AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Mandate që nuk digjen

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lulzim Basha, duke folur per gazetaret, pasi ka votuar per te zgjedhur kryetarin e partise Demokratike, ne ambientet e selise qendrore te PD ne Tirane, me parimin, nje anetar nje vote. Ne gare per kryetar te PD eshte ai vete dhe Eduart Selami.
/r/n/r/nLulzim Basha, speaks for the reporters after he votes to elect the DP new leader, in the democrats headquarters in Tirana, with the principle one member one vote.

Partia Demokratike në opozitë ka kërcënuar me djegie të mandateve të deputetëve të saj. Kodi zgjedhor e bën paksa të vështirë një ushtrim të tillë.

Lulzim Basha duke folur me gazetarët pas seancës parlamentare | Foto nga : Malton Dibra/ LSA

Bojkoti i punimeve të Kuvendit të Shqipërisë ka qenë një nga politikat më të kritikuara nga ndërkombëtarët të ndjekura nga opozitat politike në Shqipëri dhe sërish ka qenë një politikë e zbatuar shpesh si nga PS, ashtu edhe nga PD. Megjithatë, kërcënimi i udhëheqësit të opozitës Lulzim Basha për “djegie” të mandateve të deputetëve të tij (partia tjetër parlamentare, LSI nuk ka mbajtur ende qëndrim), duket se do të jetë një gjë më e lehtë të thuhet se sa të bëhet.

Bojkoti i parlamentit ka qenë gjithmonë një nismë e kollajtë e opozitave dhe veçanërisht e papëlqyer nga ndërkombëtarët, të cilët, sa herë që ka patur bojkot, aq herë kanë bërë presion mbi opozitat përkatëse për të hequr dorë nga bojkoti, për të respektuar jetën parlamentare dhe për të bërë politikë parlamentare. Alternativa, politika jashtëparlamentare, besohet se nuk prodhon gjë tjetër veçse konflikt.

Ndryshe nga bojkoti, heqja dorë nga mandatet nuk është praktikuar në Shqipëri në të shkuarën dhe se si mund të funksionojë ajo në praktikë mbetet për t’u parë. Në pamje të parë, një dorëheqje në grup nga mandatet e deputetëve është një lloj mase që heq edhe rrezikun e presionit të ndërkombëtarëve. Nëse deputetët heqin dorë nga mandatet, ndërkombëtarët e kanë të vështirë që të kërkojnë të rimarrin mandatet. Por në anën tjetër, për shkak se sistemi zgjedhor aktual i dakordësuar në vitin 2008 mes Sali Berishës dhe Edi Ramës synoi të forcojë kryetarin në dëm të deputetit, mandati i një deputeti të dorëhequr apo të vdekur i transferohet partisë (nënkupto kryetarit) përkatës. Dhe kodi zgjedhor sanksionon që partitë politike përkatëse të garojnë me lista kandidatësh aq të gjata sa janë edhe mandatet në garë.

Për shembull, nëse në Tiranë zgjidhen 34 deputetë, çdo parti garuese duhet të kandidojë jo më pak se 34 kandidatë, pavarësisht se synimi i saj mund të jetë zgjedhja e një kandidati. Në kushte normale, kjo është një tallje me demokracinë. Partitë e vogla e kanë kuptuar këtë përmes vuajtjeve. [Lexo këtu]

Por fakti është që Partia Demokratike në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2017, ka kandiduar në Tiranë 50 vetë për 34 mandate deputetësh, nga të cilat ajo fitoi 11 mandate. Kjo bën që, në rast se Lulzim Basha, deputeti i parë i listës së demokratëve në Tiranë, “djeg” mandatin, Gerti Bogdani, kandidati i 12 i kësaj liste, të marrë mandatin e Bashës. Nëse Bogdani refuzon mandatin, në listën e pritjes gjenden edhe 38 kandidatë të tjerë. [Për listën e plotë të kandidatëve të PD në zgjedhjet e fundit, kliko këtu]

Situata është e ngjashme edhe në qarqet e tjera. Në Shkodër, lista e demokratëve ka 18 kandidatë nga të cilët, pesë janë deputetë. në Vlorë janë 13 kandidatë për tre deputetë ndërsa në Elbasan janë 20 kandidatë për 3 deputetë.

Në rast se PD me të vërtetë i djeg mandatet duke u dorëhequr prej tyre, ajo duket se do ta ketë të vështirë të ruajë listat e saj të gjata me kandidatë që të mos pranojnë mandatet e të dorëhequrve. Nga pikëpamja praktike, prania e deputetëve fasadë të opozitës në parlament mund të mos ketë ndonjë rëndësi. Por “djegia” e mandateve, si propozim politike ekstreme dhe përshkallëzuese mund të humbasë peshën, në rast se disa nga demokratët e fundit të listave pranojnë të marrin rrogat dhe komoditetet e deputetit për dy vitet e ardhshme. Në të gjitha rastet, procesi ligjor i “konstatimit të vakancës” dhe plotësimit të saj, pritet të zgjasë me muaj.

Alternativa tjetër duket se është “djegia” e mandateve pa dorëheqje, por kjo thjeshtë sa do të jetë bojkot me një emër të ri. Në këtë rast, demokratët mund të vihen edhe një herë nën trysninë e ndërkombëtarëve për te hequr dorë nga bojkoti dhe për të bërë politikë në parlament, një histori e përsëritur sa e sa herë përgjatë tre dekadave të fundit.

Etiketa: BashadeputetDibraEdi RamelbasangazetarKodi ZgjedhorkonfliktLSILulzim BashamandatetparlamentPartiaPartia DemokratikePDPSQarqetSHShkodërshqipShqipërisistemi zgjedhorZgjedhjet
Tjetri
Përça e Sundo: Si e Humbi Rumania Luftën Kundër Korrupsionit

Rumunët mbështesin ish-prokuroren pasi akuzohet për korrupsion

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.