AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Vetëvendosja kundërshton kandidatët serbë në zgjedhje

Blerta BegishollingaBlerta Begisholli
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një mbledhje e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Foto: BIRN.

Vetëvendosja po kërkon të bllokojë certifikimin e kandidatëve nga partia kryesore serbe e Kosovës, Lista Serbe, për zgjedhjet e ardhshme lokale të parakohshme në veriun me shumicë serbe të vendit.

Një mbledhje e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Foto: BIRN.

Në një takim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës të martën, Vetëvendosja refuzoi të votojë në favor të kandidatëve të certifikuar nga Partia Lista Serbe për të kandiduar në zgjedhjet e 19 majit, duke argumentuar se tre prej tyre kishin shkelur kushtetutën duke dhënë dorëheqjen si kryetarë të të njëjtave komuna në të cilat ata duan të kandidojnë përsëri.

“Unë nuk jam kundër pakicave në Kosovë, por në këtë rast konkret kuptojmë se këto zgjedhje vijnë nga një situatë e jashtëzakonshme. Tre nga katër kandidatë të Listës Serbe janë ish-kryetarë të këtyre komunave,” tha Adnan Rrustemi, një përfaqësues i Vetëvendosjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Duhet të theksojmë se këta tre kandidatë kanë vepruar në kundërshtim me kushtetutshmërinë e Kosovës kur kanë dhënë dorëheqjen nga mandatet e tyre,” shtoi ai.

Rrustemi tha se çështja e certifikimit të kandidatëve duhet t’i referohet Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë për t’u siguruar që të gjitha kandidaturat janë të ligjshme dhe kushtetuese, raportoi të martën gazeta Koha Ditore.

Zgjedhjet vendore të parakohshme në katër komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës u lajmëruan pasi kryetarët e këtyre komunave dhanë dorëheqjen në nëntor në shenjë proteste kundër vendosjes së tarifave të Prishtinës për importet nga Serbia.

Lista Serbe, e cila mbështetet fuqishëm nga Beogradi, është e vetmja parti që përfaqëson serbët që kanë aplikuar për të kandiduar në zgjedhje, që do të thotë se ka shanse të mëdha për të fituar. Dy parti etnike shqiptare, Vetëvendosja dhe Partia Demokratike e Kosovës, PDK, gjithashtu kanë aplikuar për të kandiduar.

Stefan Veselinoviç, një anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Lista Serbe, tha se partia e tij ka të drejtë të kandidojë këdo që mendon si të përshtatshëm dhe akuzoi Vetëvendosjen për nisjen e një sulmi politik ndaj partisë serbe të mbështetur nga Beogradi.

“Unë mendoj se këtu nuk ka vend për politikë,” shtoi Veselinoviç.

Partia tjetër opozitare kryesore e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, gjithashtu tha se nuk e mbështeste Vetëvendosjen lidhur me çështjen.

“Aspekti etik dhe politik i kthimit të këtyre kandidatëve në zgjedhje mund të jetë problematik, por nuk kemi ndonjë pengesë ligjore,” tha përfaqësuesi i LDK-së në komisionin zgjedhor, Florian Dushi.

Kandidatët nga Lista Serbe duhet të marrin dy vota nga përfaqësuesit e Vetëvendosjes në komisionin zgjedhor për të marrë certifikimin për të kandiduar në zgjedhje.

E marta ishte dita e fundit në të cilën kandidatët mund të certifikoheshin, vetëm në rast se komisioni vendos ta zgjasë afatin.

Etiketa: BIRNFloriangazetaGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseImportetkandidatëtKosovëkryetarkushtetueseLDKLokalemandatetMbledhjePartiaPartia DemokratikePDKprotesteSerbiashqiptareVotazgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Opozita krijon “front të bashkuar” ndërsa nga PD del një parti e re

Opozita krijon "front të bashkuar" ndërsa nga PD del një parti e re

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.