AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Ambicia që i nevojitet Europës

Dominique MoisingaDominique Moisi
7 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti francez Emmanuel Macron. 8 maj 2019. Foto: (Francois Guillot/Pool Photo via AP)

Ndërsa Europa e viteve 1950 ishte e dëshpëruar për të siguruar paqe dhe liri, e mbështetur nga sisteme dhe vlera liberale demokratike, Europa e vitit 2019 po zgjedh partitë nacionaliste dhe populiste të cilat po e dëmtojnë në mënyrë aktive atë përpjekje. Ky nuk është një status quo që dikush – sidomos jo Gjermania – duhet ta mbrojë.

Presidenti francez Emmanuel Macron. 8 maj 2019. Foto: (Francois Guillot/Pool Photo via AP)

Presidenti francez Emmanuel Macron së fundmi prezantoi platformën e tij për zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Europian. Reagimet zyrtare ndaj qasjes së tij – të përshkruara në një koment të publikuar në të njëjtën kohë në të gjitha vendet e Bashkimit Europian – ishin kryesisht pozitive, madje edhe me kryeministrin euroskeptik të Hungarisë, Viktor Orban, dhe Liviu Dragnean e Rumanisë, duke miratuar axhendën e tij (për arsye taktike). Por, në mes të të gjithë këtij miratimi, një zë i dukshëm mungonte: Gjermania.

Anegret Kramp-Karrenbauer (e njohur si AKK) – udhëheqësja e re e Unionit Kristian Demokratik dhe pasardhësja e mundshme e Angela Merkel si kancelare e Gjermanisë – beson se vizioni i Macronit është tepër ambicioz dhe jo mjaftueshëm pragmatik. Përgjigjja e saj ndaj platformës së tij në mënyrë implicite sfidoi angazhimin e Francës për një Europë më të centralizuar.

Së pari, ajo mbështet idenë që BE-ja të ketë një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara – një privilegj që, në Europë, aktualisht e gëzon vetëm Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Së dyti, ajo theksoi nevojën për “heqjen e anakronizmit”, duke përfshirë edhe mbajtjen e takimeve të Parlamentit Europian vetëm në Bruksel, në vend që të vazhdojë të mbajë seanca mujore në Strasburg.

Por, nëse ka ndonjë anakronizëm po dëmton Europën, ai është angazhimi i Gjermanisë ndaj status quo-së. Përtej disa ideve për atë që Franca mund të sakrifikojë për Europën, propozimet e AKK-së nuk sollën asgjë të re në tryezë – sigurisht që nuk kishte asnjë ide për atë që mund të ofrojë në këmbim Gjermania. Siç më tha një mik gjerman, i cili luajti një rol të rëndësishëm politik në vendin e tij në vitet 1990: “Ka shumë ide në anën franceze dhe shumë pak në atë gjermane.”

Çfarëdolloj arsyeje të përbashkët mund të ketë ekzistuar midis Francës dhe Gjermanisë më parë, ajo tashmë i ka lënë vendin një ndarjeje. Kjo është një përplasje jo vetëm e personaliteteve apo edhe e domosdoshmërive politike, por e nostalgjive: Franca dëshiron madhështinë e epokës Charles de Gaulle, ndërsa Gjermania kujton me dashamirësi stabilitetin e rehatshëm të Republikës së Bonit.

Në shtator 1989 – pak para rënies së Murit të Berlinit, kur komunizmi europian tashmë kishte filluar të shpalosej –  mora pjesë në një konferencë në Frankfurt, ku i thashë një audience bankierësh gjermanë se brenda pak vitesh Europa dhe Gjermania do të të ribashkoheshin. Mosmiratimi i tyre ishte i dukshëm. Edhe nëse bashkimi ishte i mundur – nuk kishte gjasa, në sytë e tyre, pasi Bashkimi Sovjetik nuk do të pranonte kurrë – pse do të donte dikush të rrezikonte me historinë, duke ndryshuar një politikë që po funksiononte aq mirë, të paktën për Gjermaninë Perëndimore?

