AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

KPK u nda me dy qëndrime mbi statusin e magjistratit për Marsida Xhaferllarin

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në Analiza, Korrupsioni, KPK, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Marsida Xhaferllari pas seancës dëgjimore në KPK. Foto:BIRN

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në shumicë se kryeinspektorja e KLD-së, Marsida Xhaferllari nuk kishte status të magjistratit dhe se për të nuk mund të merrej një vendim. Në pakicë, një nga anëtaret e trupës e cilësoi këtë vendim si “cenim të sigurisë juridike”.

Marsida Xhaferllari pas seancës dëgjimore në KPK. Foto:BIRN

Kryeinspektorja e Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Marsida Xhaferllari iu nënshtrua një procesi normal rivlerësimi në të tre kriteret, por në vend të vendimit, shumica në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit doli në përfundimin se “objekti ishte bërë i pamundur” dhe nuk mund të kishte një vendim.

Sipas vendimit të zbardhur të publikuar së fundmi, dy nga anëtarët e KPK-së arsyetuan se për shkak se kishte punuar jashtë gjyqësorit, Marsida Xhaferllari e kishte humbur statusin e magjistrates në vitin 2011. Relatori Roland Ilia dhe kryesuesja Firdes Shuli ishin të mendimit se për këtë arsye, ish-gjyqtarja duhej t’i nënshtrohej sërish një testimi në Shkollën e Magjistraturës.

Kundër këtij qëndrimi ishte anëtarja Xhensila Pine, e cila arsyeton se vendimi “pa vendim” ndaj Xhaferllarit përbën cënim të sigurisë juridike dhe se ligji që i është referuar shumica, nuk kishte fuqi prapavepruese. Xhaferllari po ashtu e ka kundërshtuar vendimin.

Dosja ndaj Xhaferllarit u shqyrtuar nga një treshe e kryesuar prej Firdes Shulit, me anëtare Xhensila Pine dhe relator Roland Ilia. Kandidate për të marrë postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, por edhe për një nga vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, Xhaferllari u gjet sipas relacionit të lexuar në seancën dëgjimore, pa probleme në kriterin e pasurisë dhe atë të pastërtisë së figurës.

Xhaferllari e ka filluar karrierën si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, ku ka shërbyer nga viti 1999 deri në vitin 2007. Në periudhën dhjetor 2007 deri në shtator 2008, ajo ka punuar si këshilltare e Ministrit të Drejtësisë dhe nga shtatori 2008 e deri në janar 2013, si drejtore në Drejtorinë e Kodifikimit si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve të Drejtësisë në Ministrinë e Drejtësisë. Në vitin 2013, Xhaferllari u emëruar Kryeinspektore në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, një post që ajo e ka mbajtur deri zëvendësimin e KLD-së me Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Përplasja për statusin

Shumica në KPK arsyetoi se për shkak të legjislacionit, Marsida Xhaferllari e kishte humbur statusin e magjistrates dhe duhej t’i nënshtrohej sërish testimit në Shkollën e Magjistraturës. Në arsyetim shumica pranon se Xhaferllari është shkëputur nga pozicioni si gjykatëse kur në fuqi ishte një ligj, i cili i lejonte asaj të kthehej në çdo kohë në punën e mëparshme, por pretendon se kjo e drejtë humbi me hyrjen në fuqi në vitin 2008 të një ligji të ri për “Organizimin e pushtetit gjyqësor”, i cili e lejonte kthimin vetëm brenda tre viteve.

“Duke qenë se në ligjin nr. 9877/2008 nuk ka dispozita kalimtare në lidhje me këtë afat, afati bëhet i zbatueshëm menjëherë me hyrjen në fuqi të ligjit. Kjo do të thotë se afati për të shërbyer jashtë strukturave të gjyqësorit, duke ruajtur njëkohësisht statusin e gjyqtarit, për subjektin e rivlerësimit, ka përfunduar në muajin mars të vitit 2011.  Si pasojë e kësaj, subjekti i rivlerësimit e ka humbur ex lege, statusin e gjyqtarit”, thuhet në arsyetimin e shumicës.

Por Xhaferllari dhe komisionerja në pakicë, Xhensila Pine arsyetojnë se ky qëndrim cënon sigurinë juridike. Pine shprehet në qëndrimin e saj se për Xhaferllarin duhej të aplikohej ligji i vitit 1998 për “Organizimin e pushtetit gjyqësor”, i cili lejonte mbajtje të statusit pa kufizim kohor pavarësisht punësimit në institucione jashtë sistemit të drejtësisë.  “Efekti prapaveprues i ligjit të ri, lidhur me afatin maksimal të zbatueshëm për ruajtjen e statusit, shkel parimin themelor të sigurisë juridike dhe krijon ndryshim përkeqësues për të (reformatio in peius)”, arsyeton Pine.

