AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Falsifikim dokumentash dhe trafik klandestinësh arrestohen 32 persona

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu gjatë njoftimit të operacionit. Foto nga faqja zyrtare.

Prokuroria e policia njoftuan finalizimin e një operacioni të koduar “Rruga e gabuar” me arrestimin e 32 personave, pjesë e një grupi të strukturuar të falsifikimit të dokumenteve dhe trafikimit të emigrantëve për në SHBA, Kanada e Britani. Operacioni u ndihmua nga agjentë e sigurisë së Shërbimit Diplomatik pranë Ambasadës Amerikane.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu gjatë njoftimit të operacionit. Foto nga faqja zyrtare.

Policia Shtetit dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda njoftuan mbrëmjen e të shtunës finalizimin e një operacioni të nisur në mars të vitit 2018 për goditjen sipas tyre të një grupi të strukturuar kriminal që mundësonte dhënien e ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufijve me anë të dokumenteve të falsifikuara që i prodhonin vetë.

Operacioni i shtrirë në 13 qytete të Shqipërisë solli arrestimin e 32 personave. “Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 32 shtetas shqiptarë, mes tyre 1 punonjës policie, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas të tjerë”, njoftoi policia. Nga të arrestuar 28 janë lënë me masë paraprake sigurie në burg, ndërsa 4 janë me masë sigurie arrest shtëpie.

Policia tha po ashtu se u zbuluan dhe sekuestruan 4 laboratorë në territorin e Shqipërisë që shërbenin për falsifikimin e dokumenteve, pajisjeve të ndryshme si; skaner, fotokopje, një sasi e madhe parash cash, certifikata, karta identiteti, një numër i konsiderueshëm dokumentash të personave si dhe një armë zjarri automatike.

Ndalimet janë kryer për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas policisë operacioni u zhvillua në disa qytete dhe u përfshinë rreth 250 punonjës policie: në Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Vlorë, Fier, Berat, Lushnjë, Krujë, Elbasan, Tiranë dhe Korçë. Po ashtu operacioni u realizua edhe me ndihmën e agjentëve të sigurisë së Shërbimit Diplomatik të atashuar në Ambasadën Amerikane(DSS).

Arrestimi i 32 personave dhe shpallja në kërkim e 4 të tjerëve është kryer në vijim të një procedimi të mëparshëm që në mars të vitit 2018 çoi në goditjen e pjesës tjetër të grupit, kur u ndaluan e shpallën në kërkim 16 persona gjithsej.

Sipas policisë, nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se të proceduarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal siguronin persona, të cilët kishin interes për të udhëtuar në shtetet e Bashkimit Evropian, si edhe atyre që iu ishte ndaluar hyrja në një nga vendet e hapësirës SCHENGEN.

Ata akuzohen se pasi i pajisnin persona të ndryshëm me dokumente identifikimi të falsifikuara, kundrejt përfitimit monetar dhe u krijonin kushtet në mënyrë të paligjshme të udhëtonin drejt vendeve të BE-së, me linja ajrore ose tokësore e më pas drejt SHBA-së, Kanadas dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke paguar shuma të konsiderueshme nga 10 mijë paund për në Mbretërinë e Bashkuar, deri në 20 mijë euro për në SHBA e Kanada.

“Ky grup kriminal ka pajisur me dokumente të falsifikuara edhe shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga hetimet ka rezultuar se nisja e personave me dokumente të falsifikuara bëhej nga Shqinëria, Mali i Zi, Italia, Greqia, Franca dhe Norvegjia. Ndërkohë janë dokumentuar disa episode kur janë falsifikuar dokumente të udhëtimit dhe u është dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit disa personave.

Ndërsa punonjësi i policisë i proceduar, akuzohet se ka kryer veprime korruptive si dhe ka ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal duke shfrytëzuar të dhënat që dispononte për shkak të detyrës në një pikë kontrolli kufitar.

Etiketa: Ardi VeliuArrestarrest shtëpiearrestimiBEBeratBritaniBurgcertifikataelbasanEuroFierFrancaGjykatëGjykatësGreqiaHetimetItaliaKanadaKontrolliMaliMali i ZiMASNorvegjiaoperacioniPërmetPoliciaProcedimiProkuroriaSHSHBAshqipTrafik
Tjetri
Fantazmat e Versajës

Fantazmat e Versajës

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.