AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata lë në burg të dyshuarit për vrasjen e vëllezërve Bilali

Anila DushingaAnila Dushi
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një furgon policie në hyrje të Gjykatës së Shkodrës. Foto:Anila Dushi

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër la me masën e sigurisë “arrest me burg” dy të arrestuarit si të dyshuar për pjesëmarrje në vrasjen e dy vëllezërve Bilali. Dy të arrestuarit mohuan akuzat.

Një furgon policie në hyrje të Gjykatës së Shkodrës. Foto:Anila Dushi

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër la me masën e sigurisë “arrest me burg” dy të arrestuarit si të dyshuar për pjesëmarrje në vrasjen e vëllezërve Bilali. Arsen Stojku dhe Mislim Rama u arrestuan disa ditë më parë nga policia, e cila i ka cilësuar ata si bashkëpunëtor në vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali më 30 mars.

Dy të ndaluarit përpara gjykatës kanë mohuar akuzat. Një prej tyre, Mislim Rama deklaroi në sallën e gjyqit se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen dhe se nuk është as bashkëpunëtor siç e ka cilësuar policia.

Por policia e prokuroria pretendojnë se kanë prova kundër dy të arrestuarve dhe Ibrahim Licit i cili është në kërkim për këtë ngjarje. Përveç mjetit të djegur që ka sekuestruar policia me të cilin dyshohet se është kryer vrasja, është sekuestruar edhe një makinë tjetër tip Golf. Me këtë mjet sipas prokurorisë  janë larguar autorët pasi kanë lënë mjetin tjetër të djegur. Pokuroria po ashtu pretendon se me makinën  tip Golf rezulton  të kenë udhëtuar Mislim Rama dhe Arsen Stojku një ditë pas vrasjes së dyfishtë. Rama e mohoi këtë pretendim. Ai tha se nuk kishte dijeni për makinën, ndërsa tha se në fillim të prillit kishte qenë në Britani, ku ka familjen dhe sërisht ishte kthyer.

Mbrojtësit e dy të arrestuarve kërkuan masa të lehta sigurie dhe i thanë gjykatës se ata nuk kishin lidhje me vrasjen, por Gjykata e Shkodrës ka miratuar kërkesë e prokurorëve të çështjes që kërkuan masë sigurie në burg. Veç dy të arrestuarve si i dyshuar për krimin është shpallur në kërkim edhe Ibrahim Lici.

Astrit dhe Brahim Bilali u qëlluan në hyrje të shtëpisë së tyre më 30 mars. Viktimat ishin babai dhe xhaxhai i Astmer Bilalit i arrestuar si i dyshuar se është pjesë e grupit kriminal “Bajri” i goditur nga policia në shtator 2018, ishin të njohur në Shkodër pasi merreshin me hipizëm. Vëllezërit ishin arrestuar  në qershor 2016 të akuzuar për armëmbajtje pa leje.

Krimi është vijim i përplasjeve mes dy grupeve në Shkodër që bashkë me të vrarët më 30 mars, ka shkaktuar 8 viktima. Përplasja dyshohet që filloi qershor 2017 pas një atentati me eksploziv ku u plagosën 7 persona.

Vrasjet u pasuan me ekzekutimin e një ish-oficeri policie Boran Berçama dhe bashkëjetueses së tij Silvana Ndoci, zhdukjen e dy personave dajë e nip, vrasjen e Fatbardh Licit i dënuar më herët për vrasje, dhe krime të tjera për të cilat ende nuk ka autorë të ndaluar apo të akuzuar.

Disa muaj më parë në nëntor 2018 në pazarin e Shkodrës u qëllua për vdekje Fatos Ferracaku, më herët ishte vrarë kushuriri i tij Arjan Ferracaku.

Në shtator të vitit të shkuar, pas fillimit të serisë së krimeve, policia ndërhyri duke arrestuar anëtarët e dyshuar të grupit kriminal “Bajri”. 12 persona përfshi Astmer Bilalin, djali dhe nipi i viktimave të atentatit të së shtunës, u arrestuan në Shqipëri, Hollandë, Belgjikë e Spanjë.

Etiketa: AMAAnila DushiArmëArrestArrest me burgAtentatiBajriBilaliBritaniBurgGjykataGjykata e ShkodrësGjykatëGjykatësIbrahim LiciKrimekrimiLiciMASMasaPiSPoliciaprokurorProkuroriaPunëPunëtorRamaShkodërshqipShqipërishtatorvdekjeviktimaVrasjavrasje
Tjetri
Prokurorja e Pukës, Elidiana Kasa përballet pa probleme me vetingun

KPK konfirmon drejtuesen e prokurorisë së Pukës

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.