AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar – Besnik Dushaj – kryetari i bashkisë Tropojë

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Si ka ndryshuar pasuria e deklaruar e kryetarit të bashkisë Tropojë, Besnik Dushaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017, kohë kur ai ka qenë subjekt i deklarimit periodik pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit.Besnik Dushaj u zgjodh kryetar i bashkisë Tropojë në zgjedhjet e qershorit 2015-të, si përfaqësues i Partisë Demokratike i mbështetur nga Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet.

I diplomuar si jurist, Dushaj e ka filluar karrierën e tij në administratën e bashkisë së Bajram Currit dhe në vitin 1996 ka kandiduar dhe është zgjedhur kryetar i ish-komunës Fierzë. Këtë post Dushaj e ka mbajtur deri në vitin 2009, kur është zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë si përfaqësues i Partisë Demokratike. Zoti Dushaj e ka rifituar mandatin e deputetit për Qarkun Kukës edhe në vitin 2013.

I mbështetur nga Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, Dushaj u zgjodh në krye të bashkisë së Tropojës me 51.95 % të votave.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga kryebashkiaku i Tropojës nga viti 2003 deri në vitin 2017. [kliko këtu për skedën në pdf]

Skeda e pasurise se deklaruar nga kryetari i Bashkise se Tropojes, Besnik Dushaj per vitet 2003-2017.

Ky raport ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e të kryetarit të bashkisë së Tropojës në prag të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Para fillimit të detyrës në vitin 2003, z. Dushaj ka pasur një pasuri të deklaruar familjare prej 6.5 milionë lekësh, ndërkohë në fund të vitit 2017 ai deklaron një pasuri prej 23.5 milionë lekësh, duke regjistruar një rritje pasurie 3.6 herë ose të barabartë me 1.2 milionë lekë të shtuara çdo vit.

Pasuria e deklaruar e subjektit përbëhet nga 1.7 milionë lekë likuiditete bankare, 4.1 milionë lekë likuiditet cash, 4.1 milionë lekë pasuri të luajtshme dhe 13.5 milionë lekë pasuri të paluajtshme.

Pasuria e paluajtshme e subjektit përbëhet nga një shtëpi banimi e trashëguar, tokë arë me sipërfaqe 12,500 m2, një shtëpi banimi 2 katëshe me sipërfaqe 200 m2 në lagjen “Qyteti Studenti’ në Tiranë, me vlerë 3.5 milionë lekë, një sipërfaqe toke në Kamëz prej 500 m2 dhe vlerë 1 milion lekë si dhe 2 apartamente në Tiranë me vlerë respektive 3.1 milionë lekë dhe 2.9 milionë lekë.

Pasuria e luajtshme e kryebashkiakut përbëhet nga një automjet “Benz Mercedez”, një automjet “Audi” në emër të vajzës dhe një automjet tjetër “Benz” që fillimisht është regjistruar në emër të djalit të tij.

Gjatë periudhës deklaruese, subjekti ka pasur të ardhura në vlerë 36.7 milionë, nga të cilat 66.3 % vijnë nga paga dhe shpërblimet për shkak të funksionit dhe 18 % nga paga e bashkëshortes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Për subjektin iu nënshtruan kontrollit aritmetik-logjik 13 deklarata, por asnjë nga këto deklarata nuk rezultoi me probleme.

Megjithatë, skanimi cilësor i deklaratave të kryetarit të bashkisë Tropojë zbuloi kursime tw konsiderueshme tw mbajtura jashtw sistemit bankar, tw cilat sipas standardeve ndwrkombwtare cilwsohen si “flamur i kuq”.

Subjekti ka deklaruar në total kursime cash të akumuluara ndër vite për periudhën 2004-2017 në shumën 4,1 milionë lekë, ndërkohë që sipas nenit 4/1 të ligjit Nr.9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” i ndryshuar, kufiri i lejuar për t’u mbajtur Cash është 1,500,000 lekë.

Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë për vitin 2003

Deklarata e pasurisë për vitin 2004

Deklarata e pasurisë për vitin 2005

Deklarata e pasurisë për vitin 2006

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Etiketa: AnalizëBajramBesnik DushajBIRNdeputetDushajflamur i kuqILDKPKIKamëzKontrollikryetarParaPartisë DemokratikePasuri të paluajtshmepasuriaPunëraportreporterreporter.alSHshqipSkedaZgjedhjet
Tjetri
Bulqizë, dhjetra qytetarë në spital me simptoma helmimi

Bulqizë, dhjetra qytetarë në spital me simptoma helmimi

640 0 1737360265xkushi 919

Dokumenti: Qeveria përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner

15:31 | 06/06/2026
nje protestuese mban ne dore nje pankarte kunder projektit ne zonen e mbrojtur vjose narte. foto nensi bogdani

Revolucioni i Flamingove po raportohet në rrjetet sociale

08:36 | 06/06/2026
716809981 1446800444147550 7673580044016486110 n

Rrëshqitjet e dheut në Durrës rrezikojnë banorët dhe bizneset pranë bregdetit

08:30 | 06/06/2026
meta

Fillon gjykimi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

22:10 | 05/06/2026
681275693 17981136906111696 1088567703946545566 n

Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren

18:04 | 05/06/2026
foto kuvendi

“Nën presion financiar”, RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend

16:53 | 05/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.