AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Opozita kritikon valën e kontratave “sekrete” të qeverisë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sekret. Foto Ilustruese

Dy drejtues të opozitës reaguan pas një investigimi të BIRN për shtimin me hapa galopantë të numrit të kontratave të prokurimit publik të klasifikuara si “sekrete” duke e konsideruar fenomenin si “vjedhje dhe korrupsion”.

Sekret. Foto Ilustruese

Grida Duma nga Partia Demokratike dhe Petrit Vasili nga LSI kritikuan qeverinë për rastet e shtuara të prokurimeve të klasifikuara si sekret shtetëror dhe për mungesën e transparencës të kontratave të tjera pasi një investigim i BIRN zbuloi një rritje galopante të rasteve të prokurimeve publike me kontrata të klasifikuara si sekret shtetëror.

” Në ditët e fundit të saj, qeverisja e Edi Ramës mund të përkufizohet me fare pak fjalë: Ajo është qeveria më e korruptuar e tre dekadave të fundit në Shqipëri,” deklaroi Duma në një konferencë për shtyp.

“Gjatë drejtimit të vendit nga Edi Rama jo vetëm që 1 në 3 tendera është dhënë pa garë, jo vetëm kontratat koncesionare prej miliona eurosh mbahen të fshehta, por edhe tenderat e Edi Ramës për miqtë dhe klientët e tij janë sekret shtetëror”, vijoi më tej Duma.

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili komentoi në Facebook të hënën atë që e quajti “thellim të frikshëm të skandaleve të qeverisë”.

“Kryeministri është përgjegjës direkt për kontratat sekrete të qeverisë, si vjedhje skandaloze!!!”, deklaroi Vasili.

BIRN zbuloi të hënën se shteti shqiptar ka klasifikuar 236 kontrata prokurimesh publike si sekret shtetëror dhe numri i rasteve është shumëfishuar gjatë viteve të fundit duke shënuar rekord më 2018. [Kliko këtu për të lexuar investigimin] Sasia e parave publike të shpenzuara përmes këtyre kontratave është e panjohur, por disa raste të ditura, si një kontratë me vlerë 1.5 milionë euro me kompaninë Alsig, sugjerojnë se shpenzimet sekrete janë në rendin e disa dhjetëramiliona eurove.

Krahas këtyre kontratave të shpallura sekret, investigimi bëri të ditur se Autoriteti Rrugor Shqiptar refuzoi të bëjë publike kontratat e disa veprave rrugore të reja dhe të vjetra me vlerë dhjetëramilionë euro, me argumentin se kontratat mbartin klauzola konfidencialiteti. ARRSH, një institucion i mbërthyer nga skandali i Unazës së Re në Tiranë, refuzoi edhe një urdhër nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit, i cili kërkoi publikimin e kontratave.

Qeveria shqiptare është kritikuar edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për mungesë transparence, veçanërisht sa i përket kontratave të koncesioneve, si ajo e Rrugës së Arbrit apo e Rrugës së Kombit, të cilat mbartin anekse të fshehta, të cilat e bëjnë të pamundur të kuptohet nga publiku se çfarë kostosh dhe çfarë përfitimesh pritet të ketë nga zbatimi i këtyre kontratave.

Etiketa: ARRSHAutoriteti Rrugor ShqiptarBIRNEdi RamEdi RamaEuroFacebookGrida DumaInvestigimKomisioneriKontratat sekreteKorrupsionLSIOpozitaPartiaPartia DemokratikePetrit VasiliQeveriaQeveria shqiptareRamasekretSHshqipShqipërishqiptareTenderavjedhje
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar-Artur Bushi-kryetar i Bashkisë së Krujës

Skeda e pasurisë së deklaruar-Artur Bushi-kryetar i Bashkisë së Krujës

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.