AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Skeda e pasurisë së deklaruar-Shuaip Beqiri-kryetar i Bashkisë Konispol

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i bashkise se Konispolit, Shuaip Beqiri. Foto:Facebook.

Pas tre mandateve të konsumuara në vitet 1996-2006, Shuaip Beqiri u rikthye në krye të bashkisë së Konispolit në vitin 2015. Si ka ndryshuar pasuria e tij përgjatë viteve të karrierës.Karriera e Shuaip Beqirit në krye të bashkisë së Konispolit është e ndarë në dy etapa- ai konsumoi tre mandate në vitet 1996-2006 dhe u rikthye sërish si kryebashkiak në vitin 2015 si përfaqësues i Partisë Socialiste. Nën siglën e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane, ai fitoi kundrejt kundërshtarëve me 47% të votave.

Shuaip Beqiri ka përfunduar fakultetin e Mjekësisë në vitin 1991 në Tiranë dhe deri në vitin 1996 ka ushtruar profesionin e mjekut në Sarandë dhe Konispol. Beqiri drejtoi bashkinë e Konispolit për tre mandate gjatë viteve 1996-2006.

Pas shkëputjes nga politika lokale, Beqiri kreu specializimin për imazheri dhu punoi si drejtor mjekësor deri në vitin 2015 në klinikën mjekësore “Ikeda”. Paralelisht me punën, ai u angazhua edhe në mësimdhënie fillimisht si asistent/pedagog në universitetin e Mjekësisë dhe më pas si pedagog i jashtëm në Universitetin Amerikan të Tiranës.

Shuaip Beqiri ishte kandidat për deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës në vitin 2015, ndërsa në vitin 2015 kandidoi për një mandat të katërt në krye të bashkisë së Konispolit, të cilën e fitoi. [Lexo CV-në e plotë]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e kryetarit të bashkisë së Konispolit në prag të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga kryebashkiaku Beqiri  nga viti 2003 deri në 31 dhjetor të vitit 2017. [Kliko skedën në PDF].

Skeda e pasurise se kryetarit te bashkise se Konispolit, Shuaip Beqiri.

Kryetari i bashkisë së Konispolit ka dorëzuar në ILDKPKI deklaratat e pasurisë nga viti 2003 deri në vitin 2007 dhe i është rikthyer deklarimit në vitin 2015. Në vitin 2003, ai deklaronte një shtëpi banimi dhe tokë bujqësore në Konispol si dhe kursime familjare në vlerën e 500 mijë lekëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e deklaruar nga Beqiri është rritur me 22 herë dhe kap vlerën e 11.2 milionë lekëve. Kryebashkiaku i Konispolit deklaron prona të patundshme me vlerë 8.5 milionë lekë, 1.2 milionë lekë likujditete bankare dhe kursime në cash prej 1.5 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 15 milionë lekë. Zëri kryesor i të ardhurave buron nga shitja e pasurive të patundshme me vlerë 9.2 milionë lekë ose 61% e totalit, paga e bashkëshortes në masën 22% dhe paga nga funksioni e subjektit në masën 15%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 6 vite të deklarimit, nga të cilat njëra rezultoi me probleme.

Më konkretisht, me përfundimin e mandatit si kryebashkiak në vitin 2007, Beqiri ka deklaruar pronësinë mbi 1 milionë lekë kursime në cash, 1 milionë lekë likujditete në bankë dhe një shtëpi banimi dhe 2800 m2 tokë bujqësore në Konispol. Kur është rikthyer sërish në funksion në vitin 2015, ai deklaron se pasuria e tij kishte kapur vlerën e 21.1 milionë lekëve.

Të ardhurat e deklaruara për shtimin e pasurisë janë një kredi bankare prej 28 mijë eurosh, shitja e shtëpisë në Konispol për 2.5 milionë lekë dhe të ardhurat nga pagat. Në pamundësi të përfshirjes në këtë analizë të të ardhurave familjare për vitet 2007-2015, shtesa e pasurisë që nuk mbulohet nga burimet e deklaruara kap vlerën e 15.2 milionë lekëve.

BIRN identifikoi gjithashtu një “flamur të kuq” në vitin 2016, ku kryetari i bashkisë nuk ka deklaruar të ardhura nga pagat.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëBIRNdeputetILDKPKIKontrollikrediKryebashkiakkryetarLokaleMASMjekmjekëPagatParaPartisë SocialistepasuriaPiSpronaPunëraportreporterreporter.alSHshqipShuaip BeqiriSkedaTiranëVlorë
Tjetri
Gjykata liron ish-deputetin Klevis Balliu dhe tre protestuesit e arrestuar

Gjykata liron ish-deputetin Klevis Balliu dhe tre protestuesit e arrestuar

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.