AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Operacion ndërkombëtar antitrafik, 61 të arrestuar në Shqipëri dhe Greqi për kanabis

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Aksioni i policisë për arrestimin e të dyshuarve pë trafik droge. Foto nga Policia e Shtetit.

Një ton kanabis u sekuestrua dhe 61 persona u arrestuan nga policitë në Shqipëri dhe Greqi, pas hetimeve 10 mujore ndaj një organizate të trafikut të drogës. Mes të arrestuarve edhe nëndrejtori i spitalit të Sarandës.

Aksioni i policisë për arrestimin e të dyshuarve pë trafik droge. Foto nga Policia e Shtetit.

Pas 10 muaj hetimesh Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit njoftuan se kishin goditur në bashkëpunim me autoritetet në Greqi, një organizatë të trafikut të drogës. Në një njoftim për shtyp policia tha se aksioni që u finalizuar me arrestimin e 14 personave, përfshi nëndrejtorin e spitalit të Sarandës  Florenc Llanaj dhe një futbollist të Delvinës që dyshohen si të përfshirë në trafik.

Në një komunikim për mediat policia bëri me dije se në 10 muaj hetime ishin arrestuar 61 persona shqiptarë dhe të huaj, në Shqipëri dhe Greqi dhe ishin sekuestruar 1 ton kanabis. “Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, dhe në bashkëpunim me Agjenci të tjera ligjzbatuese në vend, në bashkëpunim të ngushtë mes Njësisë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në DHQ dhe Autoriteteve Policore Greke, Sektorin Antidrogë, Athinë, si dhe falë koordinimit nga Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore SELEC, Rumani, pas një hetimi pro-aktiv përgjatë një harku kohor 10 mujor, duke aplikuar metodat speciale të hetimit, dhe këmbim informacioni e korrespodence me agjenci ligjzbatuese brenda e jashtë vendit, u finalizua operacioni i koduar “Brezi i gjelbër”, njoftoi policia.

Sipas policisë bëhej fjalë për një “Mega Operacion” dhe se grupi i të dyshuarve u ndoq për 10 muaj, ndërkohë që një sërë rastesh trafiku droge u goditën gjatë kësaj kohe. Policia bëri me dije se ishin zbulaur 11 raste të trafikut të kanabist në Greqi dhe katër raste, përfshi kapjen e një sasi prej 200 kilogramësh hashash, në Shqipëri.

Ndërkohë përgjimet ndaj personave të përfshirë zbuluan edhe një rast të dyshuar korrupsioni në drejtësi që përfshin një prokuror të Gjirokastrës. Po ashtu nga përgjimet e grupit të narkotrafikut u kapën edhe 6 të dyshuar për vjedhje me dhunë.

Policia bëri me dije se në aksionin e fundit u arrestuan 14 persona.  “Gjatë operacionit ku angazhuan qindra forca policie u kapën dhe u ndaluan 14 shtetas si dhe janë ushtruar rreth 30 kontrolle banesash dhe ambientesh të tjera”, njoftoi policia. Po ashtu sipas policisë u sekuestruan disa makina, municione dhe armë.

Etiketa: DrogeGreqiHashashhetimekanabisKorrupsioniligjzbatueseMakinaNarkotiknarkotikëoperacionoperacioniPoliciaPolicia e ShtetitprokurorProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaRumaniSarandëSHshqipShqipëriTrafikTrafik Drogetrafikuvjedhje
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar-Sotir Kllapi-Drejtues i Prokurorisë Pogradec

Skeda e pasurisë së deklaruar-Sotir Kllapi-Drejtues i Prokurorisë Pogradec

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.