AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Serbia dhe Hungaria bëhen vende “pjesërisht të lira”

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Nyje Debati
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Harta e Lirisë: Me jeshile shënohen vendet e lira. Me okër, vendet pjesërisht të lira, me vjollcë, vendet autokratike ose jo të lira.

Hungaria u bë vendi i parë anëtar i Bashkimit Europian që u riklasifikua nga vend i lirë në vend “pjesërisht i lirë” në raporti vjetor të Freedom House, Liria Nëpër Botë. Shqipëria mbeti në vendnumëro duke mos shënuar as përmirësime dhe as përkeqësime. Serbia iu bashkua fqinjëve të vet në statusin ‘vend pjesërisht i lirë’.

Harta e Lirisë: Me jeshile shënohen vendet e lira. Me okër, vendet pjesërisht të lira, me vjollcë, vendet autokratike ose jo të lira.

Serbia dhe Hungaria ishin dy vendet e përmendura veçmas në raportin e këtij viti të Freedom House pasi humbën pikë në treguesin e lirisë dhe u riklasifikuan, nga vende të lira në vende ‘pjesërisht të lira’. Serbia u rendit si një nga vendet me rënien më të shpejtë në treguesin e lirisë krahas Nikaraguas, Tanzanisë dhe Venezuelës, bëri të ditur organizata amerikane Freedom House (Shtëpia e Lirisë) në raportin e saj kryesor Liria nëpër Botë, i cili u publikua të martën.

Për Hungarinë dhe Serbinë, kjo ishte hera e parë në më shumë se një dekadë që të dy vendet humbën statusin si vende të lira.

“Hungaria ra nga e Lirë në Pjesërisht e Lirë për shkak të sulmeve të vazhdueshme kundër institucioneve demokratike të vendit nga kryeministri Viktor Orban dhe partia e tij Fidesz, gjë që ka prekur median, grupet fetare, botën akademike, organizatat, gjykatat dhe sektorin privat,” shkruhet në raport.

“Serbia ra gjithashtu nga e Lirë në Pjesërisht e Lirë për shkak të parregullsive në zgjedhje, sulmeve ligjore dhe fushatave shpifëse kundër gazetarëve të pavarur si dhe akumulimit de facto nga presidenti Aleksandar Vuciq të pushtetit ekstrakushtetues,” shton raporti.

Raportet e veçanta të vendeve nuk janë  publikuar ende por në Ballkan tashmë Bullgaria, Rumania dhe Kroacia mbeten vende të lira.

Maqedonia dhe Kosova shënuan përmirësim ndërsa Shqipëria nuk pësoi as përmirësim dhe as përkeqësim. Bosnja shënoi gjithashtu përkeqësim.

Mali i Zi, i cili klasifikohet gjithashtu si ‘Pjesërisht i Lirë’ u përmend veçmas në raportin e përgjithshëm.

“Presidenti Milo Gjukanoviç i Malit të Zi vijoi të konsolidojë pushtetin shtetëror përreth vetes dhe klikës së tij, duke goditur standardet bazë të qeverisjes së mirë dhe duke tejkaluar rolin e tij kushtetues,” shkruhet në raport.

Raporti i këtij viti titullohet: “Demokracia në Tërheqje” dhe autorët theksojnë se viti 2018 është i trembëdhjeti vit rradhazi që shënon rënie në lirinë botërore.

“Përmbytja është përhapur në shumë vende dhe në çdo rajon, nga demokracitë e vjetra si Shtetet e Bashkuara te regjimet autoritare të konsoliduara si Kina dhe Rusia,” shkruhet në raport.

Gjithsesi në raport shtohet se humbjet e këtyre 13 viteve janë gjithsesi të pakta në krahasim me fitoret e arritura në fund të shekullit të njëzetë me rënien e komunizmit.

Në mënyrë suprizuese, pas rënies së Serbisë, Shqipëria rezulton vendi me renditjen më të lartë në indeks mes vendeve të rajonit. Shqipëria ka 68 nga 100 pikë, ku 100 pikë është demokracia më e lartë dhe zero pikë është autokracia më e egër. Në krahasim me Shqipërinë, Kosova kishte 54 nga 100 pikë ndërsa Maqedonia 59 pikë.

Etiketa: akademikeBallkanBashkimit EuropianBosnjaBullgariademokraciaFideszFreedom HousegazetarIndeksKinaKosovaKroacialiraLiriaMaliMali i ZiMaqedoniaMASMiloOrbanPartiarajonraportRaportiRumaniaRusiaSerbiaSHshqipShqipëriaShtetet e BashkuaraViktor Orbanzgjedhje
Tjetri
Ish-kryeprokurorja e Anti-Korrupsionit padit qeverinë rumune në Strasburg

Ish-kryeprokurorja e Anti-Korrupsionit në Rumani përzgjidhet për postin në BE

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.