AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Skeda e pasurisë së deklaruar-Ahilea Deçka-kryetar i Bashkisë Dropull

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i bashkise se Dropullit, Ahilea Deçka gjate nje aktiviteti. Foto: Bashkia Dropull.

Kryetari i Bashkisë së Dropullit deklaron pasuri totale prej 18.7 milionë lekësh, ndërkohë që  kursimet nga emigracioni në gjendje cash përbëjnë zërin kryesor të aseteve të tij.Ahilea Deçka u zgjodh kryetar i bashkisë së Dropullit në zgjedhjet e vitit 2015, si përfaqësues i Partisë Demokratike dhe i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet. Ai rezultoi fitues i garës për të drejtuar bashkinë e minoritetit grek me 46.58% të votave.

Ahilea Deçka ka lindur më 10 shtator 1968 në Gjirokastër. Ai është diplomuar në Institutin e Fiskulturës “Vojo Kushi” në Tiranë dhe ka punuar si mësues për disa vite. Në vitin 1990, Deçka ka emigruar në Greqi ku ka punuar deri në vitin 2000.

Ai është aktivizuar në sektorin privat, ku ka punuar si menaxher i disa kompanive. Ai u rikthye në administratën publike në vitin 2009 si drejtor rajonal i Formimit Profesional Publik në Gjirokastër, ndërsa në vitin 2015 u zgjodh kryetar i bashkisë Dropull. [Lexo CV-në e plotë]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve të bashkive të vendit në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga kryebashkiaku i Dropullit për vitet 2012-2017.

Skeda e pasurise se deklaruar ne ILDKPKI nga kryetari i bashkise Dropull, Ahilea Deçka.

Zoti Deçka deklaroi pasuri familjare me vlerë 16.6 milionë lekë në vitin 2012, kur deklaroi për herë të parë interesat e tij private pranë ILDKPKI. Referuar deklarimeve të tij, ai zotëronte një shtëpi banimi në Jorgucat me vlerë 5 milionë lekë, tokë bujqësore të përfituar sipas ligjit 7501 me vlerë 1.5 milionë lekë, 60 mijë euro të depozituara në një bankë në Greqi nga të ardhurat nga emigrimi, 1.1 milionë lekë likujditete bankare si dhe një automjet me vlerë 700 mijë lekë.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e Z.Deçka rezulton të jetë 18.7 milionë lekë. Ajo përbëhet nga 6.8 milionë lekë kursime në cash, 5.3 milionë lekë likuiditete bankare, 6.5 milionë lekë pasuri të paluajtshme si dhe automjeti i deklaruar që prej vitit 2012.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese shënojnë 9.6 milionë lekë. Mbi 53% e të ardhurave kanë si burim pagën e subjektit, ndërsa rreth 40% pagën e bashkëshortes. Familja e kryebashkiakut të Dropullit deklaron gjithashtu 6% të të ardhurave nga pensionet e prindërve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik i deklaratave të pasurisë së kryebashkiakut Deçka u krye për 6 vite, nga të cilat vetëm njëra rezulton me probleme.

Kreu i bashkisë së Dropullit ka qenë subjekt i deklarimit të pasurisë prej vitit 2012, megjithatë ai ka përsëritur deklarimin e plotë të pasurive të tij me marrjen e mandatit në vitin 2015. Nga krahasimi i aseteve të deklaruara para vitit 2015 me ato të deklaruara në vitit 2015, rezulton një diferencë e pambuluar prej 774 mijë lekësh.

BIRN ka identifikuar si “flamur të kuq” në këtë analizë mbajtjen e vlerave të konsiderueshme të parave në cash dhe jashtë sistemit bankar. Më konkretisht, kryebashkiaku Deçka deklaron në vitin 2015 se ka tërhequr nga një bankë në Greqi depozitën 50 mijë euro për shkak të krizës atje, shumë të cilën e deklaron në gjendje cash. Por ligji “për deklarimin dhe kontrollin e pasurive…,” përcakton si kufi ligjor të lejuar jo më shumë se 1.5 milionë lekë në gjendje cash për zyrtarët publikë.

Deklarata e pasurisë Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëBIRNEmigrimiEuroGreqiILDKPKIKontrollikryetarKufiLokaleParaPartisë DemokratikePasuri të paluajtshmepasuriapensionetraportreporterreporter.alSHshtatorSkedaZgjedhjet
Tjetri
Dolia e verës dëshmi e tregtisë në portin e Dyrrahut

Dolia e verës dëshmi e tregtisë në portin e Dyrrahut

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.