Ndërsa Gjermania ankohet për humbjen e stabilitetit të saj të rehatshëm, Franca mendon se nostalgjia e saj për madhështinë po përmbushet. Franca nuk mund ta rimarrë e vetme lavdinë e saj të mëparshme. Por, si një udhëheqëse e BE-së, ajo mundet. Çelësi është që Europa të mbetet ambicioze – një domosdoshmëri që fiksimi i Gjermanisë me status quo-në vazhdon ta pengojë.

Çështja, natyrisht, është se cili vend po mbështet një qasje që i shërben Europës në tërësi. Përgjigjja është e qartë: Franca.

Në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po përqafojnë izolacionizmin, Europa nuk mund të mbështetet më te parteri i saj më i rëndësishëm ndërkombëtar. Ndërkohë, lojtarët që po (ri)lindin, sidomos Kina dhe Rusia, po punojnë shumë për të ndërtuar fuqinë dhe ndikimin e tyre.

Në përgjigjen e saj ndaj Macronit, AKK duket se i njeh sfidat që nënkupton kjo gjë. Ajo pyet, për shembull, “a duam ne që e ardhmja jonë të përcaktohet nga vendimet strategjike të Kinës apo Shteteve të Bashkuara, apo duam të luajmë një rol aktiv në formësimin e rregullave të bashkëjetesës së ardhshme globale?”

Ajo që AKK nuk arrin të kuptojë është se një Europë ambicioze ka një shans shumë më të mirë për të konkurruar në këtë mjedis sesa një Europë e amullt. Në këtë kuptim, Gjermania, dikur nxënësja më e mirë në klasën europiane, po sillet si anëtarja e saj më përtace dhe më kokëfortë.

Për afro 30 vjet, europianët kanë kërkuar një narrativë të re, një që është më pak për t’i rezistuar negatives sesa për të mishëruar pozitiven. Liderët e Europës e kërkuan këtë te integrimi. Në kohën kur BE-ja zëvendësoi Komunitetin Ekonomik Europian në vitin 1993, qëllimi i Europës ishte të krijonte europianë, të bashkuar nga vlerat, interesat dhe deri në një farë mase identiteti.

Programi Erasmus, i krijuar në vitin 1987, supozohej ta çonte përpara këtë qëllim. Në një darkë ku mora pjesë në mesin e viteve 1990, Kancelari gjerman Helmut Kohl ishte entuziast për planin. Ai besonte se shkëmbimet nga të rinjtë – ndarja e ideve dhe kulturave, së bashku me picën dhe birrën – do të krijonte një brez europianësh. Ata do të krijonin familje europiane, me fëmijë europianë. Lufta midis tyre do të ishte e pakonceptueshme.

Pothuajse tre dekada më vonë, Europa mund të mos kthehet dot nga e para pas këtij dështiimi, por sigurisht që po bën pas. Ndërsa Europa e viteve 1950 ishte e dëshpëruar për të siguruar paqe dhe liri, e mbështetur nga sisteme dhe vlera liberale demokratike, Europa e vitit 2019 po zgjedh partitë nacionaliste dhe populiste të cilat po e dëmtojnë në mënyrë aktive atë përpjekje. Ky nuk është një status quo që dikush duhet ta mbrojë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. The Ambition Europe Needs

Etiketa: Angela MerkelBashkimi SovjetikBashkimit EuropianBEBrukselEmmanuel MacronEuropaFamiljeFrancaGjermaniaIntegrimiKinakomunizmiLuftaMacronMbretëria e BashkuarMerkelMjedisOrbanpaktpaqeParaProject SyndicateRusiaSeancaSHshtatorShtetet e BashkuaraStrasburgVendimetViktor OrbanZgjedhjet
Tjetri
Ankimi ndaj Alma Bratit: Kolegji i jep kohë Komisionerit të njihet me provat

KPA i jep kohë gjyqtares Alma Brati të njihet me analizën financiare

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.