AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Klement Balili përballet me gjykatën për akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kelmend Balili.

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e arrestit me burg për Klement Balilin lidhur me 4 akuzat e ngritura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërkohë që avokati i tij pretendoi se nuk ka asnjë provë që e lidh Balilin me trafikimin e 670 kg kanabis në Greqi.

Kelmend Balili.

Rreth orës 14.00 të së enjtes, Klement Balili u pa të hynte i buzëqeshur dhe i shoqëruar nga forca të shumta policie në Gjykatën e Krimeve të Rënda. I akuzuari për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, i cili u vetëdorëzua në polici pas dy vitesh e gjysmë arrati, u ballafaqua me gjykatën në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë.

“Ekzistojnë kushtet dhe kriteret për caktimin e një mase sigurie. Kërkesat për revokimin e masës apo zëvendësimin e saj janë të pabazuara në ligj,”deklaroi gjyqtarja Miljana Muça.

Seanca gjyqësore u zhvillua pjesërisht e hapur për median dhe më pas, me kërkesë të prokurorit Eneid Nakuçi u vendos që ajo të vazhdonte me “dyer të mbyllura”.

Pas përfundimit të seancës së verifikimit të masës së sigurisë, një prej avokatëve mbrojtës të Balilit, Theodhori Sollaku deklaroi për mediat se klienti i tij është i pafajshëm dhe se organi i akuzës nuk ka asnjë provë ndaj tij për përfshirjen në trafikun e lëndëve narkotike.

“Nuk ka asnjë provë, direkte, indirekte apo indicie që Klemend Balili të jetë i përfshirë në trafikimin e 670 kg lëndë narkotike e kapur në ishullin Zakinthos,” tha Sollaku, duke shtuar se do ta ankimojë vendimin.

Në ambientet e jashtme të gjykatës kanë qenë të pranishëm edhe dhjetra familjarë të Klemend Balilit.

Ndaj Balilit rëndojnë katër akuza; “trafikim i lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe “pastrimi i parave”.

Klemend Balili, 47 vjeç ishte në arrati nga drejtësia greke që nga maji i vitit 2016. Ai u vetëdorëzua të martën e kësaj jave. I etiketuar si “Escobari Ballkanit” dhe si simbol i lidhjes së politikës me krimin, ai arriti t’u shpëtojë një sërë operacionesh policore.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj konfirmoi lajmin e dorëzimit në një konferencë për shtyp të martën, ndërsa u përpoq ta paraqesë dorëzimin si rrjedhojë e presionit policor.

“Policia shqiptare ka finalizuar sot një operacion të gjatë, të ndërlikuar dhe shumë të rëndësishëm, për dorëzimin e Klement Balilit, pas një procesi operativo-gjurmuese, në bashkëpunim me shërbimin sekret shqiptar dhe me partnerët tanë,” deklaroi Lleshaj para gazetarëve, të cilët nuk e humbën kontradiktën mes faktit që ai u dorëzua vetë, ndërsa ministri Lleshaj e paraqiti ngjarjen si “operacion policor”.

Pyetur mbi këtë kontradiktë, Lleshaj shtoi: “Për këdo që njeh sadopak punën operative gjurmuese dhe natyrën e operacioneve të tilla për ndalimin e personave të këtij karakteri, besoj do të jetë e qartë që kurrë nuk mund të ketë një dorëzim vullnetar të një personi të kriminalizuar në këtë nivel drejt stacioneve të policisë.”

Balili u kthye në një telash për politikanët shqiptarë përgjatë dy viteve e gjysmë në arrati, pasi institucionet ndërkombëtare ia rikujtuan shpesh atyre mos arrestimin si një tregues i dështimit të luftës kundër krimit të organizuar.

 

Etiketa: AkuzaBurgDrejtësiagazetarGjykataGjykatëGjykatësGjyqGreqikanabisKelmend BaliliKlement BaliliLigjMASMosdeklarimoperacionParaPastrimi i paravepoliciPoliciaProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaPunëSeancasekretSHshqiptareTheodhori SollakuTrafik
Tjetri
BIRN thirrje Putinit të lirojë gazetarët

BIRN thirrje Putinit të lirojë gazetarët

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.