AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Skeda e pasurisë së deklaruar-Durim Rroshi-kryetar i Bashkisë Memaliaj

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Bashkise Memaliaj, Durim Rroshi.

Pasuria e kryebashkiakut aktual të Memaliajt, Durim Rroshi është shtuar me 23 herë nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017, ndërkohë që deklaratave të tij i mungon burimi dhe çmimi fillestar i blerjes së një apartamenti.Durim Rroshi u rikthye si kryetar i Bashkisë së Memaliajt në vitin 2015, pas mandatit të parë të ushtruar në vitet 2003-2007. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste dhe i Aleancës për Shqipërinë Europiane fitoi kundrejt pesë kandidatëve në garë me 37.24% të votave.

Durim Rroshi ka lindur në korrik 1971 në Progonat të Tepelës. Studimet e larta i ka kryer për Ekonomi Agrare në Universitetin e Kamzës në vitet 1989-1993 dhe pas përfundimit të tyre është kthyer në vendlindje.

Rroshi ka punuar në nivele të ndryshme të administratës si ekonomist dhe menaxher në Memaliaj dhe Tepelenë. Në vitin 2003, ai u kandidua nga Partia Socialiste për kryetar të Bashkisë së Memaliajt dhe e ushtroi mandatin deri në vitin 2007. Ai u rizgjodh sërish në vitin 2015, ndërkohë që për zgjedhjet e 30 qershorit, Partia Socialiste ka vendosur të kandidojë Gjolekë Gucin.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve aktualë të bashkive të vendit,  në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga kryetari i Bashkisë së Memaliajt nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurise se kryetarit aktual te Bashkise Memaliaj, Durim Rroshi.

Kryetari i Bashkisë së Memaliajt zotëronte vetëm një makinë të blerë për 400 mijë lekë në vitin 2003, kur deklaroi për herë të parë interesat e tij private pranë ILDKPKI-së.

Në fund të vitit 2017, pasuria e tij familjare llogaritet në 9.2 milionë lekë ose 23 herë më e lartë krahasuar me vitin fillestar. Pasuritë e patundshme përbëjnë zërin kryesor me 5.4 milionë lekë, të ndjekura nga likujditetet bankare në vlerën e 3.4 milionë lekëve. Z.Rroshi deklaron gjithashtu të njëjtin automjet që ka pasur edhe më parë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese llogariten në 6.7 milionë lekë. Të ardhurat nga funksioni i kryebashkiakut zënë 65% të buxhetit familjar, ndërkohë që të ardhurat e bashkëshortes si mjeke janë rreth 34%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 6 vite të deklarimit, njëra prej të cilave rezulton me probleme.

Z.Rroshi ka qenë subjekt i deklarimit të pasurisë në vitet 2003-2006 dhe është rikthyer pas një periudhe të gjatë në vitin 2015. Në deklaratën Para Fillimit të Detyrës në vitin 2015, subjekti deklaron pronësinë mbi një apartament banimi si dhe dy llogari bankare në emër të fëmijëve; pa deklaruar burimin e krijimit të këtyre pasurive me vlerë totale prej 7.2 milionë lekësh.

Sa i përket apartamentit, subjekti nuk ka deklaruar çmimin e blerjes, por rivlerësimin e pronës në vlerën 5.4 milionë lekë, çka e bën të pamundur llogaritjen e saktë të shtesës së pasurisë mes dy periudhave deklaruese.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëBIRNekonomiILDKPKIKontrollikryetarLokaleParaPartiaPartia SocialistePartisë Socialistepasuriaraportreporterreporter.alSHshqipSkedaZgjedhjet
Tjetri
Petrit Fusha dha dorëheqjen 1 ditë pasi iu kalua “barra e provës”

KPK dërgon në prokurori Petrit Fushën

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.