AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Tahirit i komunikohen akuzat për trafik e krijim të grupit kriminal

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, duke dalë nga dyert e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku i janë komunikuar akuzat. Foto:Edmond Hoxhaj/BIRN

Prokurorët e Krimeve të Rënda i komunikuan ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri akuzat për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike, krjimin e grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion. Tahiri i cilësoi hetimet ndaj tij “të komanduara politikisht”.

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, duke dalë nga dyert e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku i janë komunikuar akuzat. Foto:Edmond Hoxhaj/BIRN

Prokurorët e Krimeve të Rënda i komunikuan mesditën e të enjtes rreth orës 13:00 akuzat ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Prokurorët e akuzojnë Tahirin për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike , krjimin e grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion.

Pasi ka dalë nga ambjentet e prokurorisë ku qëndroi për rreth një orë Tahiri i cili shoqërohej nga avokati i tij Maks Haxhia e quajti hetimin e zhvilluar ndaj tij si “të komanduar politikisht”.

Prokuroria e akuzon Sajmir Tahirin si pjesë e bandës së Habilajve, një grup personash që u arrestuan në Itali dhe Shqipëri, për trafik të sasive të mëdha të kanabisit. Emri i ish-ministrit ishte përmendur edhe më herët në lidhje me të dyshuarit, pasi ai u kishte shitur atyre një makinë e cila vijoi të qarkullonte edhe pas shitjes si e rregjistruar me emrin e tij. Ai po ashtu rezultoi të përmendej edhe në përgjimet e realizuara nga policia italiane gjatë kohës që ajo ndiqte Moisi Habilaj dhe të akuzuar të tjerë të grupit.

Tahiri i ka mohuar akuzat. Ai i ka cilësuar Habilajt kushurij të largët, duke pretenduar se e vetmja marrëdhënie me ta ka qenë shitja e makinës. Pasi doli nga prokuroria ai mbajti të njëjtin qëndrim. “Akuza ishte trafik droge, krijim i grupit të strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Unë besoj…, nuk më vjen ndërmend ndonjë tjetër, por pas Aldo Bares unë jam i dyti me këtë akuzë”, tha Tahiri duke ironizuar prokurorinë, të cilën po ashtu e akuzoi për “proces politik”.

“Kur themi i komanduar, kam parasysh politikën, krimin dhe drejtësinë që janë aq bashkë sa është edhe Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë. Nuk janë ndarë ende dhe unë po e shoh”, pohoi Tahiri para mediave të enjten duke shtuar se drejtësia italiane i ka dhënë të drejtë duke mos gjetur lidhje mes tij dhe anëtarëve të grupit të “Habilajve”.

Prokuroria për Krime të Rënda bëri me dije të mërkurën se kishte përfunduar hetimet ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-zyrtarëve të lartë të policisë të dyshuar si të përfshirë në trafikun e drogës me bandën e Habilajve.

Ky veprim i organit të akuzës erdhi pas vendimit të gjykatës tre javë më parë, që i kufizoi kohën prokurorëve të Krimeve të Rënda Vladimir Mara dhe Dritan Prençi që po hetojnë ish-Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, duke u kërkuar atyre që të dalin me një vendim përfundimtar deri më datë 10 mars.

BIRN ka mësuar se në dosjen në ngarkim të Tahirit, veç të dhënave të siguruara nga drejtësia italiane janë pasqyruar edhe datat e udhëtimeve të ish-ministrit të brendshëm në vendet fqinj.

Më herët më 17 janar 2019, Prokuroria për Krime të Rënda vendosi shtyrjen e afateve të hetimit me tre muaj të tjerë për Tahirin, në pritje të përgjigjeve të letër-porosive të dërguara nga autoritetet e drejtësisë italiane dhe atyre të Malit të Zi. Po ashtu u vendos shtyrja e hetimit edhe për Jaeld Çelën, por të dy ata vendosën të kundërshtojnë me ankim në gjykatë.

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-kreu i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për implikim në trafikun e narkotikëve, e kryer nga një organizatë e krimit të organizuar e drejtuar nga vëllezërit Habilaj.

Tahiri i ka mohuar akuzat, ndërkohë që ish-kreu i Policisë së Vlorës ndodhet prej një viti e gjysmë në arrati së bashku me dy drejtues të tjerë të policisë lokale, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode.

Anëtarët e organizatës së drejtuar nga vëllezërit Habilaj u ndaluan në tetor të vitit 2017 nga autoritetet italiane, teksa po tentonin të trafikonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike nga Shqipëria drejt vendit fqinj. Po në vjeshtën e vitit 2017, në Babicë të Vlorës, në magazinën e Armando Koçerrit u gjetën dhe sekuestruan rreth 4 ton cannabis sativa, episod ky që u shoqërua me procedim penal edhe në Shqipëri.

Çështja penale ndaj ish-ministrit Tahiri filloi në tetor 2017, pas publikimit të disa përgjimeve të anëtarëve të grupit “Habilaj”, të cilët përmendnin emrin e Tahirit dhe aludonin se i kishin blerë dhurata. Gjatë kësaj periudhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka shtyrë pesë herë afatin e hetimeve, duke pretenduar se ishte në pritje të marrjes së letër-porosive nga Italia dhe Mali i Zi.

Tahiri ishte akuzuar edhe më herët për lidhje me vëllezërit Habilaj, me të cilët ka edhe një lidhje farefisnore dhe u kishte shitur një makinë, të cilën më pas e kishte ri përdorur, por një hetim mbi këtë u mbyll pa rezultat.

Etiketa: AkuzaAnkimBIRNDrejtësiaDritan PrençiDrogeEmriGjykatësHabilajHetimHetimetItaliItaliaKorrupsionKrimeLokaleMaliMali i ZiMoisi HabilajNarkotiknarkotikëParaPoliciaprocedimprokurorProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaProkuroria për Krime të RëndaSaimir TahiriSajmir TahirishqipShqipëriShqipëriaSokol BodeTrafikTrafik DrogeVendimVladimir MaraVlorë
Tjetri
Jaeld Çela kundërshton nga arratia shtyrjen e hetimeve ndaj tij

Gjykata rrëzon kërkesën e prokurorit për zbutje të akuzave ndaj Suel Çelës

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.