AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Autori i vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi dënohet me burgim të përjetshëm

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja e vrarë në Tiranë, Fildes Hafizi. Foto:Facebook.

Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor për tre akuza Fadil Kasëmin dhe e dënoi me burgim të përjetshëm. Avokati i të pandehurit kërkoi rrëzimin e një akuze dhe dënimin me 25 vjet burg.

Gjyqtarja e vrarë në Tiranë, Fildes Hafizi. Foto:Facebook.

Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë dënoi të enjten me burgim të përjetshëm Fadil Kasëmin për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildes Hafizi. Trupa gjyqësore, e kryesuar nga Miljana Muça dhe me anëtarë Luan Hasneziri dhe Etleva Dedaj e shpalli vendimin në të njëjtën ditë me konkluzionet përfundimtare të mbrojtjes, e cila kërkoi rrëzimin e një akuze dhe dënimin e të pandehurit me 25 vjet burg.

Gjykata vendosi ta shpallë fajtor të pandehurin për akuzat e vrasjes së ish-bashkëshortes, rrëmbimin e një taksisti dhe armëmbajtjes pa leje, duke i dhënë atij dënimin me burgim të përjetshëm.

Gjyqtarja Fildes Hafizi, nënë e dy fëmijëve u vra nga ish-bashkëshorti më 31 gusht 2017.

Më herët në seancën e së enjtes, avokati mbrojtës i Kasëmit, Ilia Ilia i paraqiti  gjykatës konkluzionet përfundimtare, duke kërkuar dënimin e klientit të tij me 25 vite heqje lirie vetëm për dy vepra penale, atë të “vrasjes për shkak të marrdhënieve familjare” dhe “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Ilia kundërshtoi masën e dënimit, të kërkuar nga Prokuroria dhe kërkoi rrëzimin e akuzës për rrëmbimin apo heqjen e lirisë së taksistit nga ana e Kasëmit, gjatë përpjekjes për t’u larguar në vendi i ngjarjes.

Avokati Ilia theksoi se vrasja për motive xhelozie apo familjare ka pasur gjithmonë lehtësira, ndërkohë që pretendoi se pas divorcit, e ndjera i kishte hequr të drejtën për të takuar fëmijët klientit të tij.

“Këto situata kanë sjellë ndikim në gjendjen psikologjike të të pandehurit, i cili është ndjerë i turpëruar,” pohoi avokati, duke shtuar se Kasëmi është penduar dhe u ka kërkuar ndjesë publike fëmijëve për vrasjen e nënës së tyre.

Gjykata i ka dhënë fjalën edhe të pandehurit Kasëmi, i cili shpjegoi rrethanat e njohjes më të ndjerën dhe vijueshmërinë e jetës së tyre bashkëshortore. Ai pretendoi se e kishte ndihmuar viktimën që të ndiqte studimet e larta për juridik dhe më pas të pranohej në Shkollën e Magjistraturës, duke paguar.

Në këtë moment, kryesuesja e treshes gjykuese, Miljana Muça i ka bërë me dije të pandehurit se ishte duke deklaruar të dhëna për rrethana që mund të kishin të bënin me një tjetër vepër penale. Kasëmi pohoi se u qëndronte deklarimeve të tij.

Pasi shjegoi edhe rrethana të tjera familjare lidhur me ish-bashkëshorten, që sipas tij i kishin krijuar një gjendje të rënduar psikologjike, i pandehuri Kasëmi u shpreh se nëse do ta pyesnin sot se a mund të ndodhte kjo gjë, përgjigja e tij ishte: “jo pasi nuk e kam pasur kurrë plan”.

Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi shkaktoi zemërim në fund të gushtit 2017, edhe për faktin se ajo e kishte denoncuar disa herë dhunën e ish-bashkëshortit Fadil Kasëmi, por institucionet e drejtësisë dështuan t’i ofronin mbrojtje.

 

Etiketa: AkuzaArmëBashkëshortiBurgDhunëFacebookGjykataGjykatëGjykatësGjyqKASLuan HasneziriMASmbrojtjeMITndikimProkuroriaVrasja
Tjetri
Rroftë globalizimi

Rroftë globalizimi

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.