AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Profesori i akuzuar për shpifje nga Conad i qëndron deklaratës në Facebook

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Çekiçi i gjyqtarit | Foto ilustrim nga Wikimedia

Ilir Ciko, një qytetar që publikoi një foto dhe një koment kundër rrjetit të supermarketeve Conad, u akuzua për shpifje nga kompania “Food Trade”, ndërsa në seancën e parë në gjykatën penale Ciko refuzoi kërkesën për pajtim duke deklaruar se i qëndron komentit të bërë në rrjetin social Facebook.

Çështja kundër Cikos po gjykohet në Gjykatën e Tiranës

Kompania “Food Trade” ngriti akuza penale për shpifje ndaj një klienti të saj i cili u ankua në rrjetin social Facebook për fshirje të datës origjinale të skadencës së një produkti të importuar nga Italia, proces që filloi në gjykatën penale të Tiranës të martën më 26 mars.

Ciko pati shkruar në Facebook në 2 shkurt se një pako me kërpudha të blera në një nga supermarketet Conad në Tiranë kishte një datë prodhimi në etiketën në shqip bashkë me çmimin ndërsa poshtë saj, në etiketën italiane, data e skadencës ishte fshirë. Ciko ankohet gjithashtu për çmimin shumë më të lartë në lekë në krahasim me çmimin e etiketës origjinale në euro. [Link statusi]

Kompania “Food Trade” angazhoi dy avokatë për të ngritur padi penale për shpifje në bazë të nenit 120 të kodit penal.

Në kërkesën e saj para gjykatës, kompania deklaron se nuk e ka hequr datën e skadencës dhe argumenton se produktet e freskëta nuk mbajnë datë skadence dhe se ajo nuk ka shkelur asnjë ligj.

“I akuzuari, duke përdorur dhëniet e rreme, në mënyrë të qëllimshme ka cenuar nderin dhe dinjitetin e viktimës akuzuese, duke konsumuar në këtë mënyrë elementët e kundravajtjes penale të “Shpifjes”, shkruhet në kërkesën e kompanisë para gjykatës.

Në seancën e parë, gjyqtari i kërkoi palëve të shqyrtonin mundësinë e pajtimit, ndërsa Ciko deklaroi pas gjyqit se i qëndron statusit të tij dhe se do të luftojë akuzën e ngritur në emër të lirisë së fjalës.

“Si çdo konsumator, më 2 Shkurt 2019, kam blerë një produkt ushqimor (kërpudha) në një nga dyqanet (Rruga e Kavajës) e Conad Albania në Tiranë. Produkti kishte etiketën në shqip të vendosur në mënyrë të dyshimtë mbi etiketën origjinale italiane. Pas heqjes së etiketës në shqip, vura re se informacioni mbi skadimin e produktit në etiketën italiane ishte gërvishur duke fshirë datën që ndodhej në të,” deklaroi Ciko.

“I shqetësuar nga një praktikë e tillë, në dukje e padrejtë, mashtruese dhe e dëmshme, kam shkruar një postim në Facebook rreth këtij rasti, duke ngritur pyetjen se kush duhet të mbrojë shqiptarët nga Conad dhe kompani të ngjashme që tregtojnë produkte ushqimore,” shtoi ai.

Akuzat penale për shpifje janë të rralla në Shqipëri për shkak të tendencës së përgjithshme drejt dekriminalizimit të shpifjes si masë për forcimin e lirisë së fjalës. Megjithatë, Kuvendi i Shqipërisë, në vitin 2012, kur u shfuqizua dënimi me burg për shpifje e la në fuqi shpifjen si kundravajtje penale.

Etiketa: AkuzaAkuza penaleBurgEuroFacebookGjykatëGjykatësItaliaKodit PenalKuvendiLigjMASpadiParaShpifjeshqipShqipëriTiranë
Tjetri
Kolegji shqyrton apelimin e Komisionerit Publik ndaj gjyqtarit Edmond Islamaj

Legalizimi i dokumenteve shtyn gjyqin ndaj gjyqtarit Edmond Islamaj

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.