AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLP i hap rrugën drejt Prokurorisë bashkëshortit të deputetes Felaj

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë gjatë mbledhjes së 21 janarit 2019.

Bledar Valikaj e fitoi të drejtën për t’u promovuar prokuror përmes një gjyqi kundër Presidencës. KLP votoi pro kërkesës së tij me gjashtë vota pro dhe katër kundër.

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë gjatë mbledhjes së 21 janarit 2019.

Me gjashtë vota pro dhe katër kundër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë i hapi rrugën Bledar Valikajt për t’u emëruar prokuror gjatë mbledhjes së të hënës. Valikaj, oficer i policisë gjyqësore dhe bashkëshort i deputetes socialiste, Ermonela Felaj i kërkoi KLP-së që të ekzekutonte vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, KLP bëri me dije se miratoi me 6 vota pro dhe 4 kundër kërkesën e Bledar Valikajt për ekzekutimin e vendimit të formës së prerë të Gjykatës Administrative të Apelit me nr.309 dt.06.02.2019.

Në njoftim sqarohet se kundër miratimit kanë votuar anëtarët Kostaq Beluri, Nurihan Seiti, Arben Dollapaj dhe Bujar Sheshi, të cilët argumentuan kundër marrjes së një vendimi përpara ndjekjes së hapave të tjerë gjyqësorë.

Ndërsa kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi ka sqaruar se Këshilli nuk ka qenë pjesë gjatë shqyrtimit të kësaj çështjeje, thelbi i së cilës sipas tij është tashmë i ezauruar nga gjykata me vendim të formës së prerë. I të njëjtit mendim ka qenë edhe anëtari Tartar Bazaj.

“KLP është e detyruar të zbatojë një vendim të formës së prerë dhe ta kalojë kërkuesin për rivlerësim pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit,” mësohet të ketë thënë Bazaj.

Bledar Valikaj ishte pjesë e një liste prej 9 kandidatësh që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ia propozoi Presidentit Bujar Nishani për dekretim si prokurorë në nëntor 2015.

Kërkesa për promovimin e Valikajt u rrëzua në heshtje nga Presidenti i Republikës.

Valikaj e paditi Presidencën në Gjykatën Administrative, duke pretenduar se kishte plotësuar kriteret dhe kishte fituar konkursin për t’u emëruar prokuror në Kukës, dhe se vendimi i Presidentit ishte i paligjshëm. Pasi e fitoi gjyqin në të dyja shkallët, Valikaj iu drejtua KLP-së me kërkesën për ekzekutimin e vendimit gjyqësor.

Në njoftimin për mediat, KLP tha se vendosi të fillojë procedurat e verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidatin për prokuror, Bledar Valikaj.

“Institucionet e ngarkuara nga ligji me detyrën e verifikimit të pasurisë dhe figurës së kandidatëve për prokurorë janë të ftuar të kryejnë verifikimet e nevojshme jo më vonë se 45 ditë kalendarike nga data e marrjes së shkresave,” përfundon njoftimi i KLP-së.

Etiketa: AdministrativeAdriatikAdriatik LlallaArben DollapajBledar ValikajBujar NishaniBujar SheshiErmonela FelajGent IbrahimiGjykataGjykatëGjykatësGjyqGjyqiKLPKostaq BeluriNurihan SeitiprokurorSHTartar BazajVendimVendimiVota
Tjetri
KPK nxjerr në dritë problemet me figurën dhe pasurinë e prokurorit Fatmir Lushi

KPK nxjerr në dritë problemet me figurën dhe pasurinë e prokurorit Fatmir Lushi

marta kos edi rama

Protestuesit e quajnë fitore tërheqjen e Ramës nga ligjet për mjedisin

17:25 | 15/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Incineratori i Fierit, të pandehurit kundërshtojnë riçeljen e gjykimit në Apel

14:44 | 15/07/2026
Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.