AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Skeda e pasurisë së deklaruar –Klement Ndoni-kryetar i Bashkisë së Këlcyrës

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Bashkise Kelcyre, Klement Ndoni. Foto nga: Facebook.

Kryebashkiaku i Këlcyrës, Klement Ndoni deklaron pasuri me vlerë 6.5 milionë lekë në fund të vitit 2017, ndërkohë që dështon të kalojë testin e kontrollit aritmetik-logjik për vitet 2014 dhe 2016.Klement Ndoni u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Këlcyrës në zgjedhjet e vitit 2011 dhe mori një mandat të dytë në 2015-ën, si përfaqësues i Partisë Socialiste dhe i Aleancës për Shqipërinë Europiane. Ai fitoi me 50.42% të votave në garën lokale të vitit 2015.

Klement Ndoni ka mbaruar studimet për Administrim Biznesi dhe zotëron një Master të nivelit të dytë për Ekonomi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm. Ai është anëtarësuar në Partinë Socialiste në vitin 1994 dhe prej asaj kohe ka qenë anëtar i Asamblesë së Këlcyrës, së Përmetit dhe anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Nga viti 2000 deri në vitin 2011, Ndoni është angazuar në biznes privat. Pas dy mandatesh në krye të Bashkisë së Këlcyrës, ai garon për një mandat të tretë në zgjedhjet e pritshme të 30 qershorit. [Lexo CV-në e plotë]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve aktualë të bashkive të vendit,  në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga kryetari i Bashkisë së Këlcyrës nga viti 2011 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurise se deklaruar nga kryetari i Bashkise se Kelcyres, Klement Ndoni per vitet 2011-2017.

Kryebashkiaku Ndoni deklaronte asete me vlerë 770 mijë lekë në vitin 2011, kur deklaroi për herë të parë interesat e tij private në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI. Referuar deklaratës së tij Para Fillimit të Detyrës, ai zotëronte një apartament banimi 40 m2 në Këlcyrë dhe tre automjete.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e kryebashkiakut të Këlcyrës është rreth 6.5 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 8 herësh nga viti fillestar i deklarimit. Zëri kryesor i pasurisë përbëhet nga likujditetet bankare në vlerën e 5.9 milionë lekëve, ndërkohë që ai zotëron edhe automjete me vlerë 670 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 14.6 milionë lekë. Të ardhurat e siguruara nga bashkëshortja si drejtuese e një banke të nivelit të dytë zënë 55% të totalit, ndërsa paga nga funksioni e Z.Ndoni rreth 43%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 7 vite të deklarimit, nga të cilat 5 deklarata rezultojnë pa probleme dhe dy prej tyre me diferenca negative mes të ardhurave dhe aseteve.

Nga kontrolli aritmetik-logjik rezultoi se Z. Ndoni nuk justifikon me burimet e deklaruara shtesën e pasurisë për vitet 2014 dhe 2016; respektivisht në vlerat e 3.3 milionë dhe 3.1 milionë lekëve.

Për vitin 2014, subjekti ka deklaruar një depozitë bankare prej 3.2 milionë lekësh në emër të bashkëshortes, me burim të deklaruar kursimet në vite të dy bashkëshortëve, ndonëse në vitet e mëparshme asnjëri prej tyre nuk kanë deklaruar kursime pranë ILDKPKI.

Gjithashtu nga analiza cilësore e deklaratave rezultoi si “flamur i kuq” tërheqja në vitin 2015 i 4 milionë lekëve nga banka, pa sqaruar destinacionin e kësaj shume nëse është shpenzuar, investuar apo ka shërbyer si burim për likujditetet bankare të deklaruara në vitin 2016.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëBIRNekonomiflamur i kuqILDKPKIKëlcyrëKontrollikryetarLokalemasterParaPartisë SocialistepasuriaPSraportreporterreporter.alSHshqipSkedaZgjedhjetzhvillim
Tjetri
Vetingu zbulon dënimin në Itali të anëtarit të Gjykatës së Lartë

Gjykata dënon me 9 muaj burg ish-gjyqtarin Admir Thanza

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.