AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Pse Zelanda e Re i ka sytë nga Europa

Jacinda ArdernngaJacinda Ardern
7 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Flamuri i Zelandës së Re. Foto: Pixabay.

Rregullat dhe normat globale janë përsëri nën kërcënim dhe bashkëpunimi në përmbushjen e sfidave më të mëdha në botë është ngurrues. Për këtë arsye, lidhjet e ngushta dhe të gjata të Zelandës së Re me Europën janë shumë të rëndësishme për çështjet që variojnë nga ndryshimet klimatike e deri te tregtia.

Flamuri i Zelandës së Re. Foto: Pixabay.

Shumë pak vende janë aq larg sa është Zelanda e Re. Çdo vit, bukuria e largët e vendit tonë tërheq miliona turistë që kërkojnë të arratisen midis peizazheve unike dhe të paprishura. Por distanca jonë fizike nga pjesa tjetër e botës i jep gjithashtu Zelandës së Re një kuptim të veçantë të komunitetit dhe lidhjes që ka rëndësi të madhe sot.

Për ne, partneritetet ndërkombëtare me ata që ndajnë angazhimet tona – të drejtat e njeriut, shoqëritë dhe ekonomitë e hapura, tregtia gjithëpërfshirëse dhe drejtësia sociale – nuk janë as të domosdoshme, as të detyrueshme. Ato janë tepër të rëndësishme për mbijetesën tonë si një shtet ishull dhe integrale për atë që ne jemi.

Bashkimi Europian u themelua bazuar në të njëjtat parime. Pra, në kohët sfiduese të ditëve të sotme, nuk është habi që Zelanda e Re i kthen sytë nga BE-ja si një partner i natyrshëm në shumë çështje globale.

Kjo ndjenjë lidhjeje i ka rrënjë në histori. Shumë mijëra të rinj nga Zelanda e Re me dëshirë udhëtuan në anën tjetër të botës për të luftuar përkrah aleatëve tanë në dy luftëra botërore. Lufta e Parë Botërore la një shenjë të zymtë në vendin tonë, me tre në çdo pesë burra që luftuan në atë konflikt të plagosur ose të vrarë.

Zelanda e Re nuk e ka harruar kurrë atë humbje tragjike dhe mësimet që dolën nga kjo gjë. Ne mësuam se një botë pa rregulla, ose pa mjete paqësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, është një botë në kaos dhe ku derdhet gjak. Mësuam se edhe vendet më të vogla kanë rolin e tyre në ndërtimin dhe mbrojtjen e botës në të cilën ata dëshirojnë të jetojnë. Dhe mësuam të ishim mbrojtës të ashpër të dialogut, diplomacisë dhe sundimit ndërkombëtar të ligjit dhe pjesëmarrësve entuziastë në institucionet e qeverisjes globale dhe paqes.

Sot, me rregulla dhe norma globale përsëri nën kërcënim, dhe bashkëpunimi në përmbushjen e sfidave të mëdha në botë, vendet si i yni duhet të punojnë akoma më ngushtë me ata që janë të angazhuar për të njëjtat vlera thelbësore. Në këtë drejtim, Zelanda e Re e sheh BE-në dhe shtetet e saj anëtare si partnerë kryesorë në tri çështje në veçanti: ndryshimet klimatike, promovimin e paqes dhe stabilitetit global dhe tregtisë.

Ndryshimi i klimës është sfida përcaktuese globale e kohës sonë. Ne po punojmë së bashku me partnerët tanë të BE-së për të vendosur objektiva ambicioze për uljen e emisioneve dhe për shkëmbimin e informacionit dhe ekspertizës që do të mbështesë nisma të brendshme për të përmbushur këto objektiva.

Zelanda e Re dhe BE-ja po bashkëpunojnë gjithashtu për të ndihmuar vendet më të prekshme dhe më të prekura në botë që të përshtaten me efektet e ndryshimeve klimatike dhe për t’i bërë të mundur ata të zhvillojnë dhe të arrijnë standarde më të larta jetese në mënyrë të qëndrueshme. Për shembull, në Paqësor ne kemi punuar së bashku për të mbështetur përdorimin në rritje të energjisë së rinovueshme. Kjo ka zvogëluar varësinë nga lëndët djegëse fosile dhe ka bërë që komunitetet të jenë më elastike në aspektin ekonomik, duke lehtësuar kështu progresin e rajonit drejt përmbushjes së qëllimeve të tij të ndryshimit të klimës.

Partneriteti ynë në fushën e paqes dhe stabilitetit global është po aq i vlefshëm. Ne punojmë së bashku për të luftuar terrorizmin nëpërmjet operacioneve të mbështetjes së paqes, për të promovuar sundimin e ligjit dhe për të trajtuar kërcënimet siç është siguria kibernetike. Kërcënimet globale kërkojnë përgjigje globale dhe partneriteti ynë me BE-në është thelbësor për këtë.

Së fundmi, BE-ja është një partner i domosdoshëm në mbrojtjen dhe avancimin e sistemit të tregtisë globale të bazuar në rregulla që është thelbësor për prosperitetin tonë të përbashkët – dhe atë të vendeve të vogla si Zelanda e Re. Ne gjithashtu përpiqemi së bashku për të siguruar që përfitimet e tregtisë të ndahen në mënyrë të drejtë midis të gjithë qytetarëve tanë.

Ruajtja e integritetit të Organizatës Botërore të Tregtisë natyrisht do të jetë në qendër të përpjekjeve të tilla. Por Zelanda e Re dhe BE-ja kanë një mundësi për t’i siguruar një impuls të mëtejshëm sistemit tonë global të tregtisë duke arritur një marrëveshje tregtie të lirë gjithëpërfshirëse dhe të cilësisë së lartë.

Pavarësisht nga lidhjet tona të ngushta dhe pikëpamjet e përbashkëta për tregtinë, ne aktualisht jemi diskriminues ndaj njëri-tjetrit për shkak të marrëveshjes së tregtisë së lirë me vendet e tjera. Një marrëveshje tregtie të lirë midis BE-së dhe Zelandës së Re do të sillte përfitime të konsiderueshme për të dyja palët. Më në përgjithësi, kjo do t’i jepte një nxitje shumë të nevojshme mbështetësve të tregtisë progresive, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme që sjell përfitime për të gjithë anëtarët e shoqërisë. Unë shpresoj që progresi drejt një marrëveshjeje të mund të bëhet sa më parë të jetë e mundur.

Zelanda e Re nuk i është shmangur kurrë rolit të saj në skenën globale. Tani, ashtu si në kohët e mëparshme të paqëndrueshmërisë dhe pasigurisë, ne qëndrojmë krah për krah me Europën në përmbushjen e sfidave më të mëdha globale. Distanca jonë fizike thjesht thekson thellësinë e këtij angazhimi.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate.  Why New Zealand Looks to Europe

Etiketa: Bashkimi EuropianBEDrejtësiaEuropaKibernetikekonfliktLuftamarrëveshjeNdryshimet klimatikenismaProject SyndicateSiguriaSiguria kibernetiketurist
Tjetri
Nuk ka faj Kosova për gjendjen e saj aktuale

Shqipëria dhe Maqedonia përfitojnë nga lufta e tarifave e Kosovës

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.