AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Skeda e pasurisë së deklaruar-Adem Lala-kryetar i Bashkisë së Hasit

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Adem Lala, kryetari i Bashkisë së Krumës në Has.

Kryebashkiaku Adem Lala deklaron si shtesë pronësie vetëm dy automjete në 10 vjet, ndërkohë që rezulton me diferenca negative në vitet 2011 dhe 2013.Pas dy mandatesh si kryetar i komunës Golaj, Adem Lala u zgjodh kryetar i bashkisë së Hasit në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015. Ai fitoi me 52.98% të votave si përfaqësues i Partisë Socialiste dhe Aleancës për Shqipërinë Europiane.

Adem Lala është ushatarak në profesion, pasi ka përfunduar shkollën e mesme “Skënderbej” dhe Akademinë Ushtarake në vitin 1989. Në vitet 2010-2013, ai ka kryer edhe studime part-time për Juridik.

Lala ka qenë pjesë e Forcave të Armatosura gjatë viteve 1989-2001. Ai drejtoi komunën e Golajt 2001-2003 dhe pas përfundimit të mandatit u angazhua në aktivitet privat. Ai u kandidua sërish në vitin 2007 nga koalicioni PS-LSI dhe mori në mandat të dytë në krye të komunës Golaj.

Gjatë viteve 2011-2013, Lala ka mbajtur postin e përgjegjësit të administratës në bashkinë e Krumës, ndërsa në vitet 2013-2015 ka qenë drejtor i degës rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Kukës. [Lexo CV-në e plotë]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve të bashkive të vendit në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga kryebashkiaku i Hasit nga viti 2007 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurise se kryetarit te bashkise se Hasit, Adem Lala per vitet 2007-2017.

Kryebashkiaku i Hasit zotëronte pasuri familjare me vlerë 2 milionë lekë në vitin 2007-kur deklaroi për herë të parë interesat e tij private pranë ILDKPKI. Ai deklaronte një apartament në Krumë të blerë për 2 milionë lekë si dhe 500m2 tokë në Kamëz, të blerë për 90 mijë lekë në vitin 1996.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e Z.Lala është 2.6 milionë lekë. Ai nuk deklaron ndryshime në pasurinë e paluajtshme, ndërkohë që ka shtuar dy automjete me vlerë rreth 536 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën 2007-2017 janë 10.9 milionë lekë. Rreth 67% burojnë nga paga e Z.Lala, ndërsa mbi 28% nga paga e bashkëshortes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 10 vite të deklarimit, nga të cilat dy deklarata rezultojnë me probleme.

Të dhënat e analizuara tregojnë se kryebashkiaku Lala nuk justifikon me burimet financiare të deklaruara shtesën e pasurisë për vitet 2011 dhe 2013. Në vitin 2011, ai rezulton me diferencë negative prej 25 mijë lekësh, pa llogaritur këtu shpenzimet e konsumit familjar.

Ndërsa në vitin 2013, kryebashkiaku i Hasit rezulton me diferencë negative prej 420 mijë lekësh. Ai rezulton të ketë blerë një automjet prej 3 mijë eurosh në vitin 2013, ndërkohë që nuk deklaron asnjë të ardhur të tij apo të bashkëshortes.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: Adem LalaAnalizëBIRNILDKPKIKamëzKontrolliKrumëkryetarLokaleLSIParaPartisë SocialistepasuriaPSraportreporterreporter.alSHshqipSkedaZgjedhjet
Tjetri
Parlamenti i Kosovës voton për gjykatën e re të krimeve të luftës

Ekspertët: Gjykata për krimet e serbëve e propozuar nga Kosova “joreale”

723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.