AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Pensionet e reja pas reformës, 30% më të ulëta se sa para reformës

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp më 28 dhjetor 2018. Foto: Malton Dibra/LSA

Në vitin 2015, qeveria shqiptare miratoi një reformë në skemën e pensioneve, duke premtuar rritje të përfitimeve dhe rritje të moshës së daljes në pension. Tre vjet më pas, të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore të analizuara nga BIRN tregojnë se pensionet e reja të përfituara nga shqiptarët janë mesatarisht 30% më të ulëta se sa ato para reformës.

Kryeministri, Edi Rama, gjatë një seance parlamentare | Foto : LSA

Në prill 2015, kryeministri Edi Rama nën shoqërinë e Erion Veliajt, në atë kohë, ministër i Mirëqenies Sociale dhe kandidat i Partisë Socialiste për kryebashkiak të Tiranës, vizitoi Fierin dhe në një ceremoni publike deklaroi se po shpërndante pensione më të larta në bazë të skemës së re të krijuar nga reformimi i sistemit kombëtar të pensioneve.

Sipas një njoftimi publik të kryeministrisë në atë kohë, “si kryeministri Rama ashtu edhe Ministri Veliaj theksuan se me reformën e re të pensioneve është hequr tavani prej 240 mijë lekë dhe se për rrjedhojë, pensionet do të jenë mbi 300 mijë lekë për çdo pensionist”. [Link njoftimi për shtyp]. Njoftimi i referohet një rregulli të ligjit të mëparshëm që nuk lejonte pensione më të ulëta se sa 12 mijë lekë dhe më të larta se 24 mijë lekë, ndërsa flet me lekë të vjetra, gjuha e përdorur zakonisht nga shqiptarët për t’iu referuar monedhës kombëtare me një zero më shumë nga vlera nominale.

“Jam i lumtur se 39 mijë pensionistë që dalin në pension çdo vit do të kenë pensione më të larta nga sa do të kishin nëse do të kishin dalë në pension vitin e kaluar. Rreth 39 mijë – 40 mijë pensionistë të tjerë do të përfitojnë nga kjo skemë vitin e ardhshëm. Nga fundi i mandatit, 120 mijë njerëz do të jetojnë më mirë për shkak të pensioneve më të larta,” deklaroi Veliaj në takim sipas njoftimit për shtyp të kryeministrisë.

Tre vjet më pas, të dhënat statistikore të Institutit të Sigurimeve Shoqërore japin një panoramë të ndryshme nga kjo. Sipas raportit statistikor vjetor për vitin 2018, 24 mijë shqiptarë dolën në pension gjatë vitit të kaluar dhe masa mesatare e pensioneve të reja ishte 14,449 lekë në muaj. Nga këto, afro 16 mijë meshkuj morën pension mesatar 15,838 lekë në muaj ndërsa afro 13 mijë femra morën pension mesatar prej 12,808 lekësh në muaj. [Link Raporti i ISSH viti 2018, f. 17]

Në vitin 2017, pati afro 22 mijë pensionime me masë mesatare pensioni mujor prej 14,443 lekësh, ndërsa në vitin 2016, pati 23 mijë pensionime me pension mesatar prej 14,497 lekësh.

Ndërkohë, të dhënat e ISSH për periudhën para reformës, tregojnë se masa mesatare e përfitimit për pensionet e reja ishte afro 30% më e lartë. Të dhënat e vitit 2014 tregojnë se 23 mijë shqiptarët e pensionuar atë vit përfituan mesatarisht 17,887 lekë pension mujor. [Link]

Siç pritej, edhe mosha mesatare e daljes në pension është rritur si pasojë e reformës. Gjatë vitit 2018, mosha mesatare ishte 63.1 vjeç nga 62.7 në vitin 2017 dhe 62.4 në vitin 2014.

Etiketa: BIRNEdi RamaErion VeliajKryebashkiakKryeministri Edi RamaMASMasaParaPartisë SocialistePensionepensionetQeveriaQeveria shqiptareRamaRaportiSHshqiptareTiranë
Tjetri
Biznesi i artë i koncesioneve shënoi rekord të ardhurash në 2015-ën

Grabitësit thyejnë sërish sigurinë e Rinasit, vritet njëri prej autorëve

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.