AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Zotimi i Hungarisë për “bum lindjesh” i njohur në Ballkan

Maja ZivanovicngaMaja Zivanovic
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri hungarez Viktor Orban. Foto: (BETAPHOTO/HINA/Denis CERIC/MO)

Zotimi i fundit i Viktor Orbanit për të stimuluar shtimin e lindjeve në Hungari nuk është diçka e re për vendet e Ballkanit, ku liderë të tjerë kanë provuar më parë masa të tilla.

Kryeministri hungarez Viktor Orban. Foto: (BETAPHOTO/HINA/Denis CERIC/MO)

Premtimi i fundit i kryeministrit hungarez se nënat e katër ose më shumë fëmijëve do të përjashtohen nga taksat kryesore do të duket i njohur për popujt në disa vende të Ballkanit, liderët e të cilëve kanë zbuluar tashmë politikat e tyre “për shtimin e numrit të lindjeve”.

Viktor Orban të dielën njoftoi një “plan veprimi për mbrojtjen e familjes” që përfshin mënyra krijuese për të rritur numrin e ulët të lindjeve të Hungarisë dhe kështu të shmangë nevojën për emigrantë. Ai përqendrohet te ndihmat në taksa për familjet me më shumë se katër fëmijë.

Faqja e internetit e qeverisë hungareze tha se Orban planifikon të lirojë nënat e familjeve të mëdha nga pagesa e taksës mbi të ardhurat për të gjithë jetën e tyre.

Ai gjithashtu njoftoi një pagesë për çiftet e reja të martuara që synon inkurajimin e tyre për sjelljen në jetë të fëmijëve, kështu çdo “grua nën moshën 40 vjeçare që martohet për herë të parë do të ketë të drejtë për një hua preferenciale prej rreth 31,000 eurosh”.

Orban njihet për kundërshtimin e tij ndaj emigrantëve jo-europianë, të cilët ai shpesh ka thënë se përbëjnë një kërcënim për qytetërimin dhe të ardhmen e Europës.

“Në të gjithë Europën numri i lindjeve sa vjen e pakësohet gjithnjë e më shumë. Perëndimorët mendojnë se numri i ulët duhet të kompensohet nga emigrantët dhe më pas shifrat do të jenë në rregull. Por Hungaria nuk ka nevojë për shifra, por për fëmijët hungarezë,” tha Orban.

Por “plani i ri për mbrojtjen e familjes” i Hungarisë  nuk është diçka e re për Ballkanin.

Disa liderë të Ballkanit kanë lajmëruar planet e tyre ambicioze për të inkurajuar gratë dhe çiftet e reja që të nisin një familje.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç shprehu frikën e tij për numrin e ulët të lindjeve dhe rrezikun e “zhdukjes” së Serbisë në mars të vitit 2018.

“Detyra ime është ta paralajmërojë kombin për një çështjeje me rëndësi vendimtare. Nëse në Serbi nuk lindin fëmijë, nuk do të na nevojitet asgjë tjetër për t’u zhdukur,” citohet të ketë thënë ai.

Presidenti e paralajmëroi kombin për një ulje të ndjeshme në numrin e popullsisë, duke vënë në dukje se Serbia po humbet 107 vetë çdo ditë dhe se njerëzit nuk po riprodhohen mjaftueshëm shpejt.

“Ne nuk kemi fëmijë. Ky është një problem kyç për ne,” tha Vuçiç duke njoftuar formimin e një organi të ri, Këshillin e Politikave të Popullsisë.

Muaj më vonë, Serbia miratoi një Ligj mbi Ndihmën Financiare për Familjet me Fëmijë.

Kjo krijoi përfitime financiare për prindërit, me sasinë e parave që rritej në përputhje me numrin e fëmijëve të lindur në familje.

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic | Foto: predsjednica.hr

Homologia kroate e Vuçiçit, presidentja Kolinda Grabar Kitaroviç, prezantoi masat e saj demografike të ngjashme në qershor 2018, duke i quajtur “një çështje vitale për mbijetesën e Kroacisë si një vend”.

“Këto sugjerime rrjedhin nga përgjegjësia që unë ndjej si presidente e Kroacisë për mirëqenien e të gjithë popullit kroat,” raportoi N1 të ketë thënë ajo.

Si pjesë e masave, ajo përmendi përmirësimin e ekonomisë së përgjithshme, mbështetje më të madhe financiare për familjet, ditë pushimi dhe leje familjare.

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, i cili që atëherë është arratisur në Hungari për të shmangur burgun, gjithashtu ngriti disa herë shqetësime demografike në vitin 2015, duke premtuar se do ta bënte këtë çështje një përparësi shtetërore.

“Nuk ka ekonomi pa popull, nuk ka shitje pa konsumatorë, nuk ka shkolla pa fëmijë, nuk ka komuna pa qytetarë, nuk ka shtet pa popull,” tha ai në dhjetor të atij viti.

“Shifrat janë të pamëshirshme dhe tregojnë qartë se ne kemi pasur një rënie të madhe në numrin e lindjeve,” tha ai në një konferencë për shtyp.

Megjithatë, pas rishikimit të vendimeve të ndryshme të qeverisë të hartuara për të stimuluar numrin e lindjeve, duke përfshirë ndihmën financiare dhe rregullore të tjera, Gruevski foli i kujdesshëm për dobinë e tyre.

Ai tregoi se masa të tilla nga ana e qeverisë nuk ishin përgjigja e plotë.

Zgjidhja për një popullsi të plakur ose për një rënie të numrit të popullsisë qëndron në “familjet, vlerat, idealet tona dhe te të rinjtë”, vuri në dukje ai.

Etiketa: BallkanekonomiFamiljeGruevskihuaHungariLigjMasambështetjeNikola GruevskiOrbanpresidenteSerbiSerbiashkollataksaTaksatuljeViktor Orbanvuçiç
Tjetri
KPK ngre dyshime për pasurinë e ndihmëses ligjore Ana Golloshi

KPK shkarkon nga detyra kandidaten për magjistrate, Ana Golloshi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.