AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Falsifikime për të lehtësuar pagesat ndaj OSHEE, dënohen 4 zyrtarë në Dibër

Hysen LikdishangaHysen Likdisha
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një makinë policie në qendër të qytetit të Peshkopisë. Foto:Sami Curri.

Katër zyrtarë lokalë në Trebisht, Dibër u gjetën fajtorë nga gjykata pasi lëshuan vërtetime false për të ndihmuar banorët të shlyenin me këste më të vogla pagesat ndaj OSHEE. Avokatja e të akuzuarve njoftoi apelim të vendimit.

Qyteti i Peshkopisë. Foto:Sami Curri.

Katër zyrtarë lokalë në Trebisht, Dibër u gjetën fajtorë nga gjykata pasi lëshuan vërtetime false për të ndihmuar banorët të shlyenin me këste më të vogla pagesat ndaj OSHEE.

Gjykata e Dibrës dënoi me nga 16 muaj shërbim prove administratorin e Njësisë Administrative Trebisht të bashkisë Bulqizë dhe 2 zyrtarë të tjerë të kësaj njësie. Një nëpunës i katërt u dënua me 8 muaj shërbim prove.

Avokatja Merita Velia pretendoi pafajësi për të katër të akuzuarit dhe tha se do të apelonte vendimin.

Vendimi i gjykatës ndaj Fitim Ballës, Administrator i Njësisë Administrative Trebisht të bashkisë Bulqizë dhe 3 punonjësve të kësaj njësie, Rasim Sinanaj, Vebi Cenaj dhe Edmond Osmani u dha në muajin Mars.

Prokuroria, që kishte ngritur akuza ndaj tyre një vit më parë,  kishte kërkuar shpalljen fajtorë të të katër të akuzuarve dhe dënimin e tyre me burg për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Gjykata ka pranuar këtë kërkesë të prokurorisë dhe ka dënuar me 8 muaj burg administratorin dhe dy nga zyrtarët, dënim që e ka konvertuar me 16 muaj shërbim prove. Edmond Osmani është dënuar me 6 muaj burg që i është konvertuar në 8 muaj shërbim prove.

Prokuroria pretendoi se të akuzuarit, në cilësinë e punonjësve të njësisë administrative, kishin marrë dhe lëshuar vërtetime për kryefamiliarë të kësaj njësie, sikur ata të ishin pjesë e skemës së trajtimit me ndihmë ekonomike.

Sipas prokurorisë përfituesit e këtyre vërtetimeve merrnin lehtësi në këstet që duhej të paguanin për detyrimet e prapambetura të faturave të energjisë elektrike ndaj OSHEE. Akuza pretendoi se personat do të paguanin këste më të ulëta edhe pse në fakt nuk ishin pjesë e skemës së ndihmës ekonomike dhe ishin të punësuar.

Merita Velia, avokatja e të akuzuarve, njoftoi apelim të vendimit, ndërsa i pati kërkuar gjykatës t’i shpallte ata të pafajshëm. Të akuzuarit sipas mbrojtjes nuk kishin “shkaktuar dëm ekonomik shtetit, por vetëm ulje të vlerës monetare të shlyrjes së kësteve mujore të energjisë elektrike, duke zgjatur kështu në kohë shlyrjen totale të këtyre faturave”.

Mbrojtja po ashtu i kërkoi gjykatës të merrte parasysh faktin se personat ishin “të padënuar, të arsimuar dhe me sjellje korrekte që e kanë provuar edhe gjatë seancave të hetimit dhe gjykimit”.

Akuzat ndaj zyrtarëve lokalë në Trebisht janë vijim i një aksioni të qeverisë që e quajti “Reforma për Rimëkëmbjen e Sektorit të Energjisë” të nisur në tetor 2014 për të ndaluar humbjet në rrjet dhe mbledhur paratë e faturave të papaguara.

Vetëm në vitet 2014-2015 2600 qytetarë u arrestuan, siç del nga të dhënat e mara prej BIRN. Në qarkun e Dibrës 26 persona u dënuan në vitin 2016 për akuzat e vjedhjes së energjisë elektrike.  Ndërkohë konsumatorët me borxhe nënshkruan kontrata me OSHEE për të shlyer detyrimet me këste.

 

 

Etiketa: AdministrativeAkuzaApelimBanorëBIRNBorxheBurgdëm ekonomikGjykataGjykatëGjykatësMbrojtjaOSHEEProkuroriaPunëReformaSHShpërdorim detyreuljeVendimi
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar-Albana Boksi- gjyqtare e Apelit për Krime të Rënda

Skeda e pasurisë së deklaruar-Albana Boksi- gjyqtare e Apelit për Krime të Rënda

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.