Kandidatja për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Marsida Xhaferllari do të përballet të hënën me procesin e vetingut. Si ka ndryshuar pasuria e saj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Kandidatja për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – organ i ri kushtetues i krijuar si pjesë e reformës në drejtësi, Marsida Xheferllari do të përballet të hënën në orën 11:00 në seancë dëgjimore me gjetjet e hetimit administrativ të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese e KPK-së përbëhet nga komisionerët Firdes Shuli, Etleda Çiftja dhe Roland Ilia.
Xhaferllari e ka filluar karrierën si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, ku ka shërbyer nga viti 1999 deri në vitin 2007. Në periudhën dhjetor 2007 deri në shtator 2008, ajo ka punuar si këshilltare e Ministrit të Drejtësisë dhe nga shtatori 2008 e deri në janar 2013, si drejtor në Drejtorinë e Kodifikimit si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve të Drejtësisë në Ministrin e Drejtësisë. Në vitin 2013 Xhaferllari u emëruar kryeinspektorë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, një post që ajo e ka mbajtur deri zëvendësimin e KLD-së me Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Përveç kandidaturës për Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Xhaferllari ka kandiduar gjithashtu për një nga vakancat e hapura për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit të kalimtar, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të znj.Marsida Xhaferllari nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF].
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut. Pjesë e kësaj analize nuk janë bërë të ardhurat dhe asetet e ish bashkëshortit të subjektit, z. Julian Xheko.
Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se në vitin 2003, para fillimit të detyrës gjyqtare në Gjykatën e Fiert, subjekti nuk kishte pasuri. Ndërkohë pasuria e saj e deklaruar në ILKDPKI në 31 dhjetor 2017, kap një vlerë prej 4.2 milionë lekë duke regjistruar një rritje vjetore prej 302 mijë lekë. Kjo pasurie përbëhet e gjitha nga likuiditete të depozituara në llogari bankare.
Të ardhurat e znj.Xhaferllari në periudhën deklaruese kapin një vlerë prej 25 milionë lekë. Rreth 66 % e këtyre të ardhurave vijnë nga paga për shkak të funksionit, 5.5 % nga mësimdhënia në shkollën ë Magjistraturës dhe në disa institucione private të arsimit të lartë, si dhe 28.6 % nga angazhimi në projekte të shoqërisë civile.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq' që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklaratat që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik nuk u identifikuan probleme.
Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.
Deklarata e pasurisë së vitit 2003
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al