AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Prokuroria kërkon dënimin me 18 vjet burg të Klemend Balilit

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Klemend Balili në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Foto: LSA.

Prokurori i Krimeve të Rënda, Ened Nakuçi paraqiti si provë të implikimit të Balilit në trafikun e lëndëve narkotike përgjimet e kryera nga autoritetet greke dhe e akuzoi atë si drejtues të një grupi trafikantësh, por avokati i Balilit e quajti “konfuze” pretencën e Prokurorisë.

Klement Balili, gjate nje seance ne gjykaten e Krimeve te Renda. Foto:LSA

Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi të hënën dënimin me 18 vjet burg për Klement Balilin, i cili akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fshehje të pasurisë dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, kërkesa e prokurorisë reduktohet në 12 vjet burg.

Gjatë seancës së zhvilluar të hënën, prokurori Ened Nakuçi tha se provat në ngarkim të Balilit ishin përgjimet e kryera nga autoritetet e drejtësisë greke dhe hetime të kryera më pas nga Prokuroria për Krime të Rënda.

“Nga përgjimet janë ngritur dyshime se Balili kishte rolin e organizatorit në trafikun e lëndëve narkotike së bashku me disa shtetas grekë. Ky grup i përbërë nga shqiptarë dhe shtetas nga Evropa Juglindore trafikonin lëndë narkotike, kryesisht kokainë, me mjete që regjistroheshin në Austri e Bullgari në emër të kompanive të ndryshme,” shpjegoi përfaqësuesi i akuzës.

Hetimi ndaj organizatës së trafikut të drogës nisi gjatë tentativës së trafikimit të një sasie lënde narkotike drejt Bullgarisë në një kamion të ngarkuar me portokalle.

Ndërsa epsiodi për të cilin akuzohet Balili, sipas prokurorit Nakuçi lidhet me trafikimin e 687.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa drejt Greqisë.

“Nga përgjimet ka rezultuar se Balili ka kryer biseda telefonike me shtetasit grekë që kujdeseshin për lëndën narkotike në vendin e tyre dhe organizonin më pas trafikimin drejt shteteve të tjera të Evropës,” tha prokurori në sallën e gjyqit. Prokuroria e akuzon Balilin se ishte ai që organizonte takimet e Petro Dalanajt me shtetasit e tjerë grekë. Si provë për këtë, prokuroria ofroi faktin se në njërin prej numrave të përgjuar të telefonit, që dyshohej se përdorej nga Balili është nisur me mesazh numri i tij i pasaportës.

Prokurori Nakuçi tha se kjo tregon se personi që ka përdorur numrin në fjalë prej nga komunikohej për organizmin e trafikut, ka qenë i pandehuri Kelmend Balili. Ai shtoi se nga përgjimet e familjarëve të të dyshuarve të përfshirë në këtë trafik, në një prej bisedave, Balili është quajtur si ‘kokë’ në Shqipëri.

“Nuk ka pse të shkojë në Greqi kur ka të tjerë që punojnë për të…Ka bërë mrekullira,” lexoi më tej prokurori, duke iu referuar pronave të tij.

Prokurori i Krimeve të Rënda u ndal edhe në veprimtaritë e tjera për të cilat akuzohet i pandehuri Kelmend Balili, atë të fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave. Në cilësinë e drejtorit të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor Sarandë, Balili ishte subjekt i deklarimit të pasurisë. Por sipas Prokurorisë, ai ka kryer deklarim të rremë, si dhe akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale.

Në përfundim të fjalës së tij, prokurori Nakuçi kërkoi dënimin e të pandehurit Kelmend Balili me 10 vjet heqje lire për trafikun e narkotikëve, 5 vjet burg për pjesëmarje në grup të strukturuar kriminal, 5 vjet burg për pastrim parash dhe 6 muaj për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë.

Në total, Prokuroria kërkoi dënimin e Kelmend Balilit me 18 vjet heqje lirie dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimin me 12 vjet burg.

Pretenca e prokurorisë është pritur me kundërshti nga avokati mbrojtës i Klemend Balilit.

Avokati Theodhori Sollaku tha pas seancës se “dikutimi i prokurorit ishte konfuz” dhe se ishte në vështirësi për të hartuar konkluzionet përfundimtare.

“Nuk u dha asnjë provë që telefonat e përgjuar kanë lidhje me klientin tim,” tha Sollaku, ndërsa shtoi se pokuroria spekuloi me numrin e pasaportës. Sipas tij, as për akuzën e pastrimit të parave, prokuroria nuk tha se cila ishte vepra penale që kishte krijuar të ardhurat, duke theksuar se edhe nëse merrej e mirëqënë akuza konkrete për tentativën e trafikimit të 687.5 kilogramëve cannabis sativa, nga kjo nuk ishin siguruar përfitime, pasi lënda narkotike ishte sekuestruar.

Sollaku i kërkoi kohë të mjaftueshme gjykatës, e cila vendosi ta shtyjë seancën për konkluzionet përfundimtare të mbrojtjes më datë 23 prill, ora 12:30.

Paralelisht me dënimin e Balilit, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar në gjykatë edhe konfiskimin e pronave të familjes së tij, mes të cilave edhe hotelin Santa Quaranta në Sarandë.

Operacioni ndaj grupit që dyshohet se drejtonte Balili u zhvillua në maj 2016, fillimisht në Greqi dhe më pas në Belgjikë. Atëherë u njofua arrestimi i 6 shqiptarëve, përfshi Dhimitër Potin dhe të vëllain, dy peshkatarët shqiptarë, Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj nga Saranda dhe disa persona të tjerë të akuzuar për përfshirje në rrjetin e narkotikëve.

Balili vetë, i cili në atë kohë ishte me detyrë drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit në Sarandë, arriti t’i shpëtonte në mënyrë misterioze arrestimit. Dosja ndaj tij dhe mosarrestimi shkaktuan një furtunë politike në kryeqytet, ndërsa dy partitë në qeverisje PS dhe LSI u përplasën për gati dy vjet mbi përkatësinë partiake të Balilit dhe cila prej tyre po e mbronte atë.

Përfshirja e DEA në operacionin e antidrogës bëri që edhe Ambasada e SHBA në Tiranë të ishte mjaft aktive në këtë rast. Më shumë se njëherë ish-ambasadori Donald Lu i akuzoi autoritetet shqiptare për neglizhencë në këtë rast.

Dorëzimi i Balilit pas tre viteve arrati u cilësua sukses i policisë nga qeveria. Pas dorëzimit Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Balilit për gjykim të shkurtuar që i kursen atij 1/3 e dënimit, nëse shpallet fajtor.

Etiketa: AkuzaAmbasada e SHBAarrestimiAustriBullgariBurgDEADosjaEned NakuçiEvropaGjykataGjykatëGjykatësgjykimGreqihetimeKelmend BaliliKlement BaliliKrimeLSIMjaftNarkotiknarkotikëoperacioniPastrim parashpretencaProkuroriProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaProkuroria për Krime të RëndaPSQeveriaSHSHBAshqipShqipërishqiptareTheodhori SollakuTrafik
Tjetri
Politikë me diasporën: Ambasadorët e rinj të Turqisë në Ballkan

I sëmuri i NATO-s

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.