Por shumica e kundërshton pretendimin se bëhej fjalë për prapaveprim të ligjit. Sipas dy anëtarëve të tjerë të trupës, afati tre vjeçar fillon në momentin që ligji i ri hyri në fuqi dhe jo më herët.

“Lidhur me këtë qëndrim të subjektit, trupi gjykues gjykon se zbatimi i afatit 3-vjeçar për të shërbyer jashtë gjyqësorit, duke ruajtur statusin e gjyqtarit, fillon nga muaji mars i vitit 2008, dhe nuk ka efekt prapaveprues. Zbatimi i afatit 3-vjeçar nuk ka efekte prapavepruese”, thuhet në arsyetimin e shumicës.  Shumica thotë se përndryshe nga pretendimi i Xhaferllarit, ajo duhej të kishte marrë në konsideratë kufizimet që mund të ndodhnin sa i përket statusit të saj të “një gjyqtari jashtë sistemit gjyqësor”.

“Gjithashtu, subjekti i rivlerësimit duhej të kishte qenë në dijeni të mundësisë që me kalimin e kohës, ndryshimet e mundshme ligjore mund të sillnin edhe kufizime në sens shtrëngues”, thuhet në vendim.

Përkundër këtij qëndrimi, Pine arsyeton se ligji i vitit 2008 “Do të kishte fuqi vetëm ndaj gjyqtarëve të rekrutuar në strukturat jashtë gjyqësorit, pas hyrjes në fuqi të tij dhe nuk mund të kishte fuqi prapavepruese ndaj gjyqtarëve të rekrutuar në strukturat jashtë gjyqësorit, përpara hyrjes në fuqi të tij”.

Po ashtu sipas saj, Xhaferllari “nuk mund të vihej para kufizimeve që do të vinin duke u shtrënguar prej ndryshueshmërisë të ligjit, i cili përkeqësonte një gjendje të vendosur me një ligj të mëparshëm”.

I ndarë trupi gjykues ka arsyetuar edhe mbi pozicionet që Xhaferllari mbajti jashtë sistemit gjyqësor. Shumica arsyeton se ajo kishte pasur pozicione që binin ndesh me statusin e magjistratit. “Ajo ka shërbyer në pozicione që nuk parashikohen nga ligji mbi organizimin e gjyqësorit nr. 9877/2008”, thuhet në arsyetimin e shumicës.

Sipas Pines, ky argument nuk qëndron pasi Xhaferllari ishte “në kushtet kur funksionet e saj si gjyqtare “ngrijnë”, (dhe) nuk i ka të aplikueshme ndalimet e parashikuara për gjyqtarin, i cili ushtron efektivisht këtë detyrë”.

Në fund, shumica arsyetoi se Xhaferllari duhej t’i nënshtrohej testimit në “Shkollën e Magjistraturës” në mënyrë që KPK të mund të përfundonte rivlerësimin e saj në të tre kriteret. Sipas shumicës, pa rezultatet e testimit, KPK nuk mund të përfundojë vlerësimin për aftësitë profesionale. “Për sa kohë që këto rezultate nuk janë të disponueshme, trupi gjykues, nuk mund të kryejë vlerësimin e aftësive profesionale dhe nuk mund të kryejë rivlerësimin kalimtar të subjektit të rivlerësimit,” thuhet në vendim.

Ndryshe nga sa arsyetoi shumica, anëtarja në pakicë, Xhensila Pine mendon se kryeinspektori në detyrë nuk kishte pse i nënshtrohej testimit, bazuar në ligjin e ri për “Statusin e gjyqtarit”. “Nuk parashikon testimin në Shkollën e Magjistraturës, konfirmuar kjo edhe me provën e depozituar nga subjekti në njoftimin nr. *** prot., datë 26.3.2018, të Shkollës së Magjistraturës, për zhvillimin e testimit për inspektorët që nuk kanë status, në të cilin nuk përfshihet subjekti i rivlerësimit,” arsyeton Pine.

 

 

Etiketa: aftësitë profesionaleBIRNDosjaFierFirdes ShuliGjykatëGjyqgjyqtarGjyqtareInspektorKandidateKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKKrijonkufizimekushtetueseLigjMarsida XhaferllariParaPunërivlerësimiRoland IliaSHshtatorVendimVendimiXhensila Pine
Tjetri
Çështja komerciale për solidaritetin e BE-së

Çështja komerciale për solidaritetin e BE-së

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.