AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Drejtuesi i Prokurorisë së Tropojës, Artan Shtrungza përballet me vetingun

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, KPK, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtuesi i Prokurorisë së Tropojës, Artan Shtunza | Foto – Edmond Hoxhaj/BIRN

Komisioni i Pavarur i Kualifikimi mbajti të hënën seancës dëgjimore si pjesë të procesit të rivlerësimit të prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Artan Shtrungza.

Drejtuesi i Prokurorisë së Tropojës, Artan Shtunza | Foto – Edmond Hoxhaj/BIRN

Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Artan Shtrungza u përball të hënën me procesin e rivlerësimit, ku gjatë seancës dëgjimore u evidentuan probleme me profesionalizimin, të cilat u pranuan edhe prej vetë prokurorit që u justifikua se gabimet kishin ndodhur për shkak të mbingarkesës në punë. Treshja gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK përbëhej nga Etleda Çiftja kryesuese, Genta Tafa (Bungo) relatore dhe Pamela Qirko anëtare, ndërsa në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Elka Ermenkova.

Shtrungza e ka nisur karrierën e tij në vitin 2004 si Oficer i Policisë Gjyqësore ndërkohë që në vitin 2010 ai është promovuar si prokuror po në të njëjtin rreth gjyqësor. Që nga viti 2012, Shtrungza ka mbajtur për periudha të ndryshme pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Tropojës.

Relatorja e çështjes, Genta Tafa (Bungo) u shpreh se Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, e ka vlerësuar pozitivisht prokurorin Artan Shtrungza lidhur me kriterin e pasurisë. Më pas ajo renditi disa gjetje të komisionit për këtë kriter.

Lidhur me deklarimin e një banese një katëshe me sipërfaqe 108 m2 të ndërtuar para vitit 1990, në fshatin Cërnicë të Tropojës – të trashëguar nga prindërit, komisioni ka konstatuar se prokurori Shtrungza nuk ka dorëzuar asnjë dokument pronësie. Sipas relatores, ai ka dorëzuar një vërtetim nga kryesia e fshatit, se banesa është e paregjistruar për shkak të djegies së dokumenteve gjatë trazirave në vitin 1997. Ndërsa për rikonstruksionet e kryera në vitin 2008, 2011 dhe 2012, relatorja Bungo pohoi se për shkak të mos dorëzimit të dokumenteve nga ana e subjektit, pasqyrimi i këtyre investimeve ka mbetur deklarativ. Prokurori Shtrungza ka deklaruar se ka rënë dakord me xhaxhain për blerjen e shtëpisë së tij pranë asaj ku banon, kur të regjistrohet në hipotekë.

Komisioni nuk ka gjetur probleme në blerjen e automjetit tip Benz në shumën e 300 mijë lekëve dhe gjendjes cash në vlerën 200 mijë lekëve, për të cilat është konsideruar se kishte pasur të ardhura të mjaftueshme. Edhe në kontratën e kredisë me afat pesë-vjeçar në shumën e 1 milionë lekëve të marrë në vitin 2013 për rikonstruksionin e shtëpisë, nuk u evidentuan problematika.

Ndërkohë, komisioni ka evidentuar dy transferta nga 10 mijë lekë secila të kryera për llogari të prokurorit Shtrungza nga shtetasi A.N.. Sipas relatores Bungo, në analizën financiare të vitit 2016, janë gjetur mungesa të ardhurash për shpenzimet e kryera në shumën e 160 mijë lekëve.

KPK ka gjetur të saktë konstatimet e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, për përshtatshmërinë e prokurorit Artan Shtrungza për vazhdimin e detyrës, pasi nuk janë identifikuar kontakte të papërshtatshme.

