AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

A është lufta tregtare e Trump me Kinën një konflikt civilizimi?

Minxin PeingaMinxin Pei
7 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese Pixabay.

Komentet e kohëve të fundit nga një zyrtar i lartë i administratës Trump sugjerojnë se qasja aktuale e Shteteve të Bashkuara ndaj Kinës është keqkuptuar në mënyrë të rrezikshme. Rritja e Kinës nën një diktaturë njëpartiake duhet të përballet me një front të bashkuar në mbrojtje të rendit liberal, jo me biseda për përplasje midis qytetërimeve kaukaziane dhe jo kaukaziane.

Foto ilustruese Pixabay.

Në fund të muajit të kaluar në një forum sigurie në Uashington, Kiron Skinner, Drejtor i Planifikimit të Politikave për Departamentin Amerikan të Shtetit, e përshkroi konfliktin e sotëm amerikano-kinez si “një luftë me një qytetërim shumë ndryshe dhe një ideologji të ndryshme dhe Shtetet e Bashkuara nuk e kanë pasur ndonjëherë më parë këtë”. Si një masë paraprake, kjo përpjekje e dukshme për të përcaktuar konfrontimin e administratës Trump me Kinën nuk pati sukses.

Duke e përkufizuar luftën e ftohtë midis SHBA-së dhe Kinës si një përplasje qytetërimesh, Skinner – posti i të cilit dikr mbahej nga njerëz si George Kennan, Paul Nitze, Richard N. Haass dhe Anne-Marie Slaughter – nuk po tregohej as origjinal dhe as i saktë. Shkencëtari politik Samuel P. Huntington e zhvilloi konceptin më shumë se një çerek shekulli më parë dhe vetë Partia Komuniste e Kinës vetë është një njësi e falimentuar ideologjikisht.

Më keq akoma, vërejtjet e plota të Skinner u përcollën me tone racore. Ndryshe nga konkurrenca e Amerikës me Bashkimin Sovjetik, të cilën ajo e përshkroi si “një luftë brenda familjes perëndimore”, rivaliteti me Kinën, mesa duket, përfaqëson “herën e parë që ne do të kemi një konkurrent të fuqishëm që nuk është kaukazian”. Pa llogaritur që SHBA-ja luftoi me Japoninë në Luftën e Dytë Botërore.

Të gjithë shpresojnë që deklarata e Skinner për një përplasje mes qytetërimeve kaukaziane dhe jo-kaukaziane të ketë qenë thjesht një rrëshqitje gjuhe. Ata që do t’i besonin qëllimisht ide të tilla duhet të dinë se aya mund të çojnë jo vetëm në mposhtjen ekonomike apo ushtarake të njërës palë, por në shkatërrimin e një shoqërie të tërë. Mënyra se si politik bërësit e kategorizojnë konfliktin SHBA-Kinë do të ketë implikime të gjera dhe SHBA-ja duhet të demonstrojë se politikat e saj janë të motivuara nga një qëllim moral i lartë, nëse dëshiron të fitojë mbështetje më të gjerë ndërkombëtare.

Shumica e komentatorëve e shohin konfliktin SHBA-Kinë si një luftë midis një fuqie në pushtet dhe sfiduesit më të saj të besueshëm. Të dy vendet duket se po bien në të ashtuquajturin “Kurthi i Thukidit”, një profeci vetë-përmbushëse në të cilën frika e një hegjemoni se mos zëvendësohej e shtyn atë të veprojë në mënyrë të tillë që të precipitojë një luftë për dominim global.

Dhe megjithatë, edhe nëse konflikti i ditëve të sotme po nxitet nga një dëshirë për pushtet, SHBA-ja nuk duhet ta ketë vëmendjen vetëm te kjo gjë. Duke pasur parasysh kërcënimin e kolapsit të civilizimit të paraqitur nga ndryshimet klimatike, përqendrimi i administratës Trump vetëm tek interesat e Shteteve të Bashkuara pjesës tjetër të botës i duket egoist dhe i papërgjegjshëm.

Fakti është se pjesa më e madhe e botës – duke përfshirë një pjesë të konsiderueshme të amerikanëve – nuk ka interes të përfshihet në një tjetër luftë të ftohtë vetëm për të ruajtur hegjemoninë amerikane. Nëse qeveria amerikane dëshiron të fitojë mbështetjen ndërkombëtare për të kundërshtuar pushtetin dhe ndikimin kinez, ajo duhet të bëjë diçka më bindëse.

Kjo nuk duhet të jetë aq e vështirë, pasi rritja e Kinës nën një diktaturë njëpartiake kërcënon jo vetëm hegjemoninë amerikane, por edhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Në vend që ta formësojë konfliktin si një luftë racore, atëherë, SHBA-ja duhet të përqendrohet në kërcënimin kinez ndaj institucioneve globale, që është gjithashtu një kërcënim për rritjen dhe stabilitetin e shumë vendeve të tjera.

Pavarësisht të metave të tij, rendi ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ofron përfitime shumë më të mira për vendet e tjera sesa çdo sistem alternativ që mund të përfytyrohet. Në fakt, gjatë Luftës së Ftohtë me Bashkimin Sovjetik, SHBA-ja gëzonte përkrahje të gjerë ndërkombëtare pikërisht për shkak se ajo po përpiqej të mbronte pikërisht atë rend. Dhe që nga përfundimi i atij konflikti, shumica e botës e ka mirëpritur apo pranuar hegjemoninë amerikane, në kuptimin e heshtur se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin kuadrin liberal.

Për fat të keq, kjo gjë nuk ekziston më. Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka mbrojtur në mënyrë të pandërprerë një axhendë politike të jashtme “Amerika e para”, duke larguar aleatët tradicionalë dhe duke alarmuar pjesën tjetër të botës për hir të objektivave të ngushta politike. Nuk është ekzagjerim të thuhet se politikat e gabuara të Trump përbëjnë po aq sa edhe Kina një kërcënim të madh për rendin liberal.

Administrata e Trump mund të vazhdojë të besojë se pushteti i SHBA-së më vete është i mjaftueshëm për të mundur Kinën. Por dalja më vete do të jetë e kushtueshme dhe shanset për sukses do të ishin shumë më të larta nëse SHBA-ja do të mbështetej tek miqtë dhe aleatët e saj.

Dështimi më i fundit për të arritur një marrëveshje tregtare tregon se lufta e ftohtë SHBA-Kinë po përshkallëzohet në fazën tjetër. Herët ose vonë, administrata Trump do të kuptojë se në të vërtetë ajo ka nevojë për mbështetjen e aleatëve të saj për të mbizotëruar ndaj kinezëve. Kur të vijë ajo ditë, do të ishte mirë që ajo të hiqte dorë nga fjalimet për një konfliktet civilizimi dhe rivalitet racor  dhe, në vend të kësaj, të ofrojë një çështje moralisht më të justifikueshme për t’u përballur me Kinën. Shtetet e Bashkuara janë mbrojtësi tradicional i rendit liberal. Ato duhet të fillojnë të veprojnë tashmë si një i tillë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Is Trump’s Trade War with China a Civilizational Conflict?

Etiketa: Administrataadministrata TrumpAmerikaDonald TrumpKinakonfliktLuftalufta tregtaremarrëveshjeMASmbështetjembrojtjeNdryshimet klimatikeParaPartiaProject SyndicateQeveriarivalitetSHBAShtetet e BashkuaraTrump
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar- Ndrec Dedaj-kryetar i Bashkisë Mirditë

Skeda e pasurisë së deklaruar- Ndrec Dedaj-kryetar i Bashkisë Mirditë

723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.