AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Kolegji konfirmon shkarkimin e gjyqtarit Artan Zeneli

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, KPA, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kolegji i Posaçëm i Apelimit | Foto : LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të lë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Artan Zeneli.

Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, Natasha Mulaj, dhe gjyqtarët Rezarta Schuetz, Sokol Como, Ardian Hajdari dhe Albana Shtylla, gjate nje seance publike.

I mbledhur në dhomë këshillimi të hënën, Kolegji i Apelimit i përbërë nga gjyqtarja Rezarta Schuez si kryesuese, Ardian Hajdari relator, si dhe Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtar vendosi të konfirmojë vendimin e KPK-së për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli.

Zeneli u shkarkua nga KPK me shumicë votash në 18 korrik, i akuzuar se ka dështuar të deklarojë në pyetësorët e Komisionit revokimin e vizës për në SHBA, si dhe për pasaktësi dhe mospërputhje në deklarimin e pasurisë.

Sipas vendimit të zbardhura të KPK, kryesuesja e trupës Etleda Çiftja, dhe relatorja Xhensila Pine u shprehën për shkarkimin e Zenelit, ndërkohë anëtarja Valbona Sanxhaktari vendosi për konfirmimin e tij.

Në vendimin e zbardhur Çiftja dhe Pine nëvizuan se pas shqyrtimit të dy kritereve të rivlerësimit, kishin vendosur shkarkimin e subjektit për deklarim të pamjaftueshëm. Ato e cilësuan shkelje shkarkuese mosdeklarimin e heqjes së vizës nga ambasada e SHBA. Ndërsa sa i përket pasurisë arsyetuan se Zeneli kishte ndryshuar shpjegimet e tij, ai nuk ka shpjeguar bindshëm burimin e ligjshëm të kësaj pasurie, si dhe ka ndërmarrë hapa për të fshehur dhe paraqitur në mënyrë të pasaktë pasurinë.

Në krahun tjetër Valbona Sanxhaktari u shpreh në mendimin e pakicës se Zeneli nuk kishte probleme me figurën dhe përkundër vendimit ai kishte shpjeguar besueshëm pasurinë. Sanxhaktari kërkoi që Zeneli të hetohej edhe në kriterin e profesionalizmit, duke kundërshtuar shkarkimin e bazuar mbi dy kriteret e vetingut.

Gjatë procesit Zeneli i cilësoi harresa dhe gabime disa nga problemet e gjetura nga KPK në pasurinë e tij, ndërsa justifikoi mosdeklarimin e heqjes së vizës turistike nga SHBA, me faktin se nuk e kishte konsideruar këtë si ndalim hyrje, pasi kishte ndërkohë një vizë të dytë që u refuzua më vonë.

Artan Zeneli e ka filluar karrierën në vitin 1991 si gjyqtar, është shkëputur për një dekadë për të ushtruar profesionin e avokatit dhe është rikthyer sërish në sistem në vitin 2009. Në vitet 1991-1999 ai ka punuar si gjyqtar në Krujë dhe në Tiranë.  Në vitin 1999, Zeneli është larguar me dëshirën e tij për t’u bërë avokat, profesion të cilin e ka ushtruar deri në vitin 2009, duke qenë njëkohësisht edhe këshilltar ligjor për kompanitë AMC, Top Channel apo INSIG.

Në qershor të vitit 2009 rikthehet në detyrën e gjyqtarit  dhe kryetarit të Gjykatës së Tiranës-zgjedhje e cila u kontestua asokohe nga ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj. Artan Zeneli u zgjodh anëtar i Gjykatës së Lartë në korrik 2012 nga Kuvendi i Shqipërisë.

Etiketa: Albana ShtyllaAmbasada e SHBAAMCArdian HajdariArtan ZeneliEnkelejd AlibeajEtleda ÇiftjaGjykatëGjykatësgjyqtarIna RamaKëshilltar ligjorKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKPAKPKKuvendiNatasha MulajndalimRamaSHBAshqipTiranëTop ChannelValbonaValbona SanxhaktariXhensila Pinezgjedhje
Tjetri
Kryeministri Haradinaj kritikohet për emërimin Selimit si këshilltarin e tij

Kryeministri Haradinaj kritikohet për emërimin Selimit si këshilltarin e tij

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.