AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Liderët e BE-së e mbajnë zgjerimin jashtë axhendës në Sibiu

Madalin NecsutungaMadalin Necsutu
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Liderët e BE-së në përfundim të samitit në Sibiu, Rumani, 9 maj 2019. Foto: Facebook/Boyko Borissov

Përpara zgjedhjeve europiane që mund të shohin ekstremin e djathtë të përparojë dhe në mes të çështjes së vazhdueshme të Brexit, liderët e BE-së ndërsa u takuan në Rumani bënë thirrje për unitet, por nuk thanë asgjë për zgjerimin e bllokut për të përfshirë anëtarë të tjerë.

Liderët e BE-së në përfundim të samitit në Sibiu, Rumani, 9 maj 2019. Foto: Facebook/Boyko Borissov

Javë përpara zgjedhjeve të Parlamentit Europian që do të shohin formimin e një Komisioni të ri, krerët e BE-së miratuan të enjten një Deklaratë në mbyllje të samitit të Këshillit Europian në Sibiu të Rumanisë, duke theksuar drejtimet kryesore të bllokut për ciklin e ardhshëm pesëvjeçar.

Pikat kryesore të paraqitura në dokument kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, mbrojtjen e demokracisë, qëndrueshmërinë, konkurrencën dhe unitetin brenda Bashkimit Europian.

Pas votimit në Mbretërinë e Bashkuar për të dalë nga BE-ja, si rezultat i të cilit kryeministrja britanike Theresa May qëndroi larg Sibiut, pati një theks të fortë mbi unitetin.

“Ne do të qëndrojmë të bashkuar, në të mirë e në të keq. Ne do t’i tregojmë njëri-tjetrit solidaritet në kohë nevoje dhe do të qëndrojmë të bashkuar. Ne mundet dhe do të flasim me një zë,” thanë liderët e BE-së.

Presidenti i Parlamentit Europian Antonio Tajani tha në Sibiu se Europa kishte nevojë për reforma të rëndësishme dhe se konkurrenca me Kinën përbënte një kërcënim serioz.

Ai u shpreh se ndërsa shtetet kombëtare duhet të marrin vendime që janë gjithashtu në shërbim të Europës, blloku duhet të ketë një marrëdhënie të fortë dhe të ngushtë me SHBA-në.

“Problemi ynë nuk është Amerika dhe problemi i Amerikës nuk është Europa. Për ne, i gjithë problemi është ofensiva tregtare kineze,” tha ai.

Deklarata me 10 pika i referohet gjithashtu mbrojtjes së qytetarëve europianë, nevojës për të reduktuar hendeqet ekonomike midis vendeve anëtare dhe rolin e BE-së në botë.

Duke zhgënjyer anëtarët e mundshëm të ardhshëm në Ballkan, dokumenti nuk thoshte asgjë për zgjerimin e mundshëm të bllokut gjatë pesë viteve të ardhshme.

Në rajonin e Ballkanit, Kroacia, Sllovenia, Bullgaria dhe Rumania janë tashmë anëtarë të BE-së. Serbia dhe Mali i Zi kanë nisur negociatat e pranimit dhe Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria shpresojnë të marrin datat e fillimit të bisedimeve. Bosnja dhe Kosova janë më poshtë në radhë.

Presidenti rumun Klaus Iohannis tha të enjten se të gjithë liderët europianë ishin të vendosur ta ruanin BE-në si një “projekt shumë të suksesshëm”.

Iohannis pati një takim dypalësh të enjten me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, pasi Parisi së fundmi e paralajmëroi Bukureshtin për problemin e tërheqjes pas në sektorin e drejtësisë në Rumani.

BE-ja ka shprehur shqetësim se Partia Social Demokrate në pushtet në Rumani po përpiqet të marrë kontrollin e sistemit gjyqësor në vend. Iohannis nuk është aspak dakord me qeverinë e tij lidhur me këtë çështje.

Etiketa: AmerikaBallkanBashkimit EuropianBEBosnjaBrexitBullgariademokrateEmmanuel MacronEuropaFacebookGjyqKosovaKroaciaMacronMaliMali i ZiMaqedoniaMaqedonia e VeriutPartiaPartia Social DemokrateReformaRumaniRumaniaSerbiaSHSHBAshqipShqipëriasocial demokrate
Tjetri
Maqedonia shpenzon miliona për nëpunësit civilë të paemëruar

Shfaqen tendosje në aleancën e Maqedonisë së Veriut me Turqinë

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.