AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Udhëtimi pa viza mund ta përkeqësojë eksodin e kosovarëve

Marcus TannerngaMarcus Tanner
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Kosovarët mund të jenë të fiksuar për të udhëtuar në BE pa viza, por marrja e kësaj të drejte mund të përshpejtojë krizën demografike të vendit.

Pasaporta biometrike e Kosovës

Eksodi masiv i të rinjve nga Kosova, i sinjalizuar nga radhët e gjata që ata formojnë përpara ambasadave të huaja, ka trembur me të drejtë klasën politike të vendit.

Kjo ka nxitur debate të jashtëzakonshme në parlament dhe paralajmërime se çfarë do të thotë kjo për një ekonomi tashmë të dobët.

Në realitet, asnjë sasi rezolutash emergjente në parlament nuk k gjasa të ketë ndonjë efekt në këtë largim të të rinjve ambiciozë.

Dhe, nëse vendi arrin qëllimin e deklaruar për të fituar statusin pa viza me Bashkimin Europian, eksodi ka gjasa të përkeqësohet akoma më shumë.

Edhe pse kjo është e pakëndshme për ta thënë, ky është i vetmi faktor që i mban disa njerëz në Kosovë në pamundësi që të dalin nga ajo dhe të shkojnë diku tjetër.

Kjo nuk është për të mbrojtur qasjen e ngadalshme të BE-së për t’i dhënë Kosovës statusin pa viza.

Në një botë ku lëvizja e lirë po pranohet gjithnjë e më shumë si e drejtë njerëzore, nuk ka asnjë arsye pse kosovarët nuk duhet të kenë të njëjtat të drejta udhëtimi që gëzojnë fqinjët e tyre ballkanikë.

Por ideja se lëvizja e lirë do të veprojë si një përforcues për problemet ekonomike dhe demografike të vendit është një mit.

Historia në rajon dhe gjetkë sugjeron se komunikimet më të mira dhe udhëtimet më të lehta shpesh kanë efekt të kundërt. Ato thjesht përshpejtojnë emigrimin.

Irlanda është një rast testimi. Në mes të shekullit të 19-të, pasi zia e urisë shkatërroi perëndimin e Irlandës, autoritetet britanike sponsorizuan krijimin e një rrjeti të gjerë hekurudhor atje.

Iluzioni i tyre ishte se udhëtimi më i lehtë dhe komunikimet më të mira do të stimulonin një ekonomi të prapambetur.

Por paratë, vendet e punës dhe investimet nuk hynë në Irlandë në këto linja të reja hekurudhore. Njerëzit u larguan që aty.

Sa më e lehtë bëhej që të udhëtoje për në dhe nga Irlanda, aq më shpejt ngriheshin dhe largoheshin njerëzit.

Shpopullimi i Irlandës, i cili filloi në vitet e urisë nga mesi i viteve 1840, vazhdoi pa pushim edhe pas përfundimit të krizës së uriësë. Kjo bëri që popullsia të ulej nga rreth 8 milionë në fillim të viteve 1840 në një nivel historik prej 2.8 milionë (minus veriun) në vitet 1960, kohë që kur ajo është rritur.

Përvojat më të fundit dhe ndoshta më të rëndësishme të shteteve të Ballkanit tregojnë gjithashtu efektet demografike të lëvizjes së lirë.

Në pothuajse të gjitha rastet, popullatat arritën nivele historike pak para rënies së Murit të Berlinit dhe kanë rënë që atëherë, pasi u hapën kufijtë.

Shumica e vendeve në rajonin e Ballkanit kanë humbur rreth 10 për qind të popullsisë së tyre që nga viti 1990.

Foto ilustruese: Pixababy.

Ajo që është më e rëndësishme dhe më shqetësuese është se mosha mesatare e popullsisë së mbetur është rritur me rreth 10 vjet, duke “e plakur” atë në mënyrë të konsiderueshme.

Në të gjithë rajonin, nivelet e lindshmërisë tani janë shumë më poshtë niveleve të zëvendësimit të rreth 2.1 fëmijëve për grua. Kjo sugjeron që rënia e popullsisë nuk ka fund.

Në Bullgari, ku popullsia arriti kulmin në 8.9 milionë banorë në vitin 1985, ajo ka rënë në 6.9 milionë banorë, një humbje prej rreth 2 milionë banorësh.

Profili rinor i emigrantëve është sugjeruar nga fakti që mosha mesatare e një bullgari është rritur me shtatë vjet për të njëjtën periudhë, nga 36 në 43. Shkalla e lindshmërisë tani është vetëm 1.5.

Në Rumaninë fqinje, gjatë të njëjtës periudhë kohore, popullsia ka lëvizur dhe është plakur me të njëjtin ritëm. Ajo ka rënë nga 23.5 në 19.5 milionë banorë, një humbje prej rreth 4 milionë banorë.

Mosha mesatare në Rumani është rritur edhe më shpejt sesa në Bullgari, me nëntë vjet, nga 32 në 41. Shkalla e lindshmërisë është gjithashtu rreth 1.5.

Popullsia e Shqipërisë në mënyrë të ngjashme arriti kulmin në vitin 1990 në 3.2 milionë banorë dhe që atëherë ka rënë në 2.9 milionë banorë. Mosha mesatare e saj është rritur me rreth 12 vjet, në 36, me një nivel lindshmërie tani në 1.7.

Përjashtimi i vetëm në këtë rënie demografike rajonale vjen nga Mali i Zi.

Mali i Zi nuk mund të krahasohet drejtpërsëdrejti me Bullgarinë ose Rumaninë, pasi ai nuk qe kurrë pas Perdes së Hekurt. Shtetasit e tij, si jugosllavët e tjerë, ishin të lirë të vinin e të shkonin edhe nën sistemin komunist.

Por është e habitshme që popullsia e tij në fakt është rritur që nga viti 1990, nga 615,000 banorë në 629,000 banorë tani.

Mosha mesatare është rritur nga mesatarja rajonale, nga 29 në 38, dhe shkalla e lindshmërisë, prej 1,7, nuk është shumë më mirë sesa në vendet e tjera në rajon.

Megjithatë, fakti që popullsia e tij është rritur tregon se, për çfarëdolloj arsyeje, malazezët po qëndrojnë në vend.

Kjo duket edhe më e çuditshme, duke pasur parasysh se shkalla e papunësisë, në mbi 15 për qind, është mjaft e lartë.

Por duket sikur pagat relativisht të larta të atyre që punojnë po veprojnë si pengesë për të ikur.

Në më shumë se 500 euro në muaj, ato janë më të larta sesa mesatarja rajonale dhe shumë më lart sesa normat mesatare të pagave në Serbi dhe Shqipëri, për shembull.

Me pak fjalë, duket sikur joshja e pagës më të lartë – në vend të shkallës së lartë të punësimit, pa përmendur “udhëtimin e lirë” – është ajo që i mban njerëzit në vendet e tyre të lindjes dhe larg radhëve që krijohen jashtë ambasadave të huaja në vende si Kosova .

Etiketa: BanorëBEBullgaridebateekonomiEuroIrlandaKosovaKosovëMaliMali i ZiMITMjaftPagatParaparlamentpasaportaPunërajonRumaniSerbiSHshqipShqipëritë drejtaviza
Tjetri
E mbijetuara e përdhunimit në Kosovë kërkon drejtësi për viktimat

E mbijetuara e përdhunimit në Kosovë kërkon drejtësi për viktimat

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.