AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kosova zgjedhje të jashtëzakonshme në veriun me shumicë serbe

Eraldin FazliungaEraldin Fazliu
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ura e Ibrit në Mitrovicë | Foto nga : Wikimedia

Presidenti Hashim Thaçi njoftoi zgjedhjet lokale në katër komuna me shumicë serbe në Kosovë për të zëvendësuar kryetarët e komunave që dhanë dorëheqjen vitin e kaluar, mes dyshimeve nëse partia kryesore serbe e Kosovës do të marrë apo jo pjesë në zgjedhje.

Ura e Ibrit në Mitrovicë | Foto nga : Wikimedia

Presidenti Hashim Thaçi njoftoi të hënën se në maj do të mbahen zgjedhje të parakohshme lokale në katër komunat veriore me shumicë serbe të Kosovës.

“Duke marrë parasysh kërkesën e Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe pas konsultimeve me partitë politike dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, presidenti sot mori vendim për shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për komunat e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zvecan,” thuhej në njoftim. Ai tha se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 19 maj.

Mbetet e paqartë nëse partia kryesore serbe e Kosovës, Lista Serbe, e cila mbështetet nga qeveria serbe, do të marrë pjesë në zgjedhjet e shpallura. Ajo ende nuk ka konfirmuar qëndrimin e saj dhe nuk iu përgjigj telefonatave të BIRN të hënën.

Agjencia serbe e lajmeve Tanjug njoftoi se zyrtarët e shtetit serb do të takohen të mërkurën me përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës në Beograd.

Vendimi i Thaçit vjen pasi kryetarët e komunave, të gjithë nga Lista Serbe, dhanë dorëheqjen më 17 nëntor, duke shprehur pakënaqësinë e tyre me qeverinë.

Dorëheqjet erdhën pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të vendosur një taksë 100 për qind për të gjitha importet nga Serbia dhe Bosnja. Asambleja lokale në të katër komunat në nëntor ndërpreu të gjitha komunikimet me institucionet shtetërore të Kosovës.

Kreu i zyrës së qeverisë serbe për Kosovën, Marko Djuriç, tha se asambletë lokale dhe të gjitha organet e tjera lokale do të pushonin së vepruari derisa qeveria të tërhiqte atë që ai e quajti “masë diskriminuese dhe shkelje të të drejtave të njeriut”.

Kryeministri Ramush Haradinaj refuzoi të pranojë dorëheqjet e kryetarëve të komunave për shkak të “terminologjisë së përdorur në dorëheqje, në përdorimin e termit “Kosovë dhe Metohi”, e cila është e papranueshme për Prishtinën zyrtare”, raportoi Radio Europa e Lirë.

Termi është një shprehje ekskluzivisht serbe për ish-provincën serbe.

Në janar, BIRN raportoi se katër kryetarët e komunave veriore kishin vazhduar të merrnin pagat pavarësisht nga dorëheqjet e tyre.

Qeveria vendosi taksat e importit pasi nuk u bë anëtare e organit ndërkombëtar të policisë, Interpol, gjë e cila dështoi për shkak të asaj që politikanët e Kosovës e quajtën “politikë agresive” të Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Tarifa mbetet në fuqi pavarësisht kundërshtimeve të forta të komunitetit ndërkombëtar dhe thirrjeve për tërheqjen e tarifës, e cila është e domosdoshme për vazhdimin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja midis Kosovës dhe Serbisë. Serbia vazhdon të kushtëzojë vazhdimin e dialogut me heqjen e tarifave.

Megjithatë, kryeministri Haradinaj premtoi se tarifa do të mbetet në fuqi derisa Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008. Presidenti Thaçi nga ana tjetër ka bërë thirrje për heqjen e tarifës për të ruajtur “partneritetin” e Kosovës me komunitetin ndërkombëtar dhe SHBA-në në veçanti.

Etiketa: BEBeogradBIRNBosnjaEuropaHaradinajHashim ThaçiImportetInterpolKosovaKosovëkryetarLeposaviqLokaleMASMitrovicëPagatPartiaQeveriaRamush HaradinajSerbiaSHBATaksatTanjugURAVendimVendimiVeriu i Kosovëszgjedhjezgjedhje të parakohshmeZgjedhjetZubin Potok
Tjetri
Aktivistët nga Shqipëria e akuzojnë policinë e kosovës për dhunë

Vetëvendosja e Kosovës hap qendër në Tiranë për "Bashkimin Kombëtar"

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.