AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

UNICEF: Të ruhet privatësia e fëmijëve në rastet e fundit të abuzimit seksual

Ivan DervishingaIvan Dervishi
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Logo e UNICEF. Foto: Facebook

UNICEF reagoi të hënën lidhur me dy rastet e abuzimit seksual të minoreneve në Shqipëri, duke bërë thirrje për ruajtje të privatësisë dhe dinjitetit të fëmijëve në qendër të dhunës seksuale.

Logo e UNICEF. Foto: Facebook

Fondi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) në Tiranë lëshoi të hënën një deklaratë mediatike ku shprehu shqetësim për trajtimin publik të dy rasteve të abuzimit seksual të fëmijëve.

UNICEF e cilësoi dhunën seksuale shkelje të rëndë të të drejtave të fëmijëve, si dhe sulm ndaj vlerave të përbashkëta.

“UNICEF shpreh shqetësimin e tij të thellë lidhur me rastet e fundit të dhunës së rëndë kundër fëmijëve. Në disa prej këtyre rasteve, çështjet më të ndjeshme u shpërfillën dhe në vend të kësaj, privatësia dhe dinjiteti i fëmijëve u shfaqën publikisht në mënyrë të përsëritur,” deklaroi UNICEF për mediat.

“Dhuna seksuale çon në shqetësime fizike dhe emocionale, dhe shpesh humbje të parevokueshme të dinjitetit dhe vetëbesimit,” paralajmëroi organizata.

Opinioni publik shqiptar u trondit thellësisht nga publikimi në media i dy rasteve të abuzimit seksual me në qendër vajza të mitura.

Një punonjës i policisë së Shkodrës u arrestua të hënën pas publikimit në media të një video sipas të cilës ai kishte kryer abuzime seksuale me një të mitur në Malësi të Madhe.

Një javë më parë në qytetin e Kavajës u zbulua abuzimi seksual i një të miture nga një grup i dyshuar shokësh të shkollës përkundrejt shantazhit.

Disa dhjetëra qytetarë reaguan ndaj rastit të Kavajës duke organizuar të dielën një tubim të heshtur në Tiranë për të dënuar abuzimet me vajzat dhe gratë.

Por vetëm një ditë më pas, një tjetër rast ku përfshihej gjithashtu një minorene u publikua nga portali Newsbomb, duke marrë jehonë të gjerë në media.

Organizata e OKB për fëmijët tërhoqi vërejtjen se përtej përmbushjes së detyrës së raportimit, lajmet me në qendër fëmijët kërkojnë kujdes të shumëfishtë.

“Një publicitet jo i domosdoshëm, i bujshëm për çështje të ndjeshme, mund të shkaktojë trauma më të mëdha të të mbijetuarve, tashmë të shkatërruar prej abuzimit, edhe familjeve dhe komuniteteve të tyre në përgjithësi,” tha UNICEF.

Publikimi i abuzimeve seksuale të minoreneve solli gjithashtu një pingpong akuzash, ku u përfshinë edhe dy partitë më të mëdha në vend PS dhe PD.

Një video e publikuar pak ditë pas ngjarjes së Kavajës nga kryeministri Edi Rama shfaqte ministren e re të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali krah familjarëve të 13-vjeçares së abuzuar, duke sjellë kështu kritika të ashpra në media për shou politik dhe zbulim të identitetit të familjarëve.

“UNICEF-i i bën apel të gjitha institucionet publike dhe jopublike, anëtarët e komunitetit, profesionistët për mbrojtjen e fëmijëve dhe gazetarët që të mbajnë interesin më të lartë të fëmijës, të garantuar me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës si dhe në Ligjin Shqiptar “Për të drejtat dhe mbrojtjen fëmijës” në zemër të etikës së tyre profesionale”.

“Respektimi i privatësisë së fëmijëve, dinjiteti, mirëqenia e tyre mendore dhe fizike, duhet të vendosen mbi  të gjitha motivet që na shtyjnë në qëndrimin tonë profesional ose personal,” përfundoi deklarata.

Etiketa: ApeldhunaDhuna seksualeDhunëEdi RamaElisa SpiropaliFacebookgazetarKryeministri Edi RamaMediaOKBPDPSRamaSHshqipShqipëriSulmtë miturtraumaUNICEFvideo
Tjetri
Kandidatja për në Gjykatën Kushtetuese përballet me raportin negativ të ILDKPKI

KPK konfirmoi në detyrë Elsa Toskën, kandidate për në Gjykatën Kushtetuese

zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.