e drejtësisë italiane.

Të pandehurit e dosjes “Habilaj” akuzohen për veprat penale të trafikimit të narkotikëve në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, krijimit të grupit të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave nga organizata kriminale.

Ata akuzohen se në një hark kohor disavjeçar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë kanë trafikuar kanabis drejt Italisë.

Në Itali, procesi gjyqësor ndaj vëllezërve Habilaj dhe anëtarëve të tjerë të kësaj organizate është drejt përfundimit dhe prokuroria e Katanias ka kërkuar dënimin me 18 vite e 8 muaj burg për Moisi Habilajn, 12 vite e 4 muaj burg për Meridian Sulaj, 6 vite burg për Nezar Seitaj si dhe ka pezulluar gjykimin për Fatmir Minajn. Gjithashtu është kërkuar dënimi për bashkëpunëtorët Italianë të vëllezërve Habilaj, konkretisht për Antonio Riela 15 vite burg, për Angelo Busacca 8 vite burg, për Gianluca Passavanti 4 vjet e 20 mijë euro detyrim ndaj shtetit dhe Gianluca Spampinato 10 vite e 4 muaj burg.

Anëtarët e organizatës së drejtuar nga vëllezërit Habilaj u ndaluan në tetor të vitit 2017 nga autoritetet italiane, teksa po tentonin të trafikonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike nga Shqipëria drejt vendit fqinj. Atëherë u arrestuan Moisi Habilaj, Fatmir Minaj dhe Meridjan Sulaj dhe u shpall në kërkim Nazer Seitaj, i quajtur si “financieri” i kësaj organizate kriminale. Po në vjeshtën e vitit 2017, në Babicë të Vlorës, në magazinën e Armando Koçerrit u gjetën dhe sekuestruan rreth 4 ton cannabis sativa, episod ky që u shoqërua me procedim penal edhe në Shqipëri.

Pas zbulimit të këtij grupi të strukturuar kriminal nga autoritet e drejtësisë italiane, prokuroria shqiptare shpalli në kërkim edhe disa drejtues të policisë së Vlorës, të cilët dyshohet se bashkëpunonin dhe u jepnin ndihmë në trafikun e drogës vëllezërve Habilaj. Ish-kreu I Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila janë aktualisht në kërkim.

Çështja penale ndaj ish-ministrit Tahiri filloi në tetor 2017, pas publikimit të disa përgjimeve të kryera nga policia italiane, e cila arrestoi anëtarë të grupit Habilaj. Në përgjime përmendjen ndër të tjera edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm dhe po ashtu aludohej se për të ishin blerë dhurata.

Tahiri ishte akuzuar edhe më herët për lidhje me vëllezërit Habilaj, me të cilët ka edhe një lidhje farefisnore dhe u kishte shitur një makinë, të cilën më pas e kishte ripërdorur, por një hetim mbi këtë u mbyll pa rezultat.

Etiketa: BIRNBurgcannabisdetyrimDosjaEmriEuroGjykatëGjykatësGjyqHabilajHetimHetimetItaliItaliakanabisMoisi HabilajNarkotiknarkotikëNazer SeitajNezar SeitajOrganizata kriminalePoliciaprocedimProkuroriProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaPunëPunëtorPunëtorëSaimir TahirishqipShqipëriShqipëriashqiptareSokol BodeVendimiVlorë
Tjetri
FMN dhe BB shqetësohen për ngecjen e “reformës në sektorin e energjisë”

Projekti i Rimëkëmbjes Energjetike me pullë të kuqe

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.