AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Shtetet e Ballkanit me sytë nga zgjedhjet në BE për shpresën e zgjerimit

James Ker-LindsayngaJames Ker-Lindsay
7 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Në Fokus, Opinion, Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ndërtesa e Bashkimit Europian në Bruksel. Foto ilustruese: Pixabay.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor që duan të anëtarësohen në BE kërkojnë të shohin politika të qarta për të ardhmen, por duket se duhet të presin.

Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë duke pozuar për foto, përpara fillimit të samitit të procesit të Brdo Brijunit me presidentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Foto: LSA

Këtë javë, votues nga Bashkimi Europian do të shkojnë në kutitë e votimit për zgjedhjet e Parlamentit Europian. Për vëzhguesit nga Ballkani Perëndimor, ka interes se çfarë do të thonë rezultatet për politikat e ardhshme në rajon – veçanërisht në çështjen kryesore të zgjerimit të BE.

Në të vërtetë, votimet mund të mos japin shumë të dhëna pasi thjesht do të fillojnë një sër ndryshimesh të tjera në BE gjatë muajve që kemi përpara.

Nuk ka dyshim se zgjedhjet po ndodhin në sfond të një pasigurie joparalele dhe ekzistencialiste të Bashkimit Europian.

Ndërsa zgjedhjet e shkuara të 2014 u mbajtën pas një krize financiare, pesë vitet e fundit kanë parë një seri tronditjesh të tjera.

Qe kriza e emigrantëve e vitit 2015. Pastaj patëm referendumin e Brexit, në vitin 2016. Që atëherë, ka pasur shqetësime rreth rritjes së partive populiste dhe të ekstremit të djathtë në të gjithë Europën. Zgjedhjet kanë marrë shumë vëmendje për të gjitha këto arsye.

Aktualisht, është e vështirë të thuhet se cili do të jetë rezultati.

Partia Popullore Europiane e qendrës së djathtë (PPE) duket në kurs për të fituar më shumë vende në parlamentin prej 751 anëtarësh. Parashikimet nga Politico sugjerojnë se mund të marrë rreth 170 apo më shumë vende nga partitë anëtare në të gjithë Bashkimin Europian.

E pason Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (S&D), e cila duket se do të marrë rreth 150 vende. Në vendin e tretë është Aleanca Qendrore e Liberalëve dhe Demokratëve për Europën, e cila përfshin En Marche të Presidentit francez Emmanuel Macron.

Pas tre të mëdhenjve, ekzistojnë një sër grupimesh të tjera që ka gjasa të përfaqësohen në parlamentin e ardhshëm.

Këto variojnë nga populistët e ekstremit të djathtë të Aleancës Europiane të Popujve dhe Kombeve, tek konservatorët dhe reformatorët e krahut të djathtë europian deri te të Gjelbrit dhe te Të Majtët e Bashkuar të të Gjelbërve të Veriut. Secili prej tyre duket i vendosur të sigurojë rreth 40-70 vende.

Së fundmi, do të ketë një grup prej 50 ose më shumë të pavarurish dhe anëtarësh të partive të tjera të reja.

Ndërsa rezultatet e zgjedhjeve të Parlamentit Europian do të ndiqen me vëmendje për të parë se çfarë na tregojnë për qëndrimet mbizotëruese politike në Bashkimin Europian, ato nuk do të ofrojnë ndonjë qartësi reale lidhur me atë që mund të presim në Ballkanin Perëndimor.

Në përgjithësi, nuk ka gjasa që të shohim përkeqësim të klimës lidhur me rajonin. Të tre partitë kryesore janë të qarta në mbështetjen e zgjerimit të mëtejshëm në Ballkanin Perëndimor. Po kështu edhe të gjelbrit. Ka mundësi të krijohet një bllok prej rreth 450 anëtarësh pro-zgjerimit.

Megjithatë, rezultatet nuk mund të shiheni si pa pasoja. Efekti i tyre pritet të ndihet më tepër në nivel kombëtar, sesa brenda Parlamentit.

Nëse partitë populiste dhe euroskeptike dalin mirë, kjo mund të bëjë që shtete të caktuara anëtare të bëhen pak më të shtrënguara. Kjo është e rëndësishme sepse ato flasin fjalën e parë dhe të fundit për çështjet e zgjerimit.

Në këtë kontekst, vendi kyç nga duhet të kemi sytë do të jetë Franca, e cila po shfaqet si shteti anëtar më armiqësor ndaj zgjerimit dhe mund të bllokojë hapjen e bisedimeve të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në takimin e ardhshëm të Këshillit të Europës në qershor.

Në një kuptim më të gjerë, rezultatet e zgjedhjeve do të jenë të rëndësishme pasi do të përcaktojnë se çfarë ndodh më pas brenda BE-së.

Me sytë nga Komisioni Europian

Parlamenti Europian. Foto: Wikimedia.

Sapo të dalin rezultatet, do të fillojë procesi i përzgjedhjes së Komisionit Europian të ardhshëm.

Jean-Claude Juncker do të largohet dhe gara për ta zëvendësuar atë ka filluar tashmë.

