AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Prokuroria merr të pandehur Salianjin për “kallëzim të rremë”

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ervin Salianji në Gjykatën e Krimeve të Rënda, pasi kundërshtoi zgjatjen e hetimeve për çështjen e njohur si “Babale” Foto:LSA

Salianji është i akuzuari i katërt për audio-përgjimin denoncues ndaj vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj. Ish-deputeti demokrat: Jam nën akuzë për denoncimin tim të faktuar ndaj qeverisë.

Ervin Salianji në Gjykatën e Krimeve të Rënda, pasi kundërshtoi zgjatjen e hetimeve për çështjen e njohur si “Babale” Foto:LSA

Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi të marrë të pandehur për “kallëzim të rremë” Ervin Salianjin, ish-deputet i Partisë Demokratike që pas dorëzimit të mandatit. Salianji është i pandehuri i katërt i çështjes së audio-përgjimit, ku aludohej se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj bisedonte me një trafikant lëndësh narkotike; audio-përgjim që sipas Prokurorisë është i sajuar.

I kontaktuar nga BIRN, ish-deputeti Salianji ironizoi vendimin e Prokurorisë, duke kujtuar që “trafikanti ndërkombëtar që e ka kallëzuar është në burg, ndërsa vëllai i tij ministër është shkarkuar”.

“Sot jam nën akuzë për denoncimin tim të faktuar ndaj qeverisë. Ky rast më bën të luftoj edhe më shumë që padrejtësia mos kthehet normë në shoqëri dhe që ligji të jetë i barabartë për të gjithë dhe jo të përdoret si instrument për të kërcënuar denoncuesit,” reagoi Salianji.

Denoncimi në fjalë u bë publik në maj në një konferencë për shtyp të thirrur nga Partia Demokratike. PD publikoi “audio-përgjimin”, duke thënë se Agron Xhafaj, i dënuar më parë në Itali për drogë, ishte angazhuar sërish në trafik narkotikësh. Denoncimi u përgënjeshtrua  nga ish-ministri i Brendshëm dhe kryeministri Edi Rama, të cilët pretenduan që në fillim se zëri në audio nuk ishte i Agron Xhafajt.

Megjithatë, Agron Xhafaj deklaroi përmes një letre publike se po dorëzohej për të kryer dënimin në Itali, pasi kishte dorëzuar zërin për ekspertizë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Prokuroria i nisi fillimisht hetimet për trafik narkotikësh, por i devijoi më pas ato ndaj personazheve të përfshirë në audio-përgjim, të cilët u akuzuan për kallëzim të rremë të kryer në bashkëpunim. Me kërkesë të saj, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e arrestit me burg për Albert Veliun, i njohur edhe si Babale dhe Fredi Alizotin si dhe masën e detyrimit për paraqitje për gazetarin Jetmir Olldashi.

Vendimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të marrë të pandehur Salianjin u komentua edhe nga Partia Demokratike përmes një njoftimi për shtyp.

“Edi Rama dhe prokuroria e tij politike nuk do t’ia mbyllin dot gojën opozitës! Partia Demokratike është e vendosur të denoncojë çdo aferë që provon se Qeveria Rama është produkt dhe peng i krimit të organizuar,” thuhet në deklaratën e PD-së.

Etiketa: BabaleBIRNBurgdeputetEdi RamaErvin SalianjiFatmir XhafajGjykataGjykatëHetimetItaliKryeministri Edi RamaMASNarkotiknarkotikëPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePDProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaQeveriaQeveria RamaRamaSHTrafikVendimi
Tjetri
Charlie dhe faktori mediatik anti-mysliman

Perëndimi miqësor me Faraonin

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.