Megjithatë, komisioni ka konstatuar probleme në aspektin profesional, të cilat u pranuan edhe nga vetë prokurori Shtrungza. Sipas relatores Bungo, nga tetë dosjet e verifikuara është gjetur një rast kur duket se prokurori ka vendosur pushimin e hetimit në kundërshtim me ligjin për dhënie amnistie. Në dy raste është konstatuar se nuk ka marrë vendime për zgjatje të hetimeve dhe në një rast tjetër nuk ka argumentuar akuzën e ngritur.

Lidhur me gjetjet e komisionit për banesën e trashëguar nga prindërit, Shtrungza u shpreh gjatë seancës dëgjimore se regjistrimi i kësaj prone kishte qenë i pamundur për shkak të mosfunksionimit të institucioneve shtetërore. Ai pohoi se i kishte paraqitur komisionit foto të banesës para dhe pas kryerjes së rikonstruksioneve.

Për dy transfertat nga 10 mijë lekë të kryera në favor të tij nga A.N., prokurori Shtrungza shpjegoi se këto para ja kishte dhënë babait të personit në fjalë me kërkesë të tij dhe se më pas ai ja kishte kthyer në bankë.

Shtrungza pohoi se në vitin 2016 kishte pasur shpenzime familjare dhe se një pjesë e të ardhurave ishin fituar nga puna që kryente bashkëshortja e tij në kultivimin e perimeve dhe frutave.

Më pas ai pranoi gabimet në disa çështje që kishte hetuar, duke fajësuar mbingarkesën në punë për shkak se në atë periudhë kishte qenë i vetëm.

“Kam interpretuar gabim ligjin dhe udhëzimin e Prokurorisë së Përgjithshme për amnistinë për shkak të ngarkesës në punë, pasi kam qenë i vetëm në Tropojë me një oficer të Policisë Gjyqësore. Këto kanë ardhur si pasojë i ngarkesave të tepërta”, shpjegoi prokurori Shtrungza.

Në fund të seancës, kryesuesja e trupës gjykuese të KPK-së, Etleda Çiftja e pyeti prokurorin Shtrungza lidhur me një denoncim nga publiku për vonesë të hetimeve. Ai pohoi se bëhej fjalë për një çështje të transferuar nga Prokuroria e Kukësit për kompetencë dhe se ishin nevojitur të kryeheshin hetime të detajuara për të konkluduar. Prokurori Shtrungza pohoi se denoncuesja nuk kishte pasur ankesa dhe se dosjen e kishte deleguar sërish në Prokurorinë e Kukësit, pasi nuk ishte vërtetuar konflikti i interesit.

Pas pyetjes lidhur me numrin e prokurorëve që duhet të kishte prokuroria e Tropojës, ai shpjegoi se nevojiteshin tre, por se kishte qenë edhe vetëm dhe tani gjendeshin dy, pasi një tjetër ishte komanduar në një rreth tjetër.

Pas interesimit të vëzhgueses ndërkombëtare Elka Ermenkova për ngarkesën e punës, prokurori Shtrungza pohoi se për vitin 2018 kishte hetuar 218 çështje. Ai theksoi se prioritare ishin hetimet e veprave të rënda penale dhe evidentoi faktin se Policia Gjyqësore në Tropojë ka mungesa të theksuara të profesionistëve dhe se kryheshin transferime të shpeshta të tyre.

Në fund të seancës dëgjimore, prokurori Shtrungza kërkoi konfirmimin e tij në detyrë. KPK do të shpallë vendimin më datë 16 maj, ora 09:30.

Etiketa: 1997AnalizëArtan ShtrungzaBIRNDenoncimDSIKElka ErmenkovaEtleda ÇiftjaGjykatëGjykatësGjyqhetimeHetimetILDKPKIKonflikti i interesitKPKPamela QirkoParaPiSPoliciaprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria TropojëPunaPunëshpenzimeTransferta
Tjetri
Kreu i akuzës në Gjirokastër mori hua nga biznesmeni i denoncuar për ‘pastrim parash’

Kreu i akuzës në Gjirokastër mori hua nga biznesmeni i denoncuar për ‘pastrim parash’

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.