AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Qeveria zbrazi buxhetin në dhjetor

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe Kryeministri Edi Rama. Foto: Malton Dibra/LSA

Të dhënat fiskale të qeverisë tregojnë se gjatë muajit të fundit të vitit u shpenzuan dy herë më shumë se sa në pjesën tjetër të vitit si dhe rreth 80% e deficitit buxhetor të planifikuar për të gjithë vitin 2018, viti i pestë radhazi me anomali.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe Kryeministri Edi Rama gjatë një seance parlamentare. Foto: Malton Dibra/LSA

Kursi i fortë i lekut dhe importet e pakta të ligjshme të cigareve duket se shkaktuan një deficit në të ardhurat buxhetore në raport me planin prej rreth 100 milionë eurosh. Deficitet më të mëdha u shënuan te Tatimi mbi Vlerën e Shtuar dhe te akcizat. Të ardhurat nga TVSH duket se janë prekur nga forcimi i shpejtë i lekut kundrejt euros gjatë vitit 2018 pasi shumica e tatimit që grumbullon qeveria vilet në doganë mbi mallrat e importit. Të ardhurat nga akciza duket se ishin më të pakta se sa planifikimi njëkohësisht për shkak të forcimit të lekut ashtu edhe për shkak të rënies së importit të ligjshëm të duhanit. Të dhënat e detajuara të buxhetit nuk janë të publikuara ende nga Ministria e Financave për të gjithë vitin 2018 por të dhënat deri në muajin nëntor, të marra nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi, tregojnë se importi i cigareve ishte në kuotën më të ulët që nga viti 2015.

Në total të ardhurat e buxhetit ishin 449 miliardë lekë gjatë vitit 2018, (afro 3.6 miliardë euro) me një rritje prej 4.4% në krahasim me vitin 2017.

Në krahasim me prodhimin e brendshëm bruto, të ardhurat e buxhetit 2018 ishin sa 27.2% e PBB-së, nga 28.2% që ishin planifikuar. Për rrjedhojë, ritmi i rritjes së të ardhurave buxhetore ka gjasa që është më i ulët se sa ritmi i rritjes së prodhimit të brendshëm bruto.


Por problemi kryesor në buxhetin e vitit të kaluar duket se është shpenzimi në nivele shumë të larta në muajin dhjetor, praktikë kjo që përsëritet çdo vit që nga ardhja e socialistëve në pushtet dhe që është kritikuar gjerësisht nga BSH dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar si një praktikë e dëmshme për ekonominë dhe që mbart rrezikun për shpenzime me eficiencë të ulët ekonomike.

Kështu, deri në muajin shtator, buxheti i shtetit ishte praktikisht në suficit për shkak të mosrealizimit të shpenzimeve të rëndësishme, kryesisht në zërin e investimeve publike ndërsa në fund të nëntorit, deficiti ishte vetëm 1.3 miliardë lekë nga 17 miliardë që ishte plani.

Në total, në dhjetor 2018, buxheti shpenzoi 67.2 miliardë lekë përkundrejt shpenzimeve mesatare mujore prej 37 miliardësh për periudhën janar-nëntor.

Kryerja e kaq shumë shpenzimeve njëherësh në dhjetor tregon para së gjithash ecuri të keqe të investimeve publike, të cilat raportohen në bilancin e buxhetit si “shpenzime kapitale”. Investimet publike duhet të kryhen gradualisht dhe të paguhen muaj pas muaji në bazë të situacioneve të punimeve. Por qeveria aktuale duket se ka dështuar në zbatimin normal të programeve të investimeve publike dhe i shlyen faturat në  një masë të madhe në dhjetor, duke shkaktuar shqetësim për stabilitetin makroekonomik të vendit si dhe për efikasitetin real të këtyre shpenzimeve.

Kështu, nga 78 miliardë lekë shpenzime kapitale të programuara për vitin 2018, 20 miliardë deklarohet se janë shpenzuar në dhjetor ndërsa mesatarja e pjesës tjetër të vitit është vetëm 5 miliardë lekë në muaj.

E njëjta gjë ka ndodhur me zërin tjetër të rëndësishëm, Shpenzimet Operative dhe të Mirëmbajtjes. Këtu përfshihen të gjitha shpenzimet e qeverisë për, fjala vjen, naftë, kancelari apo mirëmbajtje e zakonshme. Në dhjetor u shpenzuan 8.8 miliardë nga 45 miliardë që ishin shpenzimet për të gjithë vitin, ndërkohë që mesatarja e muajve të mëparshëm ishte vetëm 3.3 miliardë lekë.

Luhatshmëria ekstreme e shpenzimeve buxhetore ka krijuar gjatë viteve të fundit shqetësime për stabilitetin makroekonomik të vendit dhe ecurinë normale të qarkullimit të parasë në ekonomi. Për shkak se buxheti i shtetit ka një peshë të madhe në ekonomi, kur qeveria mban suficit buxhetor për pjesën më të madhe të vitit, masa monetare të qarkullim bie ose qëndron në stanjacion, duke shkaktuar efekt bllokues në qarkullimin ekonomik të vendit.

Etiketa: AhmetajArben AhmetajBIRNbuxhetiBuxheti i ShtetitDibraEdi RamaekonomiEuroFinancatImportetKryeministri Edi RamaKursiMASMasaMinistria e FinancaveParaPBBQeveriaRamaraportSHshpenzimeshtatorTVSH
Tjetri
Raporti: Përkeqësim i të drejtës për informim, “rekord negativ” i kohës për kthim përgjigje

Raporti: Përkeqësim i të drejtës për informim, “rekord negativ” i kohës për kthim përgjigje

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.