AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar –Enkeledi Hajro –kryetare e Gjykatës së Tiranës

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Në Fokus, Skeda
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Kryetarja e Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Kryetarja e Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro do të përballet të mërkurën me 5 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut për të përbëhet nga Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari dhe Roland Ilia.

Enkeledi Hajro ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 1997 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2000. Ajo e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtare e Gjykatës së Shkodrës, ndërsa në vitin 2003 ka kaluar si këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë.

Në vitet 2006-2008, Hajro ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa në vitet 2008-2011 ka punuar si avokate shteti për çështjet e Shqipërisë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Para se të rikthehej në sistemin gjyqësor, Enkeledi Hajro ka mbajtur postin e Drejtorit të Kabinetit për ministrin e Drejtësisë (2011-2012) dhe ministrin e Brendshëm (2012-2013).

Në vitin 2016, Hajro u zgjodh kryetare e Gjykatës së Tiranës nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Enkeledi Hajro nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurise se deklaruar nga kryetarja e Gjykates se Tiranes, Enkeledi Hajro per vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se gjyqtarja Enkeledi Hajro deklaronte pasuri me vlerë 3.9 milionë lekë në vitin 2003; kur deklaroi per herë të parë interesat e saj private në ILDKPKI. Asokohe ajo deklaronte një apartament në Shkodër në bashkëpronësi me nënën, e përfituar falas nga shteti si e persekutuar, por e vlerësuar në 1.4 milionë lekë si dhe një njësi tregtare me vlerë 2.5 milionë lekë.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e kryetares së gjykatës së Tiranës është rritur me 4 herë dhe kap vlerën e 18 milionë lekëve. Pasuritë e patundshme përbëjnë pjesën kryesore me vlerë 13.8 milionë lekë. Përveç pronave të deklaruara në vitin fillestar, Hajro është bashkëpronare e një apartamenti në Tiranë të blerë për 82 mijë euro.

Ajo deklaron gjithashtu automjete me vlerë rreth 4 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese llogariten në 34 milionë lekë. Gjysma e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni të Znj. Hajro, ndërsa të ardhurat e bashkëshortit llogariten në rreth 25%. Subjekti deklaron gjithashtu xhiron vjetore të lokalit ku bashkëshorti ka qenë ortak në masën 20% të totalit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, nga të cilat dy prej tyre rezultojnë me diferenca negative.

Nga kontrolli aritmetik-logjik rezultoi se subjekti nuk justifikon me burimet e deklaruara shtesën e pasurisë prej rreth 499 mijë lekësh në vitin 2007 dhe 525 mijë lekësh në vitin 2010. Në këtë analizë nuk janë llogaritur shpenzimet për konsum familjar sipas INSTAT.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë u identifikua si “flamur i kuq” deklarimi në vitin 2010 i shitjes së një automjeti Benz 190 në vlerën e 350 mijë lekëve. Ky automjet nuk rezulton i deklaruar në ILDKPKI në asnjë prej deklaratave të mëparshme.

Gjithashtu në vitin 2006, kryetarja e Gjykatës së Tiranës deklaron xhiron vjetore të një lokali ku bashkëshorti i saj ka qenë bashkëortak në vlerën e 7 milionë lekëve, ndërkohë që ligji i  detyron subjektet të deklarojnë fitimin neto.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata Para Fillimit te Detyres 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: 1997AnalizëavokateBashkëshortiBIRNEuroflamur i kuqGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarGjyqtareILDKPKIINSTATKontrolliMASOlsi KomiciParapasuriaprokurorraportreporterreporter.alRoland IliaSHShkodërshqipSkedaTiranëValbonaValbona Sanxhaktari
Tjetri
Kryeministri Haradinaj kritikohet për emërimin Selimit si këshilltarin e tij

Haradinaj shkarkon këshilltarin e dënuar për krime lufte

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.