AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Fshehja dhe deklarimet e rreme të pasurisë sollën shkarkimin e kryegjyqtarit të Beratit

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në Analiza, KPK, Vendi
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, Agron Vavla u përball me vetingun të mërkurën vetëm për kriterin e deklarimit të pasurisë

Agron Vavla nuk mundi të justifikonte burimin e ligjshëm të pasurive. Në vendimin e zbardhur të KPK rezulton se Vavla u fut në telashe ndërsa deklaroi një çmim të ulët të apartamentit të blerë në Tiranë dhe nuk deklaroi shpenzimet për shkollimin e të birit. 

Kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, Agron Vavla gjatë seancës dëgjimore.

Kryegjyqtari i Beratit Agron Vavla kishte porositur një apartament në Qesarak të Tiranës për 44600 euro në vitin 2008. Burimi i porosisë ishin kursimet dhe një hua 30 mijë euro prej një të afërmi. Por kontrata nuk u realizua. Vavla tërhoqi pas paratë dhe kompania e ndërtimit i pagoi edhe 2 mijë euro penalitet.

Në vitin 2015 Vavla u përfshi në një transaksion tjetër dhe bleu për 46200 euro një apartament në një zonë që në vendim cilësohet si preferenciale. Vendimi i zbardhur i KPK sëfundmi tregon se Vavla bleu shtëpinë në zonën mes Shkollës së Baletit dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë me një çmim sa gjysma e çmimit të referencës.

Vavla pretendoi se blerja ishte e justifikuar, por sipas trupës gjykuese të kryesuar nga Firdes Shuli, me  relatore Etleda Çiftja dhe anëtar Roland Ilia argumentet e gjyqtarit të shkarkuar nuk ishin bindëse. KPK gjeti edhe një sërë problemesh të tjera në pasurinë e Vavlës përfshi dyshimet se personi që kishte dhënë huanë nuk kishte mundësi ta jepte atë, ndërsa vlerësoi se ai ishte i shkarkueshëm bazuar vetëm në kriterin e pasurisë.

“Referuar për sa më sipër, Komisioni, arsyeton se pretendimi i paraqitur nga subjekti i rivlerësimit për sa i përket sipërfaqes nuk qëndron, pasi apartamenti në periferi të Tiranës, në Qesarak, është 127 m2 dhe i pandërtuar, dhe ka kushtuar në vlerën 44.625 euro ndërkohë që apartamenti i blerë nga subjekti i rivlerësimit, në Tiranë, në Rr. “***” i cili ndodhet në një zonë të preferuar dhe m2 të apartament plus garazhin janë në të njëjtë sipërfaqe 127 m2 ka kushtuar në vlerën 46.280 euro”, thuhet në vendimin e zbardhur.

Vavla është emëruar gjyqtar në vitin 1995. Pjesën më të madhe të karrierës së tij ai ka punuar gjyqtar në Gjykatën e Beratit, ndërkohë që në vitin 2014 është emëruar kryetar gjykate. Vavla i kundërshtoi gjetjet e Komisionit. Ai kundërshtoi rivlerësimin vetëm për kriterin e pasurisë, ndërsa i tha trupës gjykuese: “Ju mbroni rrogën tuaj, unë timen, do ushqej dhe unë fëmijët”. Ai pretendoi se gjetjet janë të pabazuara në fakte e prova.

Problemet e apartamentit

Një sërë transaksionesh për blerjen e një apartamenti në Tiranë u kthyen në problem për gjyqtarin e shkarkuar Agron Vavla. Vendimi i zbardhur i Komisionit tregon se Vavla u angazhua për blerjen e një apartamenti në vitin 2008 në Qesarakë. KPK thotë se nga hetimet rezultuan një sërë problemesh me datat e sigurimit të të ardhurave dhe kohën e nënshkrimit të kontratës.

KPK po ashtu në këtë pikë vuri në dyshim se personi që i kishte dhënë gjyqtarit një hua prej 30 mijë eurosh i kishte pasur mundësitë për ta bërë këtë. Në vendim thuhet se Vavla dështoi të provonte me dokumente se huadhënësi kishte pasur mundësitë për të dhënë huatë.

“Subjekti i rivlerësimit, ka mungesë të dokumentacionit justifikues ligjor nga personi tjetër i lidhur, huadhënësi K.Sh., në lidhje me burimin e krijimit të shumës prej 30.000 eurosh dhënë hua”, thuhet në vendiin e zbardhur.

Nga hetimi po ashtu rezultoi se huadhënësi, edhe pse kishte nënshkruar një kontratë huaje, nuk kishte qenë në Shqipëri në kohën kur ishte nënshkruar kontrata. Vavla pretendoi se kontrata ishte orgjinale. Ai i kërkoi KPK të bënte eksperimentim të firmës dhe po ashtu këmbënguli që huadhënësi të thirrej si dëshmitarë. Komisioni i refuzoi pretendimet e subjektit.

Komisioni po ashtu shprehet se Vavla nuk mundi të shpjegonte se si kishte blerë apartamentin me gjysmën e çmimit të referencës. Dy kontrata të përafërta që Vavla paraqiti nuk u cilësuan të mjaftueshme nga KPK, që tha se në to kishte kushte te të tjera blerje dhe afate të tjera pagese.

Komisioni e llogariti apartamentin e blerë nga Vavla me çmim 780 euro për metër katrorë, ndërsa ai kishte deklaruar të  blerë me 383 euro metrin. Vavla shpjegoi diferencën vogël mes çmimit të apartamentit në Qesarakë dhe atë në Tiranë me sipërfaqen më të vogël të këtij të dytit, por KPK tha se duke llogaritur garazhin dy apartamentet ishin me sipërfaqe të ngjashme. “Komisioni, çmon se çmimi i apartamentit, blerë në vitin 2015, i përfunduar, nuk mund të jetë afërsisht sa një apartament i papërfunduar në Qesarakë, Tiranë, zonë periferike, siç pretendon subjekti”, thuhet në vendim.

Komisioni shprehet se krijoi bindjen se subjekti i rivlerësimit ka paraqitur në mënyrë të pasaktë pasurinë në pronësi duke mos provuar të kundërtën e rezultatit të Komisionit se çmimi i këtij apartamenti është shumë më lirë se vlera e tregut për këtë zonë. Po ashtu KPK gjeti se bazuar në analizën financiare të vitit 2015 duke marrë parasysh edhe një pjesë të pretendimeve të subjektit rezulton se ai ka mungesë të burimeve të ligjshme prej rreth 2.5 milion lekë.

Mosdeklarim i shpenzimeve për shkollimin e djalit

Hetimi i Komisionit zbuloi se Vavla nuk kishte deklaruar në “Deklaratën Veting” shpenzimet për shkollimin e të birit në SHBA. “Nga hetimit administrativ kryesisht u konstatua se, subjekti i rivlerësimit, nuk ka deklaruar në deklaratën “Vetting” të vitit 2017 shpenzimet për shkollimin dhe jetesën e personit të lidhur/djalit të subjektit në SHBA si dhe sponorizimin e bërë nga, z. L.B., në vitin 2016”, thuhet në vendim.

Sipas KPK-së Vavla nuk kishte deklaruar një sërë shpenzimesh të kryera për shkollimin e të birit dhe vetëm pas konstatimit nga KPK deklaroi shumёn prej 76.020,04 USD për vitet 2016 dhe 2017. Si burim të këtyre shpenzimeve gjyqtari i shkarkuar deklaroi sposorizim nga kunati i tij në shumën 34.9 mijë dollarë, 8 mijë dollarë para të marra nga Shqipëria si të ardhura nga prindërit e Vavlas dhe të afërm të djalit. Po ashtu ai deklaroi se i biri kishte siguruar rreth 12 mijë dollarë nga punësimi online.

Ndërkohë 23 mijë dollarë ishin kredi e marrë prej një shtetasi amerikan në emër të subjektit, e cila do të shlyej nga djali pasi ai të mbaronte studimet. Por KPK doli në përfundimin se “Subjekti rivlerësimit ka fshehur në deklaratë “Vetting” sponsorizimin e bërë nga, z. L.B., në shumën 18.230.90 USD në vitin 2016, duke mos e deklaruar tek detyrimet”.

Po ashtu Komisioni tha se sponsorizuesi nuk justifikoi ligjshmërinë e burimit të krijimit të të ardhurave, ndërsa mungesë dokumentacioni kishte edhe për të ardhurat që pretendohej se kishte siguruar djali nga punësimi online.

Pretendimi të Vavlas se personat që kishin ndihmuar të birin ishin shtetas amerikanë dhe se ai nuk mund të merrte dokumentet për paratë e dhëna prej tyre, u kundërshtuan nga Komisioni. “Edhe në lidhje me këtë prapsim, sikurse në pikën 5.24 , Komisioni, argumenton se pavarësisht se çfarë shtetësie ka dhuruesi apo mbështetësi, sipas nenit 32, pika 4, e ligjit nr. 84/2016, ai ka detyrimin për të justifikuar ligjshmërinë e burimit të krijimit të të ardhurave”, thuhet në vendim.

Probleme u gjetën edhe sa i përket blerjes së një makine  “Mercedes Benz”, marka X3, për të cilën sipas Komisionit Vavla nuk provoi çmimin e blerjes. Me mungesë burimesh të ligjshme rezultoi edhe analiza finaciare, KPK thotë se pranoi disa prapësime nga Vavla, por ai sërish rezultoi se nuk kishte mjaftueshëm të ardhura për të bërë shpenzimet e pretenduara.

“Subjekti i rivlerёsimit ka mungesё tё burimeve financiare tё ligjshme pёr tё krijuar dy depozitat : (i) në shumën 3.600 euro + 320.000 lekë dhe (ii) depozitën në shumë prej 185.571 lekësh, depozita të cilat kanë shërbyer si burim fillestar për krijimin e shumës 2.100.000 lekë”, thuhet në vendim. Para të pretenduara prej Valvës që i kishte pasur në vitin 2002 nuk u morën parasysh nga Komisioni, pasi nuk ishin deklaruar në vitin 2003.

Në fund KPK gjeti se Vavla kishte kryer disa deklarime të rreme, kishte mungesë burimesh të ligjshme financiare dhe po ashtu kishte disa pasaktësi në deklarime. Komisioni tha se arriti në përfundimin se Vavla kishte fshehur detyrimet e djalit ndaj një personi të tretë në shumën 18 mijë dollarë. “Subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të rremë dhe ka mungesë të mjeteve financiare nga burime të ligjshme nga viti 2003 deri në vitin 2016, në shumën -5.7 milion lekë, për të justifikuar deklarimet e bëra ndër vite”, thuhet në vendimin e KPK që vendosi shkarkimin e tij.

 

Etiketa: Agron VavlaAnalizëBeratblerjeEtleda ÇiftjaEuroFirdes ShuliGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarHetimethuaKPKkredikryetarMosdeklarimParaPunëPunësimiRoland IliaSHSHBAshqipShqipëriShqipëriaTiranëVendimVendimiVetingVetting
Tjetri
Falsifikim dokumentash dhe trafik klandestinësh arrestohen 32 persona

Shfryhet operacioni 'Rruga e gabuar', vetëm gjysma e të arrestuarve rikthehen në qeli

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.