AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata e Apelit lë në fuqi lirinë për Ervis Martinajn

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Forca policie të cilat rrethuan spitalin Amerikan 2, ku ishte i shtruar për kurim Ervis Martinaj, | Foto nga : LSA

Gjykata e Apelit të Tiranës rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për rikthimin e Ervis Martinajt në qeli dhe e quajti të drejtë vendimin për lirimin e tij në këmbim të garancisë pasurore prej 5 milionë lekësh.

Forca policie të cilat rrethuan spitalin Amerikan 2, ku ishte i shtruar për kurim Ervis Martinaj, | Foto nga : LSA

Ervis Martinaj do të vazhdojë të qëndrojë në liri, pasi Gjykata e Apelit të Tiranës vendosi të rrëzojë kërkesën e Prokurorisë të mërkurën dhe të lërë në fuqi masën e garancisë pasurore prej 5 milionë lekësh.

Seanca e vlerësimit të sigurisë nisi në orën 10:00 në Gjykatën e Apelit të Tiranës, me trupë gjyqësore të përbërë nga relatorja Flutura Skënderi dhe anëtarë Gramoz Levanaj dhe Artur Gaxha.

Prokurori i Apelit, Dritan Peka kërkoi rikthimin në qeli të Martinajt; i cili po procedohet për bashkëpunim në vrasje të mbetur në tentativë për ngjarjen e ndodhur më 4 tetor 2018 në lokalin “Monopol” në zonën e ish-Bllokut. Prokuroria ka ngritur gjithashtu ndaj tij akuzat për falsifikim të dokumenteve, organizim të lotarive të palejuara dhe pastrim parash.

Por trupa gjyqësore e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e gjyqtarit Artan Gjermeni, i cili vendosi në fillim të majit lirimin e Martinajt kundrejt një garancie pasurore prej 5 milionë lekësh.

Prokuroria e Tiranës e ka cilësuar vendimit e lirimit të Martinajt të pabazuar në ligj si dhe në shmangie të rrezikshmërisë shumë të lartë të veprës penale dhe personit  të dyshuar. Në apelimin e vendimit, të siguruar më parë nga BIRN, tre prokurorët e çështjes në shkallë të parë pretenduan se gjykata e hetimeve paraprake nuk ka asnjë tagër dhe mundësi ligjore të të shqyrtojë themelin e çështjes penale, ndërkohë që kjo e fundit ishte në hetim.

Ervis Martinaj akuzohet nga Prokuroria e Tiranës si organizator i konfliktit të armatosur të 4 tetorit 2018 në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë miku i tij Fabjan Gaxha dhe u plagos Eljon Hato.  Ai është në procedim nga Prokuroria për veprat penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë, “fshehje e të ardhurave”, “organizimi i lotarive të palejuara”, “vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “falsifikim i dokumenteve”.

Para përplasjes së armatosur në lokalin “Monopol” në ish-Bllok, emri i Ervis Martinajt është lakuar për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale në Tiranë. Ai është hetuar dhe dënuar tre herë për organizim lotarish të palejuara si dhe u procedua për vrasjen e Enton Nikës në vitin 2015 në Linzë – ngjarje për të cilën Gjykata e Apelit të Tiranës e çliroi nga akuzat.

Etiketa: Artan GjermeniArtur GaxhaBIRNDritan PekaEmriErvis MartinajFlutura SkënderiGjykataGjykata e ApelitGjykatëGjyqGramoz LevanajHetimish-bllokLigjMASMonopolParaPastrim parashprocedimprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria e TiranësSeancaSHTiranëvrasje
Tjetri
Freedom House: Vuçiç “ndjek shembullin e Orbanit” për kontrollin e mediave

Freedom House: Vuçiç “ndjek shembullin e Orbanit” për kontrollin e mediave

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.