Dy kandidatët më të mundshëm për ta pasuar janë Manfred Weber, një politikan gjerman që përfaqëson EPP dhe Frans Timmermans, një politikan holandez i cili është kandidati i zgjedhur nga S&D.

Deri më tani, asnjëri nuk ka folur shumë për qëndrimin që ka ndaj zgjerimit.

Sigurisht, nuk kemi parë ndonjë deklaratë për të kundërshtuar komentin famëkeq, por të saktë të Juncker, në vitin 2014 kur tha se nuk shihte asnjë perspektivë të zgjerimit gjatë mandatit të tij pesë-vjeçar.

Ndërsa Weber dhe Timmermans janë dy zgjedhjet më të mundshme nën të ashtuquajturin proces spitzenkandidaten, (të kandidatëve kryesorë) mbi të cilin Parlamenti Europian kërkon të ushtrojë kontroll, vendimi përfundimtar është në duart e shteteve anëtare.

Ato akoma mund të vendosin të zgjedhin një figurë tjetër, veprim ky që do ta hapte situatën.

Pasi të jetë zgjedhur kryetari i Komisionit, fillon puna për emërimin e Komisionerëve. Kjo do të jetë pika që duhet parë me më shumë vëmendje.

Emërimi i parë për t’u pasur parasysh është pasardhësi i Federica Mogherini si Përfaqësuese e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe nënkryetare e Komisionit Europian.

Siç sugjeron titulli, ky post ka kontrollin e përgjithshëm të politikës së jashtme të BE-së, përfshirë zgjerimin. Në këtë fazë ka pak ide të qarta se kush mund ta zëvendësojë atë. Loja është e hapur.

Megjithëse Përfaqësuesi i Lartë përpiqet të trajtojë çështjet kryesore të politikës së jashtme dhe jo ato të përditshme, ia vlen të shihet me kujdes se kush do të përzgjidhet pasi është një rol që mbikëqyr edhe menaxhimin e konflikteve.

Në kontekstin e Ballkanit Perëndimor, kjo është më së shumti e përqendruar në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë.

Si Mogherini dhe paraardhësja e saj, Catherine Ashton, ishin të përfshira ngushtë në bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës. Kohët e fundit, Mogherini ka qenë e angazhuar ngushtë me këto bisedime dhe ka nxitur një sër polemikash pasi ajo la të kuptohej se ishte e hapur për një ndryshim të mundshëm kufijsh midis dy vendeve.

Pyetja është nëse personi që do ta pasojë atë do të jetë i angazhuar dhe çfarë qasje do të ketë.

Megjithatë, roli kyç për rajonin do të jetë Komisioneri për Zgjerimin.

Edhe pse formalisht nën autoritetin e Komisionerit të Lartë, Komisioneri drejton një drejtori të specializuar për Politikat Europiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit.

Me Juncker, ky rol është mbajtur nga Johannes Hahn, një austriak. Ndërsa është teknikisht e mundur që ai të riemërohet, kjo duket shumë e vështirë. Që nga krijimi i postit, në vitin 1999, askush nuk ka shërbyer dy mandate.

Prandaj ka gjasa që të shohim një fytyrë të re. Përsëri, në këtë fazë, gjithçka mbetet e hapur. Secili shtet anëtar emëron një individ në Komision. Pastaj i takon Presidentit të Komisionit të vendosë se çfarë portofoli do të mbajnë ai/ajo. Kjo lë hapësirë ​​të madhe për variacion.

Ajo që mbase do të ishte interesante për t’u vëzhguar lidhet me faktin nëse i caktuari do të vijë nga një shtet pro-zgjerimit apo nga një shtet skeptik i zgjerimit. (Nuk ka të ngjarë të jetë një i emëruar francez pasi Parisi do të kërkojë një pozicion më të lartë në Komision.)

Gjithashtu, stili personal i Komisionerit të përzgjedhur do të ndikojë shumë. Me kaq shumë pasiguri në BE, personi ideal do të jetë dikush që ka ndikim politik në Bruksel, por gjithashtu dikush që mund të dërgojë me besueshmëri mesazhet bindëse që rajoni duhet të plotësojë në aspektin e reformës.

Pra, ndërsa zgjedhjet e kësaj fundjavë do të jenë interesante dhe domethënëse, ato vetëm sa do të na japin një tregues të drejtimit të mundshëm që mund të marrë Bashkimi Europian.

Në realitet, deri para fillimit të vjeshtës nuk do ta kemi të qartë qasjen e BE ndaj Ballkanit Perëndimor dhe çështjen e zgjerimit për vitet në vijim.

 

Mendimet e shprehura janë të autorit dhe jo domosdoshmërisht përkojnë me ato të BIRN.

Etiketa: AMPBallkaniBashkimi EuropianBEBIRNbisedimeBrexitBrukselEmmanuel MacronFrancakandidatëtKomisionkomisionerKomisioneriKomisioni EuropianKosovëKrizakrizekrize financiareMacronndikimndikim politikParaParlamenti EuropianPartiapasiguripasojapopulistpresidentPunaPunërajonrajoniSHshqipVendimiVëzhguesitVotuesZgjedhjet
Tjetri

Anëtari i ri i KLP-së, nën hetim për ‘zhdukje të fashikujve hetimorë